13 Shkurt 2026, 18:27
Nga E. D
Elisa Spiropali
GJERMANI- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku po diskutohen sfidat aktuale globale. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson se "Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor."
"Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë", shkroi Spiropali.
Ministrja shtoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Postimi i plotë:
Në Mynih në Konferencën e Sigurisë, ku mblidhen liderët kryesorë politikë e ushtarakë për të diskutuar sfidat e sotme globale. Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.
Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë.
Takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
13 Shkurt 2026, 18:12
E. D
Ëngjëll Agaçi
TIRANË- Ëngjëll Agaçi është larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm...
Politike
13 Shkurt 2026, 17:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pas raportimit se Kryeministri Edi Rama e ka anuluar udhëtimin p&e...
Politike
13 Shkurt 2026, 17:05
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja ka argumentuar se pretendimi i Prokurosrisë se si zëvendëskomandant për ndihmë, Jakup Kras...
Politike
13 Shkurt 2026, 17:02
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja po trajton pretendimet e ZPS-së për autoritetin e Krasniqit pas emërimit të tij si zëvend&...
Politike
13 Shkurt 2026, 16:48
E.d
Foto ilustruse
SERBIA- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat serbe pas një takimi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdoga...
Politike
13 Shkurt 2026, 16:32
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja Alagendra tha se materialet e marra nga Serbia kundërshtoheshin nga verifikimet në terren.
“Gjykatë...
Politike
13 Shkurt 2026, 16:30
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Avokatja Venkateswari Alagendra tani po shqyrton materialet që Prokuroria ka marrë nga Serbia. Ajo tha se ato jan&...
Politike
13 Shkurt 2026, 15:55
E. D
LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish kushtet problematike në spitalin e Lushnjes. Ai është sh...
Politike
13 Shkurt 2026, 15:56
E.d
Foto ilustruse
HAGË- Mbrojtja e Krasniqit tha se ZPS-ja nuk ka verifikuar autorësinë, autenticitetin apo besueshmërinë e materiale...
Politike
13 Shkurt 2026, 15:24
E.d
Foto ilustruse
Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë lidhjen e pretenduar të klie...