6 Mars 2026, 08:57
Nga D.S
Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të premten ka nxjerr dekret për shpërndarje të Kuvendit, meqë sipas saj, përfaqësuesit e vendit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.
“Nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues i cili është i përcaktuar qartë...Është fatkeqësi e madhe që ata [deputetët] nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Sipas saj përpjekjet e dështuara të një nate më parë për ta zgjedhur presidentin në Kuvend, nuk ishin as rastësore, as të pamendura.
"Përkundrazi, shumë mirë të kalkuluara dhe ideuara, për fat të keq", ka shtuar Osmani.
Ajo i ka bërë këto deklarata pak orë pas përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Procesi ka dështuar në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit. Kandidatë për president ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy të propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Pas dështimit të procesit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese t’i pezullojë përkohësisht afatet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës./REL
vjosa osmani zgjedhja e presidentit
Politike
6 Mars 2026, 08:49
D.S
Parlamenti i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të ditës së enjte, (05.0...
Politike
6 Mars 2026, 08:07
D.S
TIRANË- Pas miratimit të ndryshimeve në kabinetin “Rama 4”, ministrat e rinj do të betohen sot në orën 10:00 pë...
Politike
5 Mars 2026, 22:59
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në limitet e kohës për z...
Politike
5 Mars 2026, 22:38
Foto ilustruse
KOSOVA- Seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës ka filluar me një mungesë të madhe deputet&eu...
Politike
5 Mars 2026, 22:16
E.d
Fatmire Mullhaxha-Kollçaku
KOSOVA- Paria në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka propozuar edhe kandidatin e dytë për presid...
Politike
5 Mars 2026, 21:54
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku do të shqyrtoheshin amendamentet e Vjosa Osmanit për ndryshime kus...
Politike
5 Mars 2026, 21:22
I.A
Kuvendi
TIRANË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci e ka arsyetuar përkrahjen e këtyre ...
Politike
5 Mars 2026, 21:10
I.A
Osmani dhe Kurti
KOSOVË- Amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani dhe të miratuara në Komisionin Parlamentar...
Politike
5 Mars 2026, 20:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër pas gjuhës fyese që Balla pë...
Politike
5 Mars 2026, 20:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti demokrat Besart Xhaferri, ka kërkuar përjashimin e Ballës. Gjatë fjalës së tij n&eu...