LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi zbulon surprizat e 7 korrikut: Kanë prerë biletat shumë emigrantë. Meta e LSI do jenë aty

Këlliçi shtoi se të martën ose të mërkurën do të dalë me të dhëna në lidhje me numrin e personave që pritet të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. 

30 Qershor 2022, 20:20 Nga F.M
Këlliçi zbulon surprizat e 7 korrikut: Kanë prerë biletat
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha se numri i pjesëmarrësve në protestën e 7 korrikut, do të jetë surprizë. I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, Këlliçi theksoi se në protestë do të vijnë edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë prerë tashmë biletën. Deputeti demokrat tha gjithashtu se i pranishëm në protestë do të jetë edhe Presidenti Ilir Meta e anëatrët të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mospranimin e Enkelejd Alibeajt për të mos marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, Këlliçi e konsideroi shërbim ndaj qeverisë. Këlliçi shtoi se të martën ose të mërkurën do të dalë me të dhëna në lidhje me numrin e personave që pritet të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. 

“Qytetarët dalin për veten e tyre, për ekonominë e tyre. Nëse janë më mirë se para 10 vitesh, le të mos dalin në protestë. Por është momenti që shqiptarët të çohen në protestë për të mirën e tyre. Qëllimi i protestës është për t’i shkurtuar ditët Edi Ramës. Ka ardhur momenti të bëjmë opozitën dhe opozita bëhet kundër qeverisë, kundër kryeministrit dhe kundër kësaj qeverie që është në mandatin e tretë. Është një protestë për të rikthyer PD në binarët e opozitarizmit. Çdo opozitar që është votëbesuar, aq më tepër ata që kanë marrë mandat deputeti, po bëjnë detyrën e tyre. Pak rëndësi ka e thërret Berisha, Alibeaj, Basha, etj, por protesta është lajm i mirë. Pashë sot një reagim të Alibeajt, që më duket në kufijtë e absurdes. Të bësh thirrje për të mos marrë pjesë në protestë, më duket jo normale dhe shërbim ndaj qeverisë. Për këtë më vjen keq, që ka kolegë që në vend që të bënin thirrje për t’iu bashkuar protestës, po bëjnë dëm. Edhe të majtët mund të dalin në protestë, edhe ata e paguajnë naftën njësoj si ne. E keni parë tre ditët e fundit, që ka pasur një ulje të vogël të çmimit të naftës. Pra, një mini sinjal është dhënë. Nëse Berisha ka thënë që do kthejë opozitarizmin e vërtetë dhe se opozita nuk ka pushime, atëherë nuk na bën përshtypje pse protestojmë në korrik. Neve na kërkojnë llogari pse u bë në korrik dhe jo në qershor, pse në mesjavë dhe jo në fundjavë, tani po na kërkojnë dhe për LSI e Ilir Metën. Ilir Meta dhe LSI aty janë. E kanë konfirmuar publikisht që do të jenë aty. Edhe unë dal në protestë si qytetar, para se të dalë si deputet. Është një kulturë qytetare të dalësh në protestë dhe është një kulturë që duhet kultivuar te shoqëria jonë, te brezi i ri. Gjatë 8-vjecarit të drejtimit të PD nga Basha janë organizuar protesta shumë të mëdha, nuk e mohoj dhe nuk do e mohoj kurrë, se kam qenë dhe vetë pjesë, por ky është një organizim i ri i PD. Është një sprovë e parë për të parë cili do jetë reagimi i qytetarëve, mbështetja që ata do japin. Në varësi të numrit që do të vijë aty, do të vendoset dhe vazhdimi i aksionit politik. Jam i bindur që numri do të jetë i madh. Ka shumë njerëz që kanë prerë biletën dhe po vijnë për të protestuar, sepse edhe pse jetojnë jashtë, kanë familjet këtu dhe rritja e çmimeve ndjehet edhe tek ata. Do kemi surpriza. Rreth ditës së martë apo të mërkurë mund të kemi shifra konkrete. Kjo protestë duhet të na bashkojë të gjithëve,"- tha Këlliçi. 

belind kellici

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin