LIVE UPDATES
Politike

"Sot jemi në rrezik ekzistencial si komb"/ Berisha: Kombi nuk ka pasur ndonjëherë armik më të egër se sa Edi Rama

Duke folur me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, Lideri i opozitës tha se Shqipëria sot është në rrezik zhdukje si komb, për shkak të politikave shkatërruese të qeverisë ndaj popullit.

23 Janar 2026, 18:52 Nga E. D
"Sot jemi në rrezik ekzistencial si komb"/ Berisha: Kombi nuk ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se Kombi nuk ka pasur ndonjëherë armik më të egër se sa Rama. Duke folur me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, Lideri i opozitës tha se Shqipëria sot është në rrezik zhdukje si komb, për shkak të politikave shkatërruese të qeverisë ndaj popullit.

"Miq, prokurorë, gjykatës, bëjnë gabime, kanë tendenca politike, janë politikë, kur sulmojnë si politikë, duhet t’ua kthesh. Kjo ndodh këtu, kjo ndodh edhe në SHBA. Edhe aty ka ndodhur, edhe aty prokurori trillonte për kandidatin për president në mënyrën më monstruoze. Por asnjëherë ai nuk bëri mëdysh fjalën e tij, u paraqit sa herë e kërkuan. Se ky është rregulli. Rregulli është që duhet t’i qëndrosh ligjit, duhet të zbatosh ligjin. Se ti je për shtetin ligjor, je për Kushtetutën. Sepse Kushtetuta është shtyllë ligjore e garancisë së demokracisë.

Kurse këta rreshtoheshin në një mënyrë të paimagjinueshme për të mbrojtur një hajdute, e cila u them ju, në mënyrë absolute në çdo tender ka firmën dhe dorën e saj të zezë, që shkon jo në qindra milionë, por në miliarda euro për vete dhe Edi Ramën. Pra, ju mblidheni sot këtu në një kohë kur vetëm në hapësirën Shengen janë larguar mbi 700 mijë të rinj shqiptarë. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur ne si komb jemi në kërcënim absolut ekzistencial. Po, ju jeni tani njerëz të dijes. Kombi ka disa tregues demografikë. Ato janë themelorë për të ardhmen e tij. Ato tregues, po të ecin me këtë trend, pas 50 vitesh, shqiptarët i konsiderojnë komb të fshirë.

Sepse ne sot e kemi lindshmërinë që kemi pasur 100 vite më parë kur ishim 700 mijë banorë. Sot ne kemi treguesin e lindshmërisë më të ulëtin në botë. Sot, nga viti 2018 gjer sot, ne kemi mijëra vdekje në vit më shumë se sa lindje. A e shihni ju se ku e katandisi ky? Në një kohë që gjer në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri vetëm rritej. Pse? Një faktor themelor. Vetëm një. Sepse ju, bashkëmoshatarët tuaj vendosnit, besonit se ëndrrën tuaj mund ta ndërtoni në vendin tuaj. Kaq. Asgjë tjetër nuk kishte. Por kishte një mjedis, kishte një alternativë, kishte një seri rrethanash të cilëve bashkëmoshatarëve tuaj u jepnin shpresë, u jepnin besim, se ata mund të shkolloheshin, se ata mund të punësoheshin, se ata mund të ndërtonin folenë e tyre, mund të kishin shtëpinë.

Kurse sot imagjinoni çfarë largimi të tmerrshëm masiv. Nuk ka pasur kombi ndonjëherë në histori një armik më të egër të ekzistencës së tij se sa Edi Rama. Shumë më tepër se Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte gjakësor.
Ishte mizor në të drejtat e njeriut. Por nuk mund të themi se ai dhe klika që e rrethonte vodhi shqiptarët siç vjedhin këta sot. Jo, jo, jo harrojeni këtë. Ata kishin paranojat e tyre, por këta vjedhin në mënyrë të paimagjinueshme. Shkoni, gjeni djegësin e Tiranës. 130 milionë euro ka vjedhur Edi Rama me Erion Veliajn," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita takim

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur