LIVE UPDATES
Politike

E Paprecedentë/ Rama përjashton nga konferenca gazetaren Ambrozia Meta pas debatit (E PLOTË)

Gjatë debatit me gazetaren, Rama kundërshtoi pretendimin se ka deklaruar ndonjëherë burg për qytetarët që nuk paguajnë energjinë elektrike, duke theksuar se ndëshkimi penal lidhet vetëm me vjedhjen e energjisë. Debati me gazetaren u tensionua më shumë akoma, pasi Rama i kërkoi asaj të mos e kthente konferencën në debat politik.

13 Mars 2026, 14:16 Nga I.A

E Paprecedentë/ Rama përjashton nga konferenca gazetaren Ambrozia Meta

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Ambrozia Meta gjatë konferencës për mediat. Gazetarja Meta e pyeti Ramën në lidhje me përdorimin e standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale në rastin e qytetarëve të zakonshëm dhe Belinda Ballukun. 

Gjatë debatit me gazetaren, Rama kundërshtoi pretendimin se ka deklaruar ndonjëherë burg për qytetarët që nuk paguajnë energjinë elektrike, duke theksuar se ndëshkimi penal lidhet vetëm me vjedhjen e energjisë. Debati me gazetaren u tensionua më shumë akoma, pasi Rama i kërkoi asaj të mos e kthente konferencën në debat politik.

Pas disa minutash replika, Rama ka ndërprerë konferencën për media. Teksa është përplasur me gazetaren Meta, Rama ka deklaruar se konferenca do të ndërpritet për 5 minuta pushim. Sipas tij, kjo do të qetësojë situatën, në mënyrë që konferenca të vazhdojë normalisht. Por gjatë kësaj kohe, Rama ka përjashtuar përgjithmonë gazetaren nga konferenca për mediat.

Debati i Plotë:

Pyetja e gazetares: Keni deklaruar më herët ‘burg për ata që nuk paguajnë dritat’, për ata që abuzojnë me hapësirat publike, dhe burg për ata që parkojnë dysh. Pse në rastin e Belinda Ballukut i thatë “jo burgut”? Pse mbahet ky standard i dyfishtë? Personat me imunitet ruhen nga burgu, ndërsa qytetarët shkojnë në burg për vepra të tilla?

Rama: Jetojmë në një kohë ku gënjeshtra, kur përsëritet, bëhet e vërtetë, dhe e vërteta s’ka asnjë rëndësi. S’kam thënë kurrë “burg” për ata që nuk paguajnë dritat, kurrë! Dhe askush nuk ka shkuar në burg që s’ka paguar dritat. Unë kam thënë “burg” për ata që vjedhin dritat. Pse më ndërhyn tani? Këtu fillon mitingu… Kjo nuk është për të bërë miting. Nuk është debati, por pyetja dhe përgjigja.

Gjërat që ti kërkon, si gjithmonë, janë përgjigjet që do ti. Me shumë qetësi pres që të mbarojë pyetja jote e gjatë dhe me komente përkatëse, për të dhënë fjalën e lirë deri në fund, nëse Qimi ma jep fjalën. Nëse Qimi s’ma jep lejen…

Gazetarja: Nuk ka nevojë të drejtoheni… Përgjigjuni pyetjes!

Rama: Pse emri është shumë personal? Do më lësh të flas deri në fund?! Do merrem me çdo gjë që më vjen për të merrem, sepse jam aq i lirë sa je ti dhe të tjerët që thoni gjërat që doni. Unë dua fjalën këtu. Si mund t’i kërkohet dikujt të japë përgjigjen që do ti?

Në Shqipëri, s’ka hyrë kurrë një person në burg që s’ka paguar dritat. Nuk ka kod penal ku thuhet se mospagesa e dritave të çon në burg. Kanë hyrë në burg njerëz që kanë vjedhur drita. Mos insisto në gabim, sepse je gabim. Është gënjeshtër e përsëritur në propagandë. Ndërtimi pa leje është vepër penale dhe ndëshkohet sipas shkallëve. Më lër të mbaroj, nuk kam mbaruar zonjë. Thashë se ishe mësuar dhe të respektova dhe ta dhashë radhën e parë. Kush je ti që ndërpret gjithë kohës?! Kjo është edukatë skandaloze e komunikimit.

Gazetarja: Kur përmendët emrin e drejtuesit të televizionit…

Rama: Ai TV që thua ti është në prokurori për pastrim parash, me denoncim të bërë nga organet shtetërore. Më lër të mbaroj, se janë dhe të tjerët.

Gazetarja: Jeni të shqetësuar për…

Rama: Kjo sjellje pengon njerëzit të marrin vesh të vërtetën. Dhunon në emër të tyre me gënjeshtra. Ujë nuk punoj për Qimin dhe kjo është e sigurt. TV ma përmende ti dhe televizioni…

Gazetarja: S’ta lejoj fare.

Rama: TV është në prokurori prej disa vitesh për pastrim parash. Unë përgjigjem si të dua dhe dua ta dinë të gjithë këtë fakt./Dosja.al

ambrozia meta edi rama

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026