LIVE UPDATES
Politike

Klevis Balliu: PD dënon kthimin e Altin Qatos në detyrë dhe kërkon marrjen e masave disiplinore serioze e të plota ndaj tij

Duke folur për rikthimin në detyrë të drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato, vetëm dy ditë pas shpullës ndaj një qytetari, Balliu u shpreh se, goditja e qytetarit është në vetvete një aferë korruptive për të mbuluar një tjetër aferë korruptive të qeverisë.

5 Gusht 2024, 15:20 Nga I.A
Klevis Balliu: PD dënon kthimin e Altin Qatos në detyrë dhe
Klevis Balliu

TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Shtetit që të marrin masa serioze ndaj drejtorëve që shkelin ligjin. Duke folur për rikthimin në detyrë të drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato, vetëm dy ditë pas shpullës ndaj një qytetari, Balliu u shpreh se, goditja e qytetarit është në vetvete një aferë korruptive për të mbuluar një tjetër aferë korruptive të qeverisë. Me anë të një deklarate për mediat, Balliu ka deklaruar se rikthimi i Qatos në detyrë tregon se sa i inkriminuar është pushteti, që nxjerr policët e Rrugores në rrugët e Shqipërisë për të goditur qytetarët.

"Altin Qato, shefi i Policisë Rrugore, që u bë simboli i radhës i Policisë Rrugaçërore do të kthehet në krye të detyrës pas një pezullimi pak ditor, sa për sy e faqe. Në shkelje të ligjit, përdhosjes së uniformës dhe të kodeve të shqiptarit, Altin Qato goditi në ‘rrugë të madhe’ një qytetar, duke u bërë një prej dhjetëra zyrtarëve të lartë policorë që dhunojnë qytetarë apo gazetarë pa asnjë shkak ligjor. Partia Demokratike e dënon kthimin e Qatos në detyrë dhe kërkon marrjen e masave disiplinore serioze e të plota ndaj tij dhe çdo zyrtari që, në shkelje të detyrës, kërcënon, frikëson apo godet qytetarët.

Rikthimi i tij në detyrë, pas një “autokritike të shëndoshë” për Rrumbullakun e narko-Policisë dëshmon se sa i inkriminuar është pushteti, që nxjerr policët e Rrugores në rrugët e Shqipërisë për të goditur qytetarët, që jo vetëm paguajnë taksa për rrugët, por edhe rrogat e policëve. Egërsimi i Altin Qatos dhe goditja e qytetarit është në vetvete një aferë korruptive për të mbuluar një tjetër aferë korruptive të qeverisë. Prej kohësh Policia e Shtetit është kthyer ne mburojë të pushtetit dhe aferave korruptive të Ramës, Ballukut dhe Veliajt.

Kjo do të thotë dhune frontale kundër protestuesve dhe shërbim ‘extra full inclusive’ organizatave kriminale. Rrumbullaku mund ta mbajë Qaton për shërbimet që i bën Rilindjes, por nuk mund të ruajë edhe nderin e uniformës dhe as t’i shmanget përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Partia Demokratike e di se ne Policinë e Shteti ka efektivë te ndershëm dhe dinjitozë qe përplasen ballazi me krimin, siç ka si Qato me shokë, ushtarë të zellshëm kundër qytetarëve, deri në dhunë fizike, dhe ‘pula të lagura’ para kriminelëve. E dënojmë edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe politike dhe qytetare dhunën ndaj qytetarit, të kryepolicit Altin Qato, dhe i sigurojmë, si viktimën ashtu dhe agresorin se, nëse i pari na ka në krah, i dyti na ka përballë deri në ndëshkimin më shembullor nëpërmjet ligjit," tha Balliu.

klevis balliu altin qato

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet