LIVE UPDATES
Politike

KRONOLOGJIA/ Vuçiç e nxjerr bllof Ramën për idenë e Open Balkan

Pikërisht kjo thënie e presidentit serb është shkëputur për tu nxjerrë si titull kryesor edhe në mediat e këtij vendi. Por, nga ana tjetër, për vite me radhë, para se të urdhërohej nga Ushingtoni që të dilte nga kjo nismë në korrik 2023, Edi Rama nuk e ka pranuar kurrë se kjo ide e kishte origjinën në Beograd.

30 Prill 2026, 16:45 Nga E. D
KRONOLOGJIA/ Vuçiç e nxjerr bllof Ramën për idenë e
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Polemikës së zhvilluar për një kohë të gjatë në Shqipëri, nëse nisma e Open Balkan ishte një ide e Beogradit, që i vinte në ndihmë përpara së gjithash Serbisë, madje duke izoluar edhe Kosovën, i ka dhënë përgjigje më së fundi vetë presidenti Vuçiç. Ai e ka thënë publikisht se kjo qe një ide e tij, që më pas e përqafuan edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev. “Ballkani i Hapur ishte ideja ime, por ajo u ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar”, tha ai në një intervistë me Alistair Campbell, në « The Rest is Politics », në plateformën Apple.

Pikërisht kjo thënie e presidentit serb është shkëputur për tu nxjerrë si titull kryesor edhe në mediat e këtij vendi. Por, nga ana tjetër, për vite me radhë, para se të urdhërohej nga Ushingtoni që të dilte nga kjo nismë në korrik 2023, Edi Rama nuk e ka pranuar kurrë se kjo ide e kishte origjinën në Beograd.

Ndërkohë që Albin Kurti, e dënonte këtë nismë duke këmbëngulur se qëllimet e rajonit arriheshin “më së miri në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku operojmë me rregullat dhe vlerat e BE-së dhe ku punojmë për të siguruar mekanizma të trajtimit të drejtë nga të cilët përfitojnë të gjithë qytetarët tanë në mënyrë të barabartë”, Rama e përbuzte këtë optikë. Ai i përgjigjej homologut të tij kosovar: “Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë”.

Madje edhe liderve evropianë Rama u kërkonte që në pamundësi për ti integruar vendet e Ballkanit në BE, ata duhet të përkrahnin Open Balkan. “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ai një artikull me emër në Politico, duke përsëritur të njëjtën tezë që hodhi gjatë një samiti në Bërno të Sllovenisë, mes BE dhe vendeve të rajonit, në tetor 2021. Dhe për të gjitha këto ai mori disa herë falenderimet e Vuçiçit: “pa vendosëmërinë dhe këmbënguljen e Ramës “Ballkani i Hapur” do të qe i pamundur”.

Disa muaj pas Samitit të Bërnos, në krah të dy partnerëve të tij maqedonë dhe serbë ai kërcënoi se do e bojkotonte samitin e përbashkët me BE-në duke ngritur pyetjen: “Çfarë të bëjmë atje”? Por ama, kur më në fund shkuan “atje”, Rama gati i kërcënoi vendet evropiane:“Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur”. Ai përmendi në fjalimin e tij përpara liderve evropianë terma si luftë, konflikt, gjakderdhje, ndërkohë që po në atë date, në 24 qershor 2022, Vuçiç i thoshte të njëjtit auditor: “ne nuk duam që rajoni ynë të përfundojë si Ukraina”, duke dhënë si alternativë Open Balkan.

Një nga argumentat që Edi Rama jepte për të vazhduar aventurën e tij me Vuçiçin për të shpënë përpara “Open Balkan” ishte edhe ajo se këtë nismë e mbështesnin 59% e shqiptarëve. Në prilli të 2022 kryeministri zhvilloi të ashtuquajturin Këshillim Kombëtar, ku nga mbi gjoja 500 mijë të pyetur rezultonte se shumica ishin pro një rajoni me lëvizje të lirë të njerëzve mallrave dhe ideve. Madje disa ditë pasi i shpalli këto rezultate publikisht Rama shkoi gjatë një vizite zyrtare në Berlin dhe tha në krah të kalcelarit Sholtz se pavarësisht se Gjermania i kërkonte fokusim tek procesi i Berlinit, ai kishte mandatin e Shqiptarëve për të shpënë përpara idenë serbe.

Megjithatë me kalimin e kohës disa sekrete filluan të dalin. Faktin se kishim të bënim me një ide serbe e pranoi fillimisht Moska me gojën e ministrit të saj të jashtëm, në qershor 2022. Shefi i diplomacisë ruese, Sergei Lavrov e pati pohuar me plot gojën se Ballkani i hapur është një nismë serbe dhe se ndryshe nga Brukseli që do një gadishull të mbyllur, Moska e mbështet atë si të tillë.  

Më vonë, ndërkohë që Open Balkan kishte vdekur, u shtuan zërat që denonconin projektin e tij të mbrapshtë. Në shtator 2024 idërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bëri një deklaratë shumë të fortë në televizionin e Prishtinës, RTK duke pohuar se nisma e Ballkanit të hapur ishte konceptuar si një akt kundër Kosovës. “Ballkani i Hapur u krijua për ta anashkaluar Kosovën” tha ai në ligjëratë të drejtë. 

Dhe tani, kur kjo aventurë e rrezikshme ka përfunduar dhe ajo i vlen vetëm historianëve për të dokumentuar se kush ka pasur të drejtë dhe se cili ka qenë hipokrit, është vetë presidenti serb që i ka vënë pikat mbi “I”. Ai e ka pranuar se nisma ka qenë e tij duke i lënë Edi Ramës vetëm njollën e një mbrojtësi patetik të një ideje që në fund e detyruan ta braktise me bisht në shalë./Lapsi.al

aleksandar vuçic

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027