LIVE UPDATES
Politike

Kërcënimet me jetë ndaj Osmanit, GSBGJ: Nuk ka vend për dhunë apo frikësim në shoqëritë demokratike! Të ndërmarren veprime të menjëhershme

GSBGJ u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur gratë në politikë dhe për t’u siguruar që ato mund të udhëheqin pa frikë.

28 Maj 2025, 15:23 Nga N.F

Kërcënimet me jetë ndaj Osmanit, GSBGJ: Nuk ka vend për

Osmani

KOSOVË- Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore, GSBGJ ka dënuar ashpër kërcënimet me vdekje ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një reagimi GSBGJ shprehet se akte të tilla frikësimi dhe kërcënime të kësaj natyre nuk janë vetëm sulm ndaj Presidentes Osmani si person, por edhe sulm ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe parimit të paqes e stabilitetit.

GSBGJ u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur gratë në politikë dhe për t’u siguruar që ato mund të udhëheqin pa frikë.

“Shprehim solidaritet të plotë me Presidenten Osmani dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për sigurinë, mbrojtjen dhe dinjitetin e të gjithë zyrtarëve publikë, pa dallim gjinie, që shërbejnë me integritet dhe përkushtim. Nuk ka vend për dhunë apo frikësim në shoqëritë demokratike”, thuhet më tej në reagimin e GSBGJ-së.

osmani kercenim me jete

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian