LIVE UPDATES
Politike

Gjergji: Pacientët në Fier pa ushqim prej muajsh, ministria jep 320 mln lekë për hotelin ku do të qëndrojë personeli mjekësor

Deputetja demokrate tha se ky është një rast flagrant klientelizmi dhe abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kur në fakt do të duhej të ishte model për shëndetësin. 

5 Gusht 2024, 13:58 Nga r.ll
Gjergji: Pacientët në Fier pa ushqim prej muajsh, ministria jep 320
zheni gjergji

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji në një deklaratë për mediat, nga selia e PD-së, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se prej muajsh ka lënë pa ushqim pacientët në spitalin e Fierit.

Por sipas Gjergjit, nga ana tjetër jep miliona për strehimin e personelit mjekësor, ku thotë se ministria ka dhënë afërsisht 1 mln euro për fjetjen e tyre në hotel luksoz.

Deputetja demokrate tha se ky është një rast flagrant klientelizmi dhe abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kur në fakt do të duhej të ishte model për shëndetësin. 

DEKLARATA E DEPUTETES:

Çfarë po ndodh në Spitalin e Fierit është tregues se si menaxhohet shëndetësia, si trajtohen pacientët e qytetarët dhe ku shkojnë miliona euro të taksave të shqiptarëve.

Një ditë më parë kolegia Albana Vokshi denoncoi se prej marsit mungon ushqimi për të shtruarit atje. Janë familjarët që e sigurojnë.

Po ashtu, u bë e ditur se 6.6 ton mbetje spitalore janë aty, të palëvizura.

Kjo gjendje nuk e ka penguar aspak Ministrinë e Shëndetësisë të bëjë tenderin e ri për akomodimin e personelit mjekësor për spitalin Memorial të Fierit.

I njëjti subjekt, ka marrë për akomodimin, edhe për një vit tjetër, pa garë dhe me ofertën më të lartë, shumën e 320 mln lek pa tvsh. Për 3 vite, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë afërsisht 1 mln euro për fjetjen e personelit në hotel luksoz.

I bie afërsisht 1 mijë euro në ditë si shpenzim.

Pa u ditur mirë numri i personelit që akomodohet. Pa u marrë në konsiderata oferta të tjera me çmim më të ulët.

Nuk ka dyshim se mjekët dhe ekipi mbështetës, duhet të akomodohen. Po a mund të jepen kaq shumë para kur në spital mungon ushqimi për pacientët? A jepen kaq shumë para, kur nuk realizohet heqja e mbetjeve spitalore që përbën një kërcënim serioz?

Tenderi në fjalë është realizuar me 29 korrik. Qeveria e korrupsionit galopant mund të ndërrojë herë pas herë fytyrat e dikastereve, por zakonin e abuzimit askush prej tyre se harron, sepse ky është sistemi.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me sa duket kërkon të ecë në gjurmët e dy paraardhësve të saj, të cilët jo vetëm shkatërruan shëndetësinë dhe rritën shpenzime nga xhepi të shqiptarëve për mjekim, por dhe abuzuan masivisht në tendera e PPP korruptive.

Pas skandalit drithërues të Onkologjikut, dhe mosmbajtjes së përgjegjësive të drejtpërdrejta të Ministres e vartësve të saj të QSUNT, abuzimeve të keqmenaxhimit të situatës së Urgjencës së Tiranës prej 17 milion euro, vjen dhe kjo shkelje e përsëritur me procedurat e tenderimit në mënyrë klienteliste për akomodimin në hoteleri me 4 yje të personelit shëndetësor në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit.

Ky është një rast flagrant klientelizmi dhe abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kur në fakt do të duhej të ishte model për shëndetësinë nën të ashtuquajturën menaxhimin autonom të spitaleve publike. Ky ‘model’ jo vetëm nuk ofron transparencë por mbi të gjitha është një mundësi vetëm për abuzime marramendëse me buxhetin.

Kjo në kohën kur mungojnë shumë shërbime spitalore në vend.

Pacientëve si në Onkologjik nuk u sigurohet trajtimi shëndetësor me barnat shpesh dhe jetike, dhe trajtimet imazherike apo kimioterapeutike nuk kryhen pasi mungojnë elementët apo aparaturat janë jashtë funksionit.

Gjej rastin t'i bëj një thirrje publike organeve hetimore të mos bëjnë më veshin e shurdhër përpara skandaleve e abuzimeve të njëpasnjëshme që zhvillohen në shëndetësi.

Ky skandal është një indicie e mjaftueshme për të nisur një procedim penal. Mundi dhe djersa e taksapaguesve shqiptarë nuk mund të nëpërkëmben.

Vjedhjet në shëndetësi janë krimi më i rëndë.

zheni gjergji ministria e shendetesise spitali i fierit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet