LIVE UPDATES
Politike

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian. Kosova, për dallim prej vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.

3 Nëntor 2025, 12:44 Nga I.A
Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i
Foto Ilustruese

KOSOVË- Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Evropian është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pavarësisht se Kosova është e përkushtuar në rrugën evropiane, me nivel të lartë të mbështetjes publike.

Kështu thuhet në një draft të Raportit të Progresit në pjesën për Kosovën për vitin 2024, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun evropian. Kosova, për dallim prej vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.

Në dokument përmendet se Kosova e ka përshtatur në mënyrë vullnetare politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, çka sinjalizon përkushtim të qartë për vlerat e BE-së, veprim shumë i mirëpritur.

Mes tjerash në draft-raport përmendet se Komisioni Evropian i ka marrë hapat e parë drejt heqjes graduale të masave ndëshkuese.

Kosova ishte ndëshkuar me masa prej BE-së në verën e vitit 2023, meqë blloku kishte vlerësuar se autoritetet kosovare nuk kishin bërë mjaftueshëm për t’i parandaluar trazirat që patën shpërthyer në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Hapat tjerë do të varen nga shtensionimi i vazhdueshëm në veri. Komisioni synon t’i heqë masat financiare kur të ketë transferim të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të mbajtura”.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor, katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Këto komuna janë udhëhequr nga shqiptarët prej vitit 2022, kur kryetarët serbë dhe serbë tjerë kishin hequr dorë nga institucionet e Kosovës, si shenjë proteste për disa vendime të marra nga Qeveria e Kosovës.

Një raport i publikuar në maj nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë ka nxjerr në pah se masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro për projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, ndërsa sektorët më të prekur janë: mjedisi, energjia, digjitalizimi dhe kultura.

Në draftin e raportit të BE-së është përmendur edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga vetë blloku.

Dyja vendeve u kërkohet që t’i zbatojnë të gjithë obligimet që dalin nga Marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh, të arritur më 2023 dhe aneksin e zbatimit, të arritur po atë vit.

Kosovës i kërkohet të angazhohet në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata që të gjitha komunitetet të kenë qasje në shërbime publike bazike, në përputhje me obligimet e dialogut të nisur qysh më 2011.

Dialogu në nivelin e lartë është zhvilluar për herë të fundit në shtator të vitit 2023, ndërsa në nivel teknik palët janë takuar disa herë, por pa arritur ndonjë marrëveshje.

Në pjesën për Serbinë përmendet se ky vend, ndonëse i ka hapur 22 prej 35 kapitujve në kuadër të negociatave për anëtarësim, ai duhet të marrë më shumë përgjegjësi për komunikim më proaktiv dhe objektiv në procesin e anëtarësimit dhe që duhet ta shmangë retorikën kundër BE-së.

“Polarizimi i shoqërisë serbe është thelluar për shkak të protestave masive që janë organizuar nga studentët dhe qytetarët tjerë prej nëntorit të vitit 2024, duke reflektuar zhgënjimin e qytetarëve lidhur me çështje si korrupsioni dhe perceptimi për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies, shoqëruar me raste të përdorimit të tepruar të dhunës kundër protestuesve si dhe presionit ndaj shoqërisë civile”.

Mes tjerash, Serbia është kritikuar për mospërshtatje të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, andaj i është kërkuar që të përafrohet me bllokun.

“Sigurimi i shpejtë i të drejtave të udhëtimit pa viza në BE për shtetasit e Rusisë duke u dhënë atyre shtetësi serbe, paraqet rreziqe potenciale sigurie për BE-në”, është përmendur gjithashtu në raport.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje të ngrohta me Moskën.

Serbia është kritikuar edhe për tentimet për të zvogëluar pavarësinë e gjyqësorit, çka më pas minon sundimin e ligjit dhe demokracinë, si dhe për kufizimet në liritë e tubimit dhe shprehjes.

Bashkimi Evropian përmend se procesi i zgjerimit është duke u zhvilluar me ritmin më të shpejtë në 15 vjetët e fundit, dhe që prej fillimit të vitit 2024 janë zhvilluar 11 konferenca ndërqeveritare - prej tyre pesë vetëm me Shqipërinë.

Shqipëria përmendet për përparim të madh në reforma, dhe që ky vend ka arritur me shpejtësi të pashembullt që t’i hapë negociatat në pesë grupe kapitujsh.

“Kjo e reflekton përkushtimin e madh të Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të shënojë përparim në reforma, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe me përfundimin e procesit të vettigut”, përmendet në draft-raport, pa harruar edhe rezultat e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në rastet kundër korrupsionit, bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe zhvillimin e kapaciteteve për hetime financiare.

Mes tjerash përmendet se Shqipëria tashmë e ka shprehur ambicien për t’i mbyllur të gjitha negociatat për anëtarësim më 2027 dhe që Komisioni Evropian është i përkushtuar në mbështetjen e shteteve në plotësimin e kushteve që janë të domosdoshme për anëtarësim në BE, dhe që procesi bazohet vetëm në parimin e meritave.

Sa u përket vendeve tjera të Ballkanit, në raport përmendet edhe përparimi i dukshëm i Malit të ZI.

Mali i Zi përshkruhet si vendi që ka arritur përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit në BE me hapjen e pothuajse të gjithë kapitujve të nevojshëm dhe mbylljen e shtatë prej tyre.

Si Shqipëria, ashtu edhe Mali i ZI, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina janë lavdëruar për përputhjen e politikës së jashtme me atë të bllokut evropian.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut përmendet se ky shtet ende nuk i ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për t’i përfshirë në Kushtetutë edhe banorët që jetojnë në zonat kufitare dhe e identifikojnë veten me shtetësi tjera, përfshirë atë bullgare.

Sipas draftit të raportit, autoritetet maqedonase kanë vazhduar të punojnë për të shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit, në reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e minoriteteve.

“Maqedonia e Veriut duhet t’i intensifikojë përpjekjet për mbështetje të sundimit të ligjit, sidomos për ruajtje të pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, si dhe të rrisë luftën kundër korrupsionit".

Në pjesën për Bosnje-Hercegovinën, përmenden tensionet e brendshme gjatë gjithë vitit 2024 për shkak të veprimeve të Republikës Sërpska, entitetit serb, përfshirë miratimin e ligjeve që më pas janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese vendore.

“Vendi duhet të ndërmarrë hapa relevantë për të mbajtur konferencën e parë ndër-qeveritare, duke nisur me miratimin e reformës në drejtësi dhe emërimin e një shefi negociator”.

Sa u përket vendeve tjera që synojnë BE-në, janë lavdëruar përparimet e Moldavisë dhe Ukrainës, megjithëse po përballet me pushtimin rus, ndërsa është kritikuar Gjeorgjia për kthimin e madh mbrapa.

Kritika ka pasur edhe për Turqinë, vend që e ka statusin e vendit kandidat prej vitit 1999.

BE-ja ka vlerësuar se sfidat gjeopolitike në përgjithësi e kanë përforcuar idenë e një Evrope të bashkuar dhe që evropianet duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur vlerat e tyre.

“Kjo mund të arrihet vetëm duke punuar ngushtë me fqinjët tanë për të krijuar një Evropë të fuqishme, stabile, të sigurt dhe të bashkuar, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike. Në botën e sotme, politika e zgjerimit është mjeti kryesor gjeopolitik që kontribuon në siguri dhe prosperitet të përbashkët”, është thënë mes tjerash në draft-raport.

Në këtë drejtim, në dokument është theksuar se teksa vendet e ardhshme anëtare përgatiten për përgjegjësitë e anëtarësimit, BE-ja duhet të mësohet me një familje më të madhe, dhe të punojë në kryerjen e detyrave të nevojshme. Kroacia është vendi i fundit që është anëtarësuar në bllokun evropian, më 2013./REL

raport progresi për kosovën be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet