LIVE UPDATES
Politike

Kafe për 15-vjeçarët dhe ‘loja’ me kuzhinieret/ Zhupa: Kryetari i PS Hajmel rritet në detyrë për abuzimet në konviktin “Ndre Mjeda”

Zhupa denoncoi kryetarin e PS Hajmel, se është shpërblyer me rritje në detyrë edhe pse sipas saj është përgjegjës për abuzimet me tenderat në konviktin “Ndre Mjeda”.

25 Mars 2023, 12:06 Nga A.B
Kafe për 15-vjeçarët dhe ‘loja’ me kuzhinieret/
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një dalje për mediat, ajo shprehet se po bëhen të gjitha për qëllime elektorale.

Zhupa denoncoi kryetarin e Partisë Demokratike, Hajmel, se është shpërblyer me rritje në detyrë edhe pse sipas saj është përgjegjës për abuzimet me tenderat në konviktin “Ndre Mjeda”. 

DEKLARATA E ZHUPËS:

I bëj thirrje gjithashtu ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që të jetë në dijeni dhe të kontrollojë policët që sot janë vënë në funksion të këtyre individëve dhe strukturave të PS-së me qëllim intimidimin e qytetarëve të thjeshtë dhe manipulimin e votës së tyre në zgjedhjet e 14 majit”, është alarmi që ngre deputetja e PD, teksa thekson se tenderat e dhëna bëjnë “lojëra” me emërime kuzhinieres kur në këtë konvikt nuk ka kuzhinë, e më pas kalojnë si mirëmbajtëse. Ndërsa thekson se në tenderin për ushqimet e konviktit është abuzuar duke porositur kafe që nuk mund të konsumohet nga nxënësit që i përkasin moshave 15-16 vjeçare.

Si anëtare e Komisionit të Arsimit, por edhe si nënkryetare e Grupit ‘Miqtë e fëmijëve’ kam ardhur në bashkinë e Vaut të Dejës, për të denoncuar abuzimet që bëhen me fondet publike, dhe abuzimet që bëhen me shëndetin dhe mirërritjen e nxënësve të Konviktit ‘Ndre Mjeda’ në këtë Bashki.

Rasti është flagrant dhe i denoncuar disa herë nga PD dega Vau i Dejës, por edhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’. Bëhet fjalë për abuzime me punësime fiktive, duke përdorur dhe keqpërdorur në këtë rast fondet publike.

Në shtator të vitit 2019, ky konvikt shërbehej me katering, që do të thotë se ushqimet vinin të gatshme, të paketuar dhe nuk kishte nevojë për staf për të gatuar, apo për të ofruar shërbime në kuzhinë. Por kundrejt kësaj ata kanë punësuar në shtator të vitit 2019, një ndihmës kuzhiniere, që nuk kuptohet se çfarë funksioni kryen, ndërkohë që nuk ofrohet shërbim dhe nuk kishte kuzhinë funksionale në këtë konvikt.

Ndihmës kuzhinierja nga shtatori i vitit 2019 e deri në janar të vitit 2020, vazhdoi në këtë funksion dhe bile në janar të vitit 2020 u shtua edhe një kuzhiniere. Më pas u shtua edhe një punonjës tjetër për mirëmbajtjen e institucionit. Mbasi më pas e kuptuan se duke u bërë shumë punonjës që ishin për kuzhinën, u vendos që të tre këta ti kalonin si punonjës mirëmbajtje.

Dua të theksoj se në qoftëse do të kishte kuzhiniere, apo ndihmës kuzhiniere, këto duhet jenë të certifikuara, duhet të kenë certifikata dhe duhet të jenë garante për shëndetin e fëmijëve, edhe në rastin kur kryhen funksione.

Në këtë moment kaluan të tre në sektorin e mirëmbajtjes. Në shkurt të vitit 2020, bashkia e Vaut të Dejës, vendosi që nga katering ta kthente me një shërbim që do të kryhej brenda konviktit ‘Ndre Mjeda’ në Vaun e Dejës. Në këtë moment, përsëri dy zonjat kalojnë nga mirëmbajtja në kuzhinë, si kuzhiniere dhe ndihmëskuzhiniere.

Skandali vazhdon me abuzime të tjera. Në momentin që bëhen dokumentet e tenderit për ushqimet që duhet të blenin dhe këtu kemi marrëveshjet, për ushqimet që duhet të blinin në funksion të nxënësve, kujtojmë se nxënësit kanë moshën 15-16 vjeç, pra janë nën 18 vjeç, ata menduan që të abuzonin përsëri dhe të fusnin një produkt siç është kafeja tek lista e tenderit, dhe jo pak por 100 kilogramë kafe të blerë me idenë se do të konsumoheshin nga nxënësit e konviktit ‘Ndre Mjeda’ rreth 800 mijë lekë të abuzuara, sepse siç e dini as ligji nuk e lejon të konsumohen kjo gjë, por edhe vetë ish-përgjegjësi i konviktit, Elvis Prençi në intervistë që dha për ‘Piranjat’ thotë se nuk është konsumuar kafe nga nxënësit.

Pavarësisht kësaj, vendosën ta ndryshonin përsëri, nga shërbim të rikthenin përsëri kateringun dhe në 21 qershor 2021, hapën përsëri një thirrje për të ofruar katering në këtë konvikt.

Prap në dokumentet e tenderit, rezulton kafja si një produkt që do të blihej për nxënësit e këtij konvikti. Absurde dhe totalisht abuzim me fonde publike.

Të gjitha këto kishin një emër, një përgjegjës të konviktit i cili ishte Elvis Prençi. Për këtë abuzim me fondet publike, ai sot është graduar në një pozicion edhe më të lartë, duke i dhënë edhe më shumë përgjegjësi nga administrata e bashkisë së Vaut të Dejës. E kanë bërë drejtor të Shërbimeve Publike, për të gjithë bashkinë.

Pra ky person, që keqmenaxhoi konviktin, që sot janë në prokurori, është bërë drejtor i shërbimeve publike. E sigurisht që vazhdon me të njëjtat metoda të menaxhimit, metoda që i njeh shumë mirë, e ku mjafton të përmenden disa raste kur qytetarët i dinë sepse i njohin çdo ditë.

Kemi rastin e shoferëve pa mjete, shoferëve pa patentë, të cilët nuk kanë qenë një ditë të vetme në punë. Por ky është një nga rastet e punonjësve fiktivë. Kemi rastin tjetër, çudinë më të madhe, të menaxhimit të mbetjeve në njësinë administrative Shllak. Atje është e pamundur të hysh me mjete të tonazhit për shkak të infrastrukturës rrugore, por sipas dokumenteve makinat e këtij tonazhi, hyjnë për të mbledhur mbetjet. Pra totalisht abuzim.

Dhe arsyeja pse lejohet dhe pse ndodh ky abuzim, është shumë e thjeshtë. Sepse zotëria është kryetari i PS-së për njësinë administrative Hajmel dhe ka bekimin dhe mbrojtjen partiake. Të gjitha këto bëhen në funksion të blerjes së votës dhe në funksion të manipulimit të zgjedhjeve. Me këtë rasti i bëj thirrje të gjithë institucioneve publike, duke filluar që nga kryeministri, ministria e Arsimit dhe Financave që janë përgjegjës për konviktet dhe për arsimin, që të kthejnë sytë nga ky abuzim, që po bëhet në emër të  nxënësve, në emër të shëndetit, mirërritjes së tyre dhe të kuptojnë arsyen e vërtetë se, pse sot po braktisin të rinjtë Shqipërinë, sepse sot sistemi arsimor braktiset për të ikur jashtë vendit, pikërisht nga këto metoda keqmenaxhimi dhe abuzimi.

I bëj thirrje gjithashtu ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, që të jetë në dijeni dhe të kontrollojë policët që sot janë vënë në funksion të këtyre individëve dhe strukturave të PS-së me qëllim intimidimin e qytetarëve të thjeshtë dhe manipulimin e votës së tyre në zgjedhjet e 14 majit.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet