LIVE UPDATES
Politike

Kulla e ish-ministres dhe dajës së saj ngrihet në mes të pallateve dhe shkollës në Tiranë, banorët letër Ramës: Shfuqizoni lejen e ndërtimit, dyshime për korrupsion dhe klientelizëm

Në rastin e këtij ndërtimi përmendet dhe emri i ish-ministres së Kulturës Elva Margaritit si dhe i dajës së saj Agron Lufit, profesor i arkitekturës. 

7 Prill 2025, 18:04 Nga M.B
Kulla e ish-ministres dhe dajës së saj ngrihet në mes të
Pamje nga zona ku pritet te ngrihet pallati

TIRANA- Banorët e tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” ku po ndërtohet një kullë 16-katëshe i kanë drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama. Në rastin e këtij ndërtimi përmendet dhe emri i ish-ministres së Kulturës Elva Margaritit si dhe i dajës së saj Agron Lufit, profesor i arkitekturës. 

Në letrën drejtuar Ramës banorët kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes në rrugë ligjore, rishikimin dhe anulimin e lejes së ndërtimit, hetimin e plotë administrativ, për të verifikuar të gjithë procedurën e lëshimit të lejes dhe çdo ndryshim të mundshëm në projektin e shkollës “Emin Duraku” dhe garanci për sigurinë si banorë dhe për kushtet e mësimit të fëmijëve të shkollës “Emin Duraku”.

Banorët i kanë parashtruar Ramës argumentet e tyre se ky projet 16-katësh rrezikon jetën dhe sigurinë e tyre dhe të nxënësve. Ata gjithashtu ngrenë dyshimet për shkeljen e ligjeve urbanistike dhe standardeve të ndërtimit si dhe për korrupsion dhe klientelizëm.

"Nga dokumentet dhe informacionet që kemi siguruar, në këtë projekt janë të përfshirë individë me pushtet dhe lidhje politike, përfshirë emra të njohur në administratë. Veçanërisht, përmendet roli i një ish-Ministreje të Kulturës dhe lidhjet e saj familjare e profesionale me firmën ndërtuese—gjë që na bën të besojmë se leja e ndërtimit është dhënë përmes procedurave që s’janë as normale as transparente. Manipulimi i projektit të shkollës “Emin Duraku”

Në lejen e ndërtimit paraqitet shkolla e vjetër “Emin Duraku”. Firma ndërtuese ka pritur për rreth një vit, deri në përfundimin e ndërtimit të shkollës së re, për të krijuar një “distancë” më të madhe nga shkolla ekzistuese. Ekziston mundësia e fortë që plani fillestar i shkollës të jetë ndryshuar me qëllim, për të lënë hapësirë të lirë artificiale për këtë kullë. Një manovër e tillë—nëse vërtetohet—nuk mund të ndodhë pa bashkëpunimin e zyrtarëve dhe projektuesve, duke cenuar rëndë interesin publik", shkruajnë banorët.

Në mesin e kërkesave të tyre banorët shtojnë dhe kompensimin e pronarëve të truallit, përfshirë edhe ish-ministren e Kulturës, por vetëm në përputhje me ligjin dhe standardet e interesit publik, në vend që ky projekt i rrezikshëm të justifikohet si “zhvillim”.

Ata kërkojnë dhe kthimin e sheshit midis pallateve dhe shkollës në një lulishte, ku komuniteti të mund të investojë vetë, për të përmirësuar mjedisin dhe cilësinë e jetës së banorëve dhe nxënësve. Gjithashtu kërkojnë garanci ligjore që vendimet e KKT-së të mos përdoren për të anashkaluar kriteret urbanistike, në mënyrë që asnjë komunitet tjetër të mos përballet me rrezikun dhe padrejtësinë me të cilat po përballen ata.

LETRA:

KRYEMINISTRIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Z. Edi RAMA      

                                                    Tirane, 31 Mars, 2025          

I nderuar Z. Kryeministër Edi Rama,

Ne, banorët e tre pallateve në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, ju drejtohemi me këtë letër publike për të shprehur shqetësimin dhe indinjatën tonë të thellë në lidhje me projektin e ndërtimit të një kulle 16-katëshe, vetëm disa metra larg banesave tona dhe ambienteve të shkollës. Me këtë rast, dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje sa vijon:

Rreziku për jetën dhe sigurinë e banorëve dhe nxënësve

Kulla 16-katëshe rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë tonë si banorë, si dhe të qindra nxënësve të shkollës “Emin Duraku”. Dy prej ndërtesave tona janë ndërtuar në vitin 1938 dhe nuk kanë strukturë që të përballojë gërmimet dhe themelet masive të një kulle kaq të lartë. Ndërtimi në këtë hapësirë shumë të kufizuar krijon rrezik real për çarje ose shembje. Po ashtu, shkolla “Emin Duraku” mund të pësojë dëmtime serioze nga punimet dhe zhvillimet e ardhshme, duke vënë në rrezik sigurinë e qindra fëmijëve që mësojnë çdo ditë aty.

Shkelja e ligjeve urbanistike dhe standardeve të ndërtimit

Ky projekt ka marrë leje ndërtimi në kundërshtim me çdo normë urbanistike të njohur deri më tani. Kërkesat e mëparshme për ndërtim në këtë vend janë refuzuar pikërisht për shkak të afërsisë me tre pallatet tona dhe me shkollën “Emin Duraku”. Tani, papritur, është miratuar një projekt 16-katësh, i cili është vetëm 7 metra larg pallateve ekzistuese dhe pranë shkollës, duke injoruar distancat ligjore dhe standardet bazë të sigurisë.

Dyshimet për korrupsion dhe klientelizëm

Nga dokumentet dhe informacionet që kemi siguruar, në këtë projekt janë të përfshirë individë me pushtet dhe lidhje politike, përfshirë emra të njohur në administratë. Veçanërisht, përmendet roli i një ish-Ministreje të Kulturës dhe lidhjet e saj familjare e profesionale me firmën ndërtuese—gjë që na bën të besojmë se leja e ndërtimit është dhënë përmes procedurave që s’janë as normale as transparente. Manipulimi i projektit të shkollës “Emin Duraku”

Në lejen e ndërtimit paraqitet shkolla e vjetër “Emin Duraku”. Firma ndërtuese ka pritur për rreth një vit, deri në përfundimin e ndërtimit të shkollës së re, për të krijuar një “distancë” më të madhe nga shkolla ekzistuese. Ekziston mundësia e fortë që plani fillestar i shkollës të jetë ndryshuar me qëllim, për të lënë hapësirë të lirë artificiale për këtë kullë. Një manovër e tillë—nëse vërtetohet—nuk mund të ndodhë pa bashkëpunimin e zyrtarëve dhe projektuesve, duke cenuar rëndë interesin publik.

I nderuar Z. Kryeministër,

Ne i drejtohemi institucionit tuaj si autoriteti më i lartë ekzekutiv në vend, me kërkesën urgjente për:

o    Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes në rrugë ligjore.

o    Rishikimin dhe anulimin e lejes së ndërtimit. 

o Hetimin e plotë administrativ, për të verifikuar të gjithë procedurën e lëshimit të lejes dhe çdo ndryshim të mundshëm në projektin e shkollës “Emin Duraku”.

o Garanci për sigurinë tonë si banorë dhe për kushtet e mësimit të fëmijëve të shkollës “Emin Duraku”.

I nderuar Kryeministër,

Dëshirojmë të ngremë publikisht edhe dy çështje të rëndësishme:

Së pari: Shkelja e parimeve themelore dhe dyshimet për antikushtetutshmëri Konsultimet tona me ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime serioze mbi bazën ligjore ku është mbështetur Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) për të lëshuar lejen e ndërtimit, veçanërisht duke i dhënë këtij institucioni kompetenca të pakufizuara që shkelin kriteret e përcaktuara për distancat minimale ndërmjet godinave. Ne mendojmë se ndryshimet ligjore të miratuara me ligjin nr. 42/2019 u japin mundësi organeve si KKT-ja të veprojnë jashtë çdo standardi të përcaktuar në ligj sa i takon kushteve të zhvillimit urban. Kjo do të thotë se:

•       Nuk ekzistojnë kritere të qarta lidhur me distancat mes ndërtesave, intensitetin e ndërtimit ose kushtet e tjera të sigurisë.

•       KKT-ja mund të miratojë rregullore të veçanta për rastet në kompetencë të saj, pa pasur asnjë kornizë ligjore ose kontroll të pavarur për të vlerësuar nëse këto rregullore janë në përputhje me interesin publik.

•       Ky diskrecion i pakufizuar i KKT-së bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës, duke mundësuar abuzime dhe favorizime që shkelin parimin kushtetues të barazisë së qytetarëve para ligjit.

Së dyti: Procesi i dyshimtë dhe favorizimi i individëve të lidhur me qeverinë

Sipas informacioneve që kemi siguruar, rezulton se:

•       Vendimi i KKT-së mbështet interesa private të dyshimta, të lidhura me zyrtarë ose ish-zyrtarë të lartë, në kurriz të sigurisë së banorëve dhe fëmijëve në shkollë. Konkretisht, pronarët e truallit, midis tyre  ish-Ministrja e Kulturës si dhe personazhe të  njohur nga firma ndërtuese (Gentian Parruca dhe Fation Alliu). 

•       KKT-ja ka mbështetur interesin privat të këtyre katër individëve kundrejt interesit të qindra qytetarëve, duke cenuar jetën dhe sigurinë e komunitetit, si dhe interesin publik.

•       Projekti është miratuar në bazë të një ligji të ri — të konsideruar antikushtetues — i cili i jep KKT-së fuqi të pakufizuara për të anashkaluar distancat urbane.

•       Ky akt ligjor fshihet pas termit “strategjik”, pa asnjë shpjegim të qartë se si një kullë 16-katëshe mund të jetë me dobi “strategjike” për komunitetin.

I nderuar Z. Kryeministër, ne besojmë se KKT-ja e ka dhënë këtë leje ndërtimi të rrezikshme për komunitetin tonë pa dijeninë ose pa vullnetin tuaj.

Jemi të bindur se firma ndërtuese e ka zgjedhur pikërisht fushatën zgjedhore si momentin “e përshtatshëm” për abuzime, duke menduar se: Autoritetet do të kenë vëmendje të ulët gjatë këtij intervali, të zëna me procesin zgjedhor. Vullneti për të ndërhyrë mund të jetë i dobët, duke krijuar kushtet ideale për të avancuar një projekt të debatueshëm dhe të rrezikshëm.

I nderuar Z. Kryeministër, 

Në emër të banorëve dhe në interes të qindra nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, kërkojmë:

1.      Shfuqizimin e menjëhershëm të lejes së ndërtimit, e cila është dhënë në kundërshtim flagrant me normat urbanistike, me Kushtetutën dhe me vendimet gjyqësore ekzistuese.

2.      Kompensimin e pronarëve të truallit — përfshirë edhe ish-ministren e Kulturës — por vetëm në përputhje me ligjin dhe standardet e interesit publik, në vend që ky projekt i rrezikshëm të justifikohet si “zhvillim”.

3.      Kthimin e sheshit midis pallateve tona dhe shkollës në një lulishte, ku komuniteti të mund të investojë vetë, për të përmirësuar mjedisin dhe cilësinë e jetës së banorëve dhe nxënësve.

4.      Garanci ligjore që vendimet e KKT-së të mos përdoren për të anashkaluar kriteret urbanistike, në mënyrë që asnjë komunitet tjetër të mos përballet me rrezikun dhe padrejtësinë me të cilat po përballemi ne.

I nderuar Z. Kryeministër, 

Ne ju besojmë shumë kur flisni në këto ditë zgjedhore për “pasaportën europiane”. Të gjithë e duam këtë pasaportë

Ne besojmë se ndajmë të njëjtën pikëpamje: pasaporta europiane nënkupton standardet europiane që dëshirojmë t’i shohim në Tiranë dhe kudo në vend. Por, sipas kësaj leje ndërtimi për kullën 16-katëshe, “standardet” janë klienteliste, bazohen në korrupsion dhe shkelin ligjet e Kushtetutën.

Apeli ynë është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: mos mbështetni interesat e tre a katër personave dhe babëzinë e tyre financiare, por qëndroni në mbrojtje të interesit publik dhe të së ardhmes Europiane  të kryeqytetit tonë. 

Ne jemi të vendosur të ndjekim rrugët ligjore dhe procedurale, por kemi ende besim se institucionet e shtetit—me Ju në krye—do të vendosin drejtësi dhe do të garantojnë sigurinë e qytetarëve.

Me respekt dhe me shpresë për ndërhyrjen tuaj urgjente,

Banorët e tre pallateve

në sheshin pranë shkollës “Emin Duraku”  

edi rama tirana elva margariti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet