6 Mars 2026, 10:34
Nga D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga avokati i Metës, Kujtim Çakrani, i cili konfirmoi se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore. Mësohet se procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit.
Arrestimi i Metës
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
ilir meta kujtim cakrani
Politike
6 Mars 2026, 10:05
D.S
Pallati i Brigadave
TIRANË- Betohen sot shtatë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama. Ceremonia po zhvillohet në Pallatin e...
Politike
6 Mars 2026, 09:14
D.S
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar papërgjegjësi që Kuvendi nuk ka arritur t...
Politike
6 Mars 2026, 08:57
D.S
Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, m...
Politike
6 Mars 2026, 08:49
D.S
Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05.0...
Politike
6 Mars 2026, 08:07
D.S
TIRANË- Pas miratimit të ndryshimeve në kabinetin “Rama 4”, ministrat e rinj do të betohen sot në orën 10:00 pë...
Politike
5 Mars 2026, 22:59
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në limitet e kohës për z...
Politike
5 Mars 2026, 22:38
Foto ilustruse
KOSOVA- Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës ka filluar me një mungesë të madhe deputet&eu...
Politike
5 Mars 2026, 22:16
E.d
Fatmire Mullhaxha-Kollçaku
KOSOVA- Paria në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka propozuar edhe kandidatin e dytë për presid...
Politike
5 Mars 2026, 21:54
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku do të shqyrtoheshin amendamentet e Vjosa Osmanit për ndryshime kus...
Politike
5 Mars 2026, 21:22
I.A
Kuvendi
TIRANË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci e ka arsyetuar përkrahjen e këtyre ...