6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ajo u shpreh se planet e qeverisë sipas saj, janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Sipas saj ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel, dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij dhe është sot një mashë e maxhorancës. Tabaku u ndal dhe te Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, për të cilin tha se sot kemi një ekonomi të komanduar e një grusht kompanish që marrin tendera
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së saj Tabaku shprehu rëndësinë raportimin nga Kontrollit i Lartë të Shtetit në Parlament. Ajo theksoi se raportet e tyre japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë ndërsa shtoi se ata përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre.
Ajo u shpreh se planet e qeverisë sipas saj, janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Sipas saj ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel, dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë e tij dhe është sot një mashë e maxhorancës. Tabaku u ndal dhe te Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, për të cilin tha se sot kemi një ekonomi të komanduar e një grusht kompanish që marrin tendera.
Fjala e Tabakut:
Është fatkeqësi që për herë të parë raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk diskutohet në Parlament para mbylljes së këtij sesioni. Është fatkeqësi që qeveria që ndodhet në një pozitë ku raportet e KLSH japin një situatë që korrupsioni është kthyer në një kulturë pune në administratë, përpiqen që të sulmojnë institucionin e të mos merren me punën e tyre.
Planet e qeverisë janë për ta mbyllur KLSH-në, të ndryshojnë ligjin dhe për ta kthyer atë në një gjykatë auditi. Çfarë duhet më që qeveria të vazhdojë dhe të sulmoje çdo institucion të pavarur vetëm se nuk i përgjigjet këtyre. Ka qenë fatkeqësi që raportimi është kthyer në këtë nivel, sulmi është kthyer në këtë nivel dhe sot Parlamenti ka reduktuar fuqinë tij dhe është sot një mashë e maxhorancës, dhe reflektohet në çdo nivel dhe në atë që në po diskutojmë sot, që është korrupsioni.
Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik, duket të kishte qenë një raport që nuk duhet të ishte lexuar ndryshe nga të gjitha anët. Tre janë shifra që duhet të përmend, 1.1 miliard euro prokurime publike, që janë më të larta në Ballkanin Perëndimor. I dyti, 85% e prokurimeve janë me fondin limit, i treti 90% e prokurimeve janë me një ofertues, atëherë çfarë gare ka këtu? Sot kemi një ekonomi të komanduar, një grusht kompanish që marrin tendera.
Çfarë bënë institucioni i Prokurimit publik, çfarë masash ka marrë? E dëgjova drejtuesin e institucionit dhe ai ishte komplet një realitet tjetër paralel. Sot korrupsioni është kthyer në një kulturë pune, sot ndryshohen dhe përcaktohen kriteret e tenderave nga administrata, sot përcaktohet kontrata koncesionare nga ata që përfitojnë tendera. Ku është roli i Prokurimit publik këtu? Në cilën situatë ndodhet situata e prokurimeve publike sot ku Prokurimet Publike nuk referojnë për rastet e korrupsionit, janë hapësira për pastrimin e parave, janë sektori më i korruptuar, për çfarë na duhen institucionet e pavarura kur nuk bëjnë punën e tyre? Kur janë në një linjë me qeverinë bëjnë, kur janë në linjë të kundër duhet të sulmojmë dhe punën e tij ta prishim.
Igli Hasani TIRANË- 13 kandidatë janë emëruar zyrtarisht nga qeveritë e tyre për katër postet e larta drejtuese t&e...
Himare HIMARË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndod...
Kaso TIRANË- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para me...
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka reaguar në...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në seancën e sotme parlamentare foli lidhur me tenderat dhe ...
Ilirian Celibashi TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, p&...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji që drejtoi Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit ...
Oerd Bylykbashi TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso morën pjesë në një...
Agron Shehaj dhe Ervin Mete TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me ko...
Ervin Mete TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete gjatë fjalës së tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj n...