Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha pranoi fajin e PD-së, që bojkotoi zgjedhjet lokale.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme gjatë takimit me të rinjtë e FRPD në selinë e Partisë Demoktatike, salla “Pjetër Arbnori.” Ai u shpreh se Shqipëria ka rënë në monizëm të dytë e në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se kontrollon 10 përqind më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist në vitin 1991.
Ai pranoi edhe fajet e PD-së, duke thënë se bojkotoi zgjedhjet lokale.
'Të rinjtë ishin ata që bënë revolucionin demokratik të dhjetorit ‘90 dhe themeluan PD-në. Të rinjtë ishin pa asnjë mëdyshje ata të cilët çuan mesazhin, dritën e lirisë dhe u përballën me monizmin më stalinist të Europës në atë kohë dhe u bënë promotorët e fitores së PD-së.
Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës dhe ndër më të izoluarit e planetit. Shqipëria kishte nevojë për mendje të hapura dhe mendjet e hapura ishin mendjet e të rinjve. Në këtë kontekst, ata luajtën një rol kryesor në të gjitha reformat dhe transformimet e vendit. Sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, i cili në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Edi Rama sot kontrollon 10 përqind më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist në vitin 1991.
Në këtë kontekst, kjo mbështetje e juaj merr një rëndësi edhe më të veçantë. PD dhe forumi i saj, u themeluan dhe mbetën gjithnjë forca më perëndimore e vendit, lokomotiva të vërteta të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE. Në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë, Edi Rama kontrollon në mënyrë të hekurt të gjitha pushtetet. Për gabime të rënda edhe të PD, e cila bojkotoi zgjedhjet lokale, sot në të gjithë Shqipërinë, PD ka vetëm një pushtetar vendor, kryebashkiakun e Shkodrës”,- tha Berisha.
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është i bindur se fillimi i ndryshimit do të jetë 14 maji. P&e...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja e Asamblesë së PS-së...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se qeveria nuk ka përkujdesje për pensionistët, por ka...
Kryeministri Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkruan se Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve stra...
Edi Rama TIRANË- Mediat serbe kanë raportuar mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe. Blic.rs shkruan për &...
Edi Rama FRANCË- Media franceze “TV5 Monde” i ka bërë një reportazh të shkurtër ekspozitës së kryeminis...
Aleksandër Gjoka dhe Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një foto në rrjete sociale ku ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar gjobitjen e tre kryebashkiakëve. Në njoftimin zyrtar, bëhet me...
Sondazhi TIRANË- Në prag të zgjedhjeve të 14 maijt Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se &ccedi...
Sondazhet TIRANË- Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partin&eu...