LIVE UPDATES
Politike

Kryeqyteti në zgjedhje/ Analiza: Qytetarët e Prishtinës presin fundin e ‘kaosit urban’

Ngjashëm mendon edhe Vjollca Misini, e cila trafikun e ngarkuar dhe rrugët e dëmtuara i sheh si një nga sfidat kryesore të kryeqytetit.

3 Nëntor 2025, 15:45 Nga E. D
Kryeqyteti në zgjedhje/ Analiza: Qytetarët e Prishtinës presin
foto ilustruese

KOSOVË- Vëmendja e gjithë Kosovës do të jetë kryesisht te Prishtina më 9 nëntor. Kryeqyteti do të shkojë në balotazh për të zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa qytetarët presin që kandidatët - Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje - t’u japin fund problemeve që prej vitesh e ngarkojnë jetën e përditshme: trafik i ngarkuar, mungesë parkingu, menaxhim i dobët i mbeturinave dhe hapësira publike që po pakësohen.

Të dy kandidatët premtojnë zgjidhje dhe krijimin e kushteve më të mira, por sfida për ta është e madhe: si do t’i bindin votuesit që premtimet e tyre nuk do të mbeten thjesht fjalë? Radio Evropa e Lirë provoi të bisedonte me të dy, por pa sukses. Në anketën e zhvilluar me qytetarët, ata thonë se kanë ndjekur me kujdes premtimet dhe zotimet e kandidatëve.

“Vota ime ka për të shkuar për kandidatin që do ta zgjidhë kaosin në trafik, do të kujdeset për hapësirat e gjelbra dhe parkingjet”, thotë Albert Krasniqi.

Ngjashëm mendon edhe Vjollca Misini, e cila trafikun e ngarkuar dhe rrugët e dëmtuara i sheh si një nga sfidat kryesore të kryeqytetit.

“Do të votoj atë që ka dhënë premtime më bindëse, që të kemi pak më shumë rehati si qytetarë”, thekson ajo.

Arsim Sejdiu thotë se menaxhimi i mbeturinave dhe procesi i legalizimit të ndërtimeve janë çështje që ngecin prej vitesh.

“Prej kandidatëve në balotazh, njëri ka premtuar që do të zgjidhë kaosin me mbeturinat dhe legalizimin e ndërtimeve. Do t’i jap votën atij që besoj se do t’i zgjidhë këto çështje”, thotë ai.

Por, jo të gjithë qytetarët janë të bindur nga premtimet. Burimi Perani thotë se ato janë të mira, por se përvojat e mëparshme e bëjnë skeptik.

“Kanë premtime të mira, por çdo herë ka pasur të tilla. Premtime boshe, në shumicën e rasteve. Mbase anoj… Ndoshta më pëlqen programi i partisë në tërësi dhe kjo do të më shtyjë ta votoj kandidatin që e mendoj”, thotë ai.

“Rama menaxher, Çeku reformues”

Politologu Albinot Maloku thotë se të dy kandidatët i kanë identifikuar të njëjtat probleme, por ndryshojnë në stil dhe në konceptin e qeverisjes që propozojnë.

“Rama përpiqet të duket më pragmatist dhe më menaxherial. Kurse Çeku provon të duket më reformues. Rama flet për një periudhë dinamike katërvjeçare, kurse Çeku për një pasqyrim 10-vjeçar deri te ndryshimi”, thotë Maloku për Radion Evropa e Lirë.

Si garanci për realizimin e projekteve, ai shton se Rama ofron përvojën, ndërsa Çeku mbështetet te premtimi për qeverisje bashkë me qytetarët. Megjithatë, Maloku vlerëson se disa premtime të të dy kandidatëve shkojnë përtej kompetencave komunale dhe varen nga mbështetja e nivelit qendror.

“Rama ka disa premtime ambicioze që tejkalojnë kompetencën komunale, si ‘fshati olimpik’ apo projekti i tramvajit. Çeku ka premtime më sistemike e të menaxhueshme ligjërisht, por që kërkojnë vazhdimësi politike të mbështetjes nga ana e nivelit qendror”, shpjegon Maloku.

Sipas tij, problemet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Prishtinës, si trafiku, parkingjet e mbeturinat, mbeten “katrahura urbane” që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, pavarësisht se kush fiton.

Me këtë analizë pajtohet edhe analisti Ylli Hoxha, i cili thotë se programet e dy kandidatëve janë pothuajse të njëjta, sepse problemet e mëdha të Prishtinës janë tashmë të definuara në koncept-dokumentet për zhvillimin e kryeqytetit.

“Projektet si ‘Unaza e jashtme’ dhe ‘Unaza e brendshme’, që synojnë të shkarkojnë trafikun, janë ide të vjetra, të mbështetura nga të dyja partitë që sot përfaqësojnë kandidatët - LDK dhe Vetëvendosje”, thotë Hoxha.

“Prandaj, edhe zgjidhjet që propozojnë Rama e Çeku, janë të përafërta”, shton ai.

Sipas tij, dallimi qëndron në qasjen e secilit kandidat: Çeku mbështetet kryesisht te sektori publik, ndërsa Rama nuk e përjashton as partneritetin me sektorin privat. Ai thotë se e njëjta logjikë shihet edhe te çështjet si menaxhimi i mbeturinave apo ngrohja qendrore.

Diferenca është vetëm në dinamikën dhe mënyrën se si synojnë t’i realizojnë premtimet, sipas Hoxhës. Sipas të dy analistëve, programet e Ramës dhe Çekut mbartin edhe ngjyrime ideologjike.

Programi i Çekut, thonë ata, ka frymë më të majtë - me theks te barazia e qytetarëve dhe sektori publik - ndërsa ai i Ramës ka nuanca më të djathta, me mbështetje për partneritetin publik-privat dhe përfshirjen e sektorit privat në zhvillimin e qytetit.

Kokë më kokë në balotazh

Dy kandidatët kryesorë për kryetar të Prishtinës, Rama dhe Çeku, dolën pothuajse barabar nga rundi i parë i zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rama mori 33.79% të votave, ndërsa Çeku 33.01%, duke e çuar garën në një balotazh të ngushtë. Në total, 18 nga 38 komunat e Kosovës do të zhvillojnë rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë, më 9 nëntor.

Fushata për balotazh nis zyrtarisht sot dhe do të zgjasë deri në ditën e zgjedhjeve, megjithëse kandidatët dhe partitë kanë qenë aktivë në terren edhe gjatë periudhës së ndërmjetme. Në Prishtinë, ku çdo votë mund të bëjë diferencën, gara pritet të jetë e ashpër dhe vendimtare - jo vetëm për fatin e kryeqytetit, por edhe për balancat politike në nivel vendi, sipas analistëve./REL

prishtine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet