LIVE UPDATES
Politike

"Kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses"/ Berisha: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plaçkitur qytetarët

Lideri i opozitës deklaroi se raporti i Këshillit të Europës ka thënë se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.

23 Janar 2026, 19:22 Nga E.d
"Kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses"/ Berisha: Kjo
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë takimit me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, se qeveria nuk ka më legjitimitet sepse ka vjedhur zgjedhjet dhe ka plaçkitur qytetarët. Ai u shpreh se ka besim se të rinjtë do ta përmbysin regjimin.

Lideri i opozitës deklaroi se raporti i Këshillit të Europës ka thënë se në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Në fund, ai tha se ka dy faktorë që bëjnë të paligjshme këtë qeveri, të cilat sipas tij janë farsa elektorale dhe plaçkitja e qytetarëve.

”Sot, Shqipëria ka një opozitë e cila qëndron e vendosur në idealet e saj. Qëndron e vendosur të vazhdojë betejën gjer në përmbysjen e kësaj diktature. Por edhe dy gjëra. Kjo betejë zhvillohet sot në dy rrethana apo në dy kushte jashtëzakonisht të favorshme dhe këto janë, së pari demaskimi, denoncimi që i bëmë Edi Ramës për vjedhjen e zgjedhjeve. Opozita faktoi se ky njeri nuk zhvillon zgjedhje, ky plaçkit zgjedhje. Ky u përpoq me të gjitha mjetet të përmbysë raportin dhe dështoi totalisht. Dhe ky për shqiptarët dhe mbarë botën është autori i një farse elektorale.

Çfarë tha raporti i Këshillit të Europës? Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Kaq miq. Të thuash parti shtet, je në monizëm. Nuk ka zgjedhje në parti shtet, sepse në garë dalin disa parti dhe shteti gjigant me të gjitha mjetet e tij. Nuk është garë më, është farsë. Dhe kjo ishte një arritje që na jep ne të drejtën që çdo sekondë, çdo minutë çdo orë, të punojmë kundër këtij armiku të votës së lirë. Ky është armik i lirisë. Ky nuk ka asgjë të përbashkët as me shqiptarët, as me qytetarët. Ky duhet të ikë një minutë e më parë, të ketë fundin që meriton si diktator.

Së dyti, një qeveri që del nga zgjedhje të lira, ju jeni të rinj, por duhet ta dini që nuk mund të rrëzohet. Nuk ke të drejtë, në qoftë se u qëndron parimeve që u beson, të kërkosh rrëzimin e një qeverie që del nga zgjedhje të lira përveçse me votën e lirë. Protesta mund të bësh, por sovrani e ka autorizuar atë të qëndrojë aq sa e thotë Kushtetuta. Por kjo qeveri nuk ka legjitimitet sepse ka dhunuar zgjedhjet. Përveç kësaj, edhe për qeveri që dalin nga zgjedhje të lira, në qoftë se ato kapen duke vjedhur qytetarët, ato humbasin legjitimitetin.

Pra, ka dy faktorë që bëjnë të paligjshme këtë qeveri, farsa elektorale dhe plaçkitja e qytetarëve. Kurrë ndonjëherë një qeveri e tillë nuk është kapur në flagrancë, një kryeministër i tillë nuk është kapur në flagrancë duke vjedhur miliarda të qytetarëve dhe përpiqet të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Është shkak, është arsye më madhore për të bërë gjithçka për përmbysjen e saj. Shpresa më madhore e shqiptarëve sot jeni ju, gjenerata juaj dhe unë kam besimin më të madh se do ta përmbysni me sukses.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha frpd qeveria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet