LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Celibashin të dorëzojë çdo procesverbal dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmalit

Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Edi Rama që nuk kërkoi dot një procesverbal në vitin 2009, u kërkua 4 muaj pas zgjedhjeve të hapë kutitë. 

28 Maj 2025, 12:43 Nga E. D
Berisha: Celibashin të dorëzojë çdo procesverbal dhe
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur konferencë për shyp kërkoi që kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të dorëzojë çdo procesverbal dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmalit. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Edi Rama që nuk kërkoi dot një procesverbal në vitin 2009, u kërkua 4 muaj pas zgjedhjeve të hapë kutitë. Ndër të tjera Berisha tha se "Ne jemi këtu për të paraqitur dokumente, për të faktuar me vendosmërinë më të madhe, seriozitetin më të madh, farsën e 11 Majit".

"Ne kemi të gjithë dokumentet. Organi i akuzës fakton se është seksion i PS. Por ne kemi aq dokumente për këta patronazhistët, të nxjerra edhe nga vetë kompjuterët e tyre. Po, nga laptopet. Se këto laptopet janë bërë problem. Dhe në qoftë se njerëz të papërgjegjshëm në Prokurorinë e Tiranës mbyllin sytë, bota nuk mbyll sytë, shqiptarët nuk mbyllin syutë, luftëtarët e votës së lirë nuk mbyllin sytë. I kemi dhe i kemi nga laptopet. Laptopi humbet ndonjëherë, laptopi i humbur ka bërë problem historik. Prisni, mos u ngusni. Ne jemi këtu për të paraqitur dokumente, për të faktuar me vendosmërinë më të madhe, seriozitetin më të madh, farsën e 11 Majit.

Dhe me këtë rast paralajmëroj Ilirjan Celibashin të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmalit, një figurë e zhveshur nga çdo lloj norme dhe standardi njerëzor, nj shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar dje të mos u japin procesverbalet e qendrave të votimit kandidatëve apo PD-së për Kukësin, ku kemi fituar. Edi Rama që nuk kërkoi dot një procesverbal në vitin 2009, u kërkua 4 muaj pas zgjedhjeve të hapë kutitë. Këta nuk hapën procesverbalet dje.
Një sfacato, një mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore, bllokon procesverbalet e kërkuara nga mercenarët.

Dhe kjo nuk është detyrë e tij, është detyrë e Ilirjan Celibashit. Ato i jep ligji. E morët ju vesh? Në qarkun ku ne kemi fituar, nuk u dhanë procesverbalet. E verifikova njëherë se thashë është e pamundur. Por Edi Rama i çon tek një njeri që zbaton çdo lloj urdhri, një turp njerëzor dhe vendos se nuk mund të merrni procesverbalet se i kanë komisionerët. Por zyrtare janë ato që janë dorëzuar aty. Edi Rama nga një anë urdhëron kandidatët e tij të mos kërkojnë në asnjë mënyrë hapje kutish, nga ana tjetër urdhëron një çfarë mund t’i thuash, çdo epitet mund t’i vësh Rusmalit, që të mos japë procesverbalet.

I kërkoj Ilirjan Celibashit që me urgjencë të dorëzojë procesverbalet kur kërkohen në një proces ankimor. A mund të imagjinoni ju një narkoshtet të mobilizuar se si të fshehë farsën elektorale? Këta kanë frikë nga dokumentet edhe aty ku kemi fituar ne. Dhe ato në Kukës i ka kërkuar një kandidat i mbështetur nga ne, se ne jemi për transparencë, pavarësisht se çfarë mendon Sali Berisha apo PD, do prevalojë e drejta e tij për të kërkuar transparencë. Por ai ka votuar për të mos dhënë procesverbalet e qendrave të votimit. E kuptoni se nuk dua të lëshoj gojën për t’i dhënë ata që ai meriton. Këta janë, urdhëroni," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet