All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Kjo nuk më tremb!" Në krye të Kuvendit, Spiropali: Ju që jeni mësuar të debatoni me mua, do t’ju shoh njësoj përballë, por nuk do të më keni përballë

Po ashtu Spiropali shtoi se ish-kryetaren Lindita Nikolla "e kishte zili" deri dje dhe tha se do përpiqet t'i ngjajë në përkushtim dhe në durim.

30 Korrik 2024, 18:09 Nga M.B
"Kjo nuk më tremb!" Në krye të Kuvendit, Spiropali: Ju
Elisa Spiropali
All - Paragraf - 1

TIRANA- Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj të parë nga kjo pozitë teksa i është drejtuar ligjvënësve në sallë. Spiropali tha se dëshiron që mirënjohjen ta ketë kuptuar si detyrim dhe ta ndjejë si një shtysë për të bërë më shumë nga sa ka mundur. Ajo tha se është e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që, sipas saj i dhanë duke e zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu Spiropali shtoi se ish-kryetaren Lindita Nikolla "e kishte zili" deri dje dhe tha se do përpiqet t'i ngjajë në përkushtim dhe në durim. Gjithashtu Kryetarja e sapo zgjedhur tha duke iu referuar opozitës, se do t’i shoh njësoj përballë, por nuk do ta kenë përballë dhe shtoi se do ta gjejnë në krahun e djathtë.

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Të nderuar kolegë do kërkoja mirëkuptimin tuaj për këtë fjalë dhe vijojmë me debate në sesione të tjera. Mirënjohja është një fjalë që në gjuhën e dikujt që merret me politikë, tingëllon si trokitja e një gote kristali fallso.

Mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve të vjetra, jashtë mode. Dua të them që mirënjohjen që e kam kuptuar si detyrim e ndjej si një shtysë për të bërë më shumë nga sa kam mundur deri tani. Jam e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Faleminderit me zemër.

E dimë mirë që është një ushtrim i vështirë politik, qytetar, personal, kolektiv, por jam e qartë që çfarë është mirë është e juaja dhe çfarë shkon keq është e kujdo që ngjisni këtu lart. Mirënjohjen e blatoj qytetarëve që më sollën këtu në 2017 dhe më risollën në 2021 si deputete. Mirënjohjen ia kam detyrim secilit koleg.

Në këtë fjalë të parë jo polemike dhe në këtë situatë krejt atipike për mua duke pasur parasysh 3 vitet e mandatit qeverisës dua të falënderoj zonjën grua që zëvendësova sot. E dashur Lindita gjatë këtyre viteve e drejtove këtë Kuvend me përkushtim dhe durim, deri dje kisha një zili, do përpiqem të të ngjaj në përkushtim dhe uroj të të afrohem sa më pak në durim.

Ju që jeni mësuar të debatoni me mua shpesh më ashpër se sa butë, do t’ju shoh njësoj përballë por nuk do të më keni përballë, do të më gjeni në krahun tuaj të djathtë. Dua të më ndihmoni dhe ta dini nëse sot do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë do të zbres deri poshtë në foltore si pjesë e pandashme e palës.

kuvendi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet