LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike/ Kurti fton opozitën për çështjen e presidentin: E domosdoshme marrëveshja për t'i shmangur zgjedhjet

Duke folur për mediat, Kurti ka theksuar se sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për tu takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim të diskutohet cështja e presidentit/presidentes. Kurti gjithashtu ka deklaruar, se është domosdoshme që sa më parë të funksionalizohet Kuvendi dhe të mos shkojmë me zgjedhje të reja të panevojshme.

13 Mars 2026, 15:31 Nga E. D
Kriza politike/ Kurti fton opozitën për çështjen e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar si të domosdoshme një marrëveshje më opozitën për zgjedhjen e presidentit, pasi që ka thënë se zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Duke folur për mediat, Kurti ka theksuar se sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për tu takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim të diskutohet cështja e presidentit/presidentes. Kurti gjithashtu ka deklaruar, se është domosdoshme që sa më parë të funksionalizohet Kuvendi dhe të mos shkojmë me zgjedhje të reja të panevojshme.

“Theksi duhet të vihet tek fakti që në vitin e kaluar kemi pasur katër palë zgjedhje dhe jam i bindur që nuk duhet të përsërisim atë në 2025. 2026 është viti i ri, nuk është as e drejtë, as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura. Prandaj është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët e Republikës presin prej neve stabilitet institucional dhe jo zgjedhje të përsëritura, pra, nuk ka nevojë për zgjedhje të përsëritura; ka nevojë që sa më parë të kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të fillojë Kuvendi të punojë.

Meqenëse mbi 120 milionë euro të marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare na janë vonuar për shkak se nuk po punon Kuvendi i Republikës, dhe në anën tjetër zgjedhjet e reja do të kushtojnë së paku 10 milionë euro. Nuk bëhet fjalë tash se kush e ka shumicën. LVV ka fituar me 51.1 për qind dhe çështja është të kuorumi prej 81 deputetëve, dhe nuk besoj që na duhen zgjedhje të reja për të pasur garë se a po arrijmë 80 deputetë”, tha Kurti. 

Një ditë pasi presidenti i ri nuk është zgjedhur në seancën e Kuvendit të mbajtur të enjten e javës së shkuar (5 mars), në orë të vona, Osmani ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Dekreti i saj është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, e cila e ka çuar atë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë e ka pezulluar dekretin dhe punën e Kuvendit deri më 31 mars, në pritje të vendimit.

Ndërkohë Kurti të premten ka folur edhe për deklarimet e Osmanit për caktimin e 28 dhjetorit si datë të zgjedhjeve të kaluara. Ai ka thënë se ka qenë i bindur se vetëm 28 dhjetori ishte data që do të mund të mbaheshin zgjedhjet e përkohshme parlamentare.

“Zgjedhjet e fundit janë mbajtur më 28 dhjetor, për bindjen time të fuqishme zgjedhjet nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor për shkak se ekziston edhe shkresa nga sekretariati i KQZ-së, ku thuhet se kanë të pamundur organizimin e zgjedhjeve për 21 dhjetor për të përmbushur afatet e domosdoshme kohore lidhur me sfidat teknike e logjistike.

Mos harroni që ne kishim në tetor edhe dy raunde të zgjedhjeve lokale dhe hynë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ende pa u bërë certifikimi i zgjedhjeve lokale. Prandaj, nuk ka pasur mundësi tjetër për datë përveçse më 28 dhjetor. Nëse ndokush do të mendonte se ka qenë e mundur të organizohen zgjedhjet më 4 janar, kjo s’ka qenë e mundur për shkak të aspektit buxhetor”, tha Kurti.

Osmani në një intervistë për “Syri TV” në fillim të javës, kur është pyetur për deklaratat se ka dashur t’i bëjë puç me udhëheqësit e Shqipërisë, kryeministrit Albin Kurti, Osmani ka thënë se nuk mund të konsiderohet puç ndaj dikujt duke ia dhënë datën 28 dhjetor për zgjedhjet nacionale, duke pritur diasporën e duke vizituar edhe komunat të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.  

“Ky organizim ka qenë në shtator dhe unë kam marrë pjesë vetëm 10 minuta në takim me presidentin Begaj, pra a ia paskam organizuar pas shtatorit unë puçin Kurtit duke ia dhënë datën 28 dhjetor, duke ia hequr masat Kosovës, duke i sjellë Kosovës njohje ia paskam organizuar puçin, duke vizituar komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje ia paskam hequr puçin, duke pritur diasporën? Nëse këto konsiderohen puç, atëherë po kthehem aty ku e thashë edhe në fillim - kur aleatja më e fuqishme e tyre konsiderohet kështu, imagjinojeni të tjerët”, ka deklaruar Osmani./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet