LIVE UPDATES
Politike

PS kërkon ndryshimin e Ligjit për Dosjet/ PD: Jemi për lustracionin. Meta: Duam transparencë!

Edhe pse dosja për Metën nuk është zbardhur, për socialistët ai tashmë është i njollosur. Bushka tha se ka politikanë që mund të fshihen pas të shkuarës së tyre.

29 Korrik 2022, 13:28 Nga f.g
PS kërkon ndryshimin e Ligjit për Dosjet/ PD: Jemi për
Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANE- Denoncimi i Autoritetit të Dosjeve se në politikën shqiptare në nivel të lartë është futur një sigurims i identifikuar fillimisht për publikun si I.M., ndërsa për Parlamentin si Ilir Metaj, i ka shërbyer Partisë Socialiste për të kërkuar ndryshimin e ligjit. Deputetja Klotilda Bushka depozitoi sot në emër të grupit parlamentar të PS disa ndryshime. Bushka tha se nisma kërkon një shtrat ligjor për të bërë verifikimin e politikanëve edhe të atyre që kanë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani. 

'Rastet flagrante dhe shqetësuese të pasqyruara në shkresën informuese të Autoritetit drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku figura të rëndësishme të shtetit të pajisur me Çertifikatën e pastërtisë së figurës në fakt rezultojnë në dokumentat e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, kërkojnë një adresim dhe reagim të menjëhershëm.Transparencë e plotë për këto raste duhet të kryhet dhe pengesat apo boshllëqet në legjislacionin ekzistues duhet të adresohen me qëllim zbardhjen e të vërtetës sipas vlerave demokratike të drejtësisë si përgjegjësi për brezat e ardhshëm por mbi të gjitha detyrim për ata që vuajtën nën regjimin e kaluar.'- tha Bushka.

Edhe pse dosja për Metën nuk është zbardhur, për socialistët ai tashmë është i njollosur. Bushka tha se ka politikanë që mund të fshihen pas të shkuarës së tyre.

'Pasi siç shkruante shkrimtari i mirënjohur Italian, Primo Levi, i mbijetuar i kampit famëkeq të Auschwitz: “Ndodhi, prandaj mund të ndodhë përsëri: ky është thelbi i asaj që duhet të themi. Mund të ndodhë, dhe mund të ndodhë kudo.” Pikërisht për t’u siguruar që historia të mos përsëritet dhe arritjen e paqes sociale duhet që bashkëpunëtorët e sistemit të mëparshëm të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimarrjes i çfarëdo niveli qoftë ai.'- u shpreh deputetja socialiste.

Disa orë më vonë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga selia blu se PD i qëndron ligjit të Lustracionit, i ndryshuar 3 herë në 3 dekada pluralizëm. Teksa ishte duke shpjeguar se Ilir Meta nuk është "spiuni" për të cilin flet Autoriteti në dosje, Berisha bëri edhe një shpjegim të ligjit për Dosjet. 

Në vitin 1995, këtu është miratuar ligji i lustracionit i përkthyer fjalë për fjalë, ligji i hartuar nga presidenti Vasllav havel dhe i dorëzuar në parlamentin e asaj kohe në Çekosllovaki. Sali Berisha e ka marrë atë ligj, e ka përkthyer fjalë për fjalë dhe e ka kaluar në parlamentin shqiptar. Ai ligj kishte lustracionin: Pengoheshin për të marrë pjesë në funksione zyrtare të gjithë piramida e persekutimit, le ët themi, të shqiptarëve, polici sekrete, hetuesi, gjykata, prokurori. U zbatua. Ilir Meta mori certifikatën të cilën po të mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë. Ju garantoj këtu.

Sali Berisha, kryetar i PD

Vetë "precedenti" mbi të cilin socialistët duan ndryshim të ligjit, Ilir Meta tha se kërkon transparencë në emër të Partisë së Lirisë. Në një konferencë nga selia e PL, Meta tha se referuar ndryshimeve që mund ti bëhen ligjit aktual, PL është e hapur por debati po zhvillohet për të shmangur vëmendjen nga vjedhjet.

Jam i sigurtë që qëndrimi edhe i deputetëve të Partisë së Lirisë do të jetë transparencë e plotë për cilindo që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i favorizuar apo gjithçka tjetër. Absolutisht Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që nuk bëhet, por bëhet me metoda banale, sigurimsash për të tërhequr vëmendjen nga vjedhjet që iu bëhen popullit dhe për të mbajtur në shantazh politikanë, gazetarët etj. 

Ilir Meta, kryetar i PL

Ndryshimet që PS pritet të kërkojë në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për Dosjet u paralajmëruan nga një lëvizje e maxhorancës dy ditë më parë pas letrës së Autoriteti i Dosjeve dorëzoi në Parlament. Titullarja e institucionit, Lindita Nikolla tha se ishte e "tronditur" pasi lexoi letrën ku denoncohej Ilir Metaj si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit dhe iu përrgjigj pozitivisht kërkesës së Autoritetit që kërkon ndryshim të ligjit për të lejuar verifikimin e zyrtarëve dhe politikanëve, përfshirë edhe atyre që kanë kaluar në filtrin Mezini-Bezhani. Autoriteti pretendon se ish-presidenti është spiun i Sigurimit por nuk ka dhënë detaje për dosjen ndaj tij. Spekulimet mediatike kanë nxjerrë një dosje ku përflitet shtetasi Ilir Murati dhe Filip Talo si personi i spiunuar. Vetë Talo ka mohuar që të jetë spiunuar nga Meta.

meta ne sigurimin e shtetit ilir meta ligji per dosjet sali berisha klotilda bushka

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë