29 Prill 2026, 15:48
Nga E. D

SARANDË- Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj nisjes së aksioneve të prishjeve nga IKMT ne Ksamil pikërisht në nisje të sezonit turistik, duke i cilësuar ato si një “antireklamë” për Shqipërinë dhe një dëm të qëllimshëm për imazhin e vendit.
Ajo thekson se ndërtimet pa leje nuk krijohen brenda ditës, por gjatë muajve të dimrit, kur institucionet përgjegjëse duhet të monitorojnë territorin dhe të ndërhyjnë në kohë. Sipas Zhupës, ndërhyrjet shpesh pa paralajmërim, janë edhe të jashtëligjshme dhe të ekzagjeruara dhe në prani të turistëve. Këto krijojnë kaos dhe përforcojnë një nga shqetësimet kryesore të operatorëve turistikë në vend, kaosin e shkaktuar nga vetë shteti.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Turizëm me fadroma, terror pa letra. Nisja e sezonit turistik me fadroma është antireklama më e keqe që mund t’i bëhet Shqipërisë dhe një shkatërrim i qëllimshëm i imazhit tonë turistik.
Ksamili gjithmonë bëhet objekt i këtyre prishjeve, shpeshherë i prishjeve arbitrare, pa njoftime të rregullta dhe pa ligj. Ky objekt, në video është në proces legalizimi; asnjë shkresë paralajmëruese apo informuese nuk ka shkuar në drejtim të pronarit. Bëhet terror pa letra biznesit, i shkatërrohet gjithë investimi. Kjo pamje ngjan si skenë krimi dhe terrorizon këdo që mund të gjendet aty ose që e shikon nga rrjetet sociale.
Por edhe nëse ndërtimet janë pa leje, ato nuk mbijnë brenda ditës. Ato ngrihen gjatë muajve të dimrit, kur territori duhet të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga IKMT dhe bashkitë përkatëse. Reagimi në kohë është detyrim, jo zgjedhje.
Është kthyer në një praktikë të gabuar dhe të dëmshme që, sapo nis sezoni apo, akoma më keq, në kulmin e tij, të fillojnë aksionet e prishjeve, me turistë përreth, duke krijuar kaos, zhurmë dhe një imazh negativ për vendin. Kjo ka qenë një nga ankesat kryesore të operatorëve turistikë në të gjithë Shqipërinë.
Turizmi nuk mund të zhvillohet me aksione spontane dhe të vonuara. Ai kërkon planifikim, përgjegjësi dhe respekt për sezonin dhe për çdo vizitor që zgjedh vendin tonë. Nuk mund të ndërtojmë një industri të qëndrueshme duke e sabotuar vetë çdo verë./Dosja.al
ina zhupa
Politike
29 Prill 2026, 15:32
E. D
KOSOVË- Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shko...
Politike
29 Prill 2026, 14:54
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vend...
Politike
29 Prill 2026, 14:52
D.S
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. Vendimi është marrë nga K...
Politike
29 Prill 2026, 14:16
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta i është drejtuar sërish GJKKO-së për zëvendësimin e...
Politike
29 Prill 2026, 13:17
D.S
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani ka pak më shumë se një muaj kohë për t’i përgatitur dhe zhvilluar ...
Politike
29 Prill 2026, 12:40
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të krijohet një shoqërie e re që do të operojë në kanti...
Politike
29 Prill 2026, 12:30
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja Ficantieri-KAYO është ëndërr për Shqipërin&eum...
Politike
29 Prill 2026, 11:38
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar 15 kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po zhvil...
Politike
29 Prill 2026, 11:23
I.A
Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU 2026, një nga ngjarjet më të r&e...
Politike
29 Prill 2026, 11:01
D.S
Vjosa Osmani
KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit dhe Kosova mbeti s&eu...