LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kreu i ri i SPAK përplas Yuri Kim dhe Ramën/ Ambasadorja: Takova anëtarët e KLP, zgjedhje pa frikë dhe favore! Kryeministri: Nuk e zgjedh qeveria, as ambasada

• Lufta e përfolur në media mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim tashmë ka dalë në sipërfaqe. • 5 ditë para zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme, Kim njoftoi sot se i ka takuar të gjithë anëtarët e KLP që kanë ekskluzivitetin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK dhe ka caktuar edhe kriteret që duhet të përmbushë drejtuesi i ri. • Sipas Kim, përzgjedhja duhet të jetë e pandikuar nga ata që duan të kufizojnë ose manipulojnë hetimet.  • Përgjigjia i ka ardhur vetëm 30 minuta më pas nga kryeministri Edi Rama. • Rama ka lëshuar një mesazh të qartë mbi trupën e KLP që sipas tij duhet të jetë e pandikuar në vendimmarrje si nga qeveria edhe nga opozita si dhe ambasada amerikane. Rama thotë se anëtarët e KLP i japin llogari vetëm pasqyrës. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Deklarata dashnorësh të mërzitur", Bushati komenton përplasjen Rama-Kim: E bënë reformën pocaqi

Kreu i ri i SPAK përplas Yuri Kim dhe Ramën/ Ambasadorja: Takova
Andi Bushati dhe Yuri Kim

TIRANE- Gazetari Andi Bushati e quan "ndyrësi" përplasjen me kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim në lidhje me zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Në një postim në Facebook, Bushati thotë se reforma po bëhet qesharake pas qendrimeve të kundërta Rama-Kim. 

"E bene pocaqi sy gjithe botes kete reformen qesharake ne drejtesi me keto deklaratat prej dashnoresh te merzitur, Rama Kim",-shkruan Bushati krahas titujve për dy lajmet e sotme të qendrimeve në lidhje me çështjen e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK. 

Kreu i ri i SPAK përplas Yuri Kim dhe Ramën/ Ambasadorja: Takova

Më herët u konfirmua publikisht edhe përplasja Rama-Kim për kreun e ri të SPAK. Ambasadorja amerikane njoftoi se kishte takuar të gjithë trupën e KLP që ka ekskluzivitetin e zgjedhjes me votë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Kim iu kujtoi anëtarëve se nuk duhet të ndikohen nga favoret apo frika në zgjedhjen e tyre. Reagimi u pasua nga një kundërpërgjigje e kryeministrit Edi Rama që i tregoi Kim kufirin për ndikimin te KLP. Rama tha se kreun e ri të SPAK nuk e zgjedh as qeveria, as opozita dhe as ambasadat./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama i vë kufirin Yuri Kim: Kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria dhe as Ambasada, KLP të dëgjojë vetëm kandidatët


Kreu i ri i SPAK përplas Yuri Kim dhe Ramën/ Ambasadorja: Takova
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka vendosur kurifin ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me anë të një postimi në rrjetin sociale "Twitter", kryeministri Edi Rama shkruan se kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as opozita të cilës i referohet si "foltorjavulorjafallgjorja", e as Ambasada Amerike, por vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

"Jam plotësisht dakord me Ambasada Amerikane dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet! Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër,"-shkruan Edi Rama.

Prej kohësh, Yuri Kim zhvillon takime dhe lëshon mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK. Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK. Por koha është e kufizuar pasi mandati i Krajës mbaron më 19 dhjetor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Yuri Kim jep mesazhin e fundit: Kreu i SPAK duhet të zgjidhet pa frikë e favore, jo nga ata që po ndjekin hetimet. Ne do ndjekim procesin

Kreu i ri i SPAK përplas Yuri Kim dhe Ramën/ Ambasadorja: Takova
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar mesazhin e fundit për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në disa postime rresht në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke lajmëruar se kishte takuar çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, aty ku edhe do intervistohen 3 kandidatët e SPAK, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë lajmërim për takimet që po zhvillonte në Tiranë. 

Më tej në postimin e saj, Yuri Kim theksoi se procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet, por nuk përmend emra dhe shtoi se pasuesi i Arben Krajës, nuk duhet të ketë frikë të vendosë në vend drejtësinë, e po ashtu nuk duhet të kryejë favore. 

"Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili - pa frikë dhe favore - do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura. Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara,"-shkruan në postimet e saj ambasadorja. 

Prej kohësh, Yuri Kim zhvillon takime dhe lëshon mesazhe sesi duhet të jetë kreu i ri i SPAK. Reagimet e saj u pasuan nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK. Por koha është e kufizuar pasi mandati i Krajës mbaron më 19 dhjetor./Dosja.al

edi rama yuri kim kreu i ri i spak gara per kreun e spak

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë