LIVE UPDATES
Politike

Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Periudha e bllokadës nuk ishte thjesht një vonesë procedurale, por një boshllëk që paralizoi vendimmarrjen, ngushtoi hapësirën për veprim dhe e la shtetin në pritje të vetvetes.

14 Shkurt 2026, 10:09 Nga I.A
Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në
Kosova

Në moshën 18-vjeçare, pritet të kesh përgjegjësi, të marrësh vendime dhe të kuptosh pasojat.

Kosovën, përvjetori jubilar e gjen me pasiguri e dilema, që e sfidojnë çdo “të rritur”, por edhe me arritje e fitore, që i japin të drejtën të mburret.

Hija që druhej se do ta ndiqte, u zhduk vetëm gjashtë ditë para përvjetorit: më 11 shkurt, pas gati një viti me institucione në detyrë, Kosova konstituoi përbërjen e re të tyre.

Periudha e bllokadës nuk ishte thjesht një vonesë procedurale, por një boshllëk që paralizoi vendimmarrjen, ngushtoi hapësirën për veprim dhe e la shtetin në pritje të vetvetes.

Zvarritja nuk ishte as e rastësishme.

Në 18 vjetët e kaluar, inatet politike, përplasjet e brendshme dhe interpretimet selektive të rregullave - të krijuara nga vetë klasa politike - i shndërruan shpesh proceset e rëndësishme në mundësi të humbura.

Nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës deri te pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në, Kosova pagoi çmimin e konfliktit të brendshëm më shumë sesa të kundërshtimit të jashtëm.

Por, jo për mungesë aftësie.

Po në këta 18 vjet, vendi dëshmoi se di të ndërtojë institucione dhe të arrijë rezultate - nga rritja ekonomike deri tek ulja e papunësisë - kur ka koordinim dhe vullnet për të vepruar në kohë.

Njihet nga mbi 120 shtete, është pjesë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare, ka hapësirë në sport, kulturë e art - dëshmi se mund të konkurrojë dhe të afirmohet edhe jashtë kufijve.

Me fjalët e ish-ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, qytetarët e Kosovës “e meritojnë të përgëzohen dhe vlerësohen për përparimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë në themelimin dhe konsolidimin e shtetit të tyre sovran e të pavarur”.

“Kosova nuk është më një shtet në tranzicion; përkundrazi, është një shtet i pavarur dhe i suksesshëm demokratik”, thotë Hovenier për Radion Evropa e Lirë.

Por tani, si një 18-vjeçare në një botë ku rrethanat gjeopolitike ndryshojnë shpejt dhe aleatët nuk janë gjithmonë të durueshëm, Kosova përballet me pritje të qarta dhe duhet t’i rendisë me kujdes hapat e saj të ardhshëm.

Hovenier thotë se prioritetet e vendit për vitet që vijnë, mund të ndahen në tri kategori, duke filluar nga integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Ai vlerëson se Kosova ka bërë përparim të vërtetë në këtë drejtim, por se ka ende punë për t’u bërë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe progresi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s varen nga partnerët kryesorë, të cilët duhet të shohin përpjekje të besueshme dhe të përgjegjshme, për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesave për përparim në fusha të caktuara”, thotë Hovenier.

Në këtë kontekst, ai nënvizon rëndësinë e përmbushjes së obligimeve që Kosova ka marrë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Së dyti, Hovenier përmend rritjen ekonomike dhe zhvillimin.

Ai e lidh drejtpërdrejt stabilitetin dhe suksesin afatgjatë të Kosovës me aftësinë e saj për të ndërtuar një ekonomi që gjeneron mirëqenie dhe mundësi reale për qytetarët.

Pranon se është arritur progres i dukshëm, por nënvizon se kjo nuk mjafton.

Sipas tij, vendi duhet të bëjë më shumë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për krijimin e kushteve që sektori privat të mund të konkurrojë me sukses në tregun global.

“Një fokus i shtuar në rritjen dhe zhvillimin ekonomik rajonal, si dhe politika qeveritare që u përgjigjen kërkesave legjitime të komunitetit të biznesit, do të kontribuonin në këtë progres të nevojshëm”, thotë ish-ambasadori amerikan.

Si prioritet të tretë, ai përmend konsolidimin e institucioneve demokratike dhe qeverisjen efektive, duke vënë në dukje se “Kosova nuk ka përfituar nga periudha gati njëvjeçare e qeverisjes së përkohshme”.

“Kanë humbur disa mundësi”, thotë Hovenier.

Mesazhet e tij i plotëson edhe Wolfgang Petritsch, ish - i dërguar special i Bashkimit Evropian për Kosovën.

Ai i vlerëson arritjet në planin socio-ekonomik, por thotë se janë ende larg nivelit që do të garantonte stabilitet afatgjatë.

Sipas tij, sfidë reale është krijimi i kushteve që brezi i ri ta shohë të ardhmen brenda vendit, e jo jashtë tij.

“Ende shumë kosovarë detyrohen ta kërkojnë mirëqenien e tyre jashtë vendit të tyre”, thotë Petritsch për Radion Evropa e Lirë.

Ai pret nga Qeveria e re e Kosovës një strategji ekonomike ambicioze, të harmonizuar me agjendën e Bashkimit Evropian, për autonomi sovrane.

Një nga paralajmërimet më të forta të Petritschit lidhet edhe me atë që ai e quan “fund i epokës transatlantike”.

Sipas tij, kjo ka pasoja të drejtpërdrejta për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i përshkruan si “çlirimtarin dhe mbrojtësin afatgjatë të vendit”.

“Pikërisht në kohën kur luftëtarët kurdë të lirisë janë braktisur nga SHBA-ja në Irak, apo kur palestinezët janë më larg se kurrë nga shteti i tyre, duhet t’ia kujtojmë vetes se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shkuan në luftë për të siguruar mbijetesën e Kosovës - dhe pavarësinë e saj përfundimtare”, thotë Petritsch.

Kjo, sipas tij, përmban një mësim dhe një obligim për Kosovën: të bëhet anëtare e respektuar e komunitetit të shteteve demokratike evropiane.

Në vlerësimin e tij, Kosova duhet të angazhohet sinqerisht me pakicat, veçanërisht me komunitetin serb në veri, dhe pas një periudhe të gjatë të pasigurisë demokratike, të ketë një qeveri funksionale dhe efektive.

“Kjo do ta shndërronte Kosovën në një shtet evropian ‘të rritur’”, thotë Petritsch.

E, perspektiva ndërkombëtare për sfidat e Kosovës kompletohet nga ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea.

Ai thotë se Qeveria e re në Prishtinë duhet ta rifitojë besimin e SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë, të cilët, në këmbim, duhet të punojnë më shumë për të siguruar njohjen e plotë të Kosovës dhe për të siguruar anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Nevojiten strategji të qarta dhe diplomaci publike ndërkombëtare më efektive, për të argumentuar anëtarësimin në NATO dhe BE”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Brenda vendit, thotë Shea, Qeveria e re e Kosovës duhet t’i japë komunitetit serb një shkallë të qeverisjes lokale, në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, duke ndaluar ta trajtojë atë si një “kolonë të pestë”.

“Joshja funksionon më mirë se shtrëngimi”, përfundon Shea./REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet