LIVE UPDATES
Politike

"Kontrata të tilla ka në çdo kullë në Tiranë", Këlliçi nxjerr dokumentin: Po i tregoj SPAK 7 apartamente, 1 mln euro pasuri të inceneratorit

Ai tha se SPAK do të gjejë kontrata të ngjashme, sipas tij pothuajse në çdo kullë në Tiranë. 

27 Shkurt 2024, 21:42 Nga r.ll
"Kontrata të tilla ka në çdo kullë në
belind kellici

TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar sot dokumentet që sipas tij tregojnë një nga kontratat e nënshkruara mes inceneratorit të Tiranës dhe Klodian Zotos.

I ftuar në ‘A Show’ në SYRI TV, Këlliçi tha se bëhet fjalë për 7 apartamente me një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë në një prej komplekseve të ndërtuara në Tiranë. Ai tha se SPAK do të gjejë kontrata të ngjashme, sipas tij pothuajse në çdo kullë në Tiranë. 

"Me grupin e ekspertëve pranë PD-së kemi punuar gjatë kësaj jave dhe për tu bërë të ditur shqiptarëve se ku kanë shkuar paratë. Ne kemi 6 muaj që publikojmë çdo ditë dhe çdo javë dokumente të reja në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Thelbi është ku kanë shkuar paratë. Në inceneratorin e Tiranës deri tani janë paguar 130 mln euro për një incenerator që nuk ekziston.

Unë do të publikoj sot për herë të parë, një nga kontratat e nënshkruara mes inceneratorit të Tiranës dhe Klodian Zotos, një kontratë të firmosur në 20 korrik të vitit 2021 mes administratores së kompanisë ITS që është Denisa Tollkuçi dhe kompanisë së ndërtimit ‘Llanaj ndërtim’. Në thelb kjo kontratë ka që kjo kompani do të lejohet të depozitojë 85 mijë ton dhera pa pagesë në Sharrë, kundrejt shpërblimit me 500 metër katror ndërtim, apo apartamente për inceneratorin e Tiranës, kompaninë ITS. Kjo kompani nuk ka paguar dherat, por me një kontratë kleringu prej 500 metrash katrorë sipërfaqe banimi.

Bëhet fjalë për këto apartamente. Meqë po kërkojnë se ku janë paratë, unë sot po i tregoj SPAK-ut se ku janë 1 milionë euro prona dhe i ftoj që në përfundim të këtij emisioni të marrin këto dokumente dhe të shkojnë të sekuestrojnë këto apartamente që janë para të shqiptarëve. Një kompani që është nën sekuestro nga shtetit, ITS, pronari është në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto, si pronar defakto i inceneratorit të Tiranës, por në fakt është prestanome sepse pronarin defakto na e tha Arben Ahmetaj dhe quhet Erion Veliaj, ka sot në pronësi, unë po i tregoj SPAK 7 apartamente me vlerë në total  1 mln euro.

E garantoj SPAK se do të gjejnë kontrata të ngjashme. I garantoj se pothuajse në çdo kullë, disa kulla përfshirë dhe kullën pas bashkisë Tiranë, me urdhër të Mirel Mërtirit dhe Erion Veliajt jepej urdhër të depozitonin dhera pa pagesë, sepse merrnin apartamente pronarët", tha Belind Këlliçi.

belind këlliçi inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet