LIVE UPDATES
Politike

"Ka prodhuar varfëri dhe emigrim"/ Agron Gjekmarkaj: I bëj thirrje SPAK-ut të hetojnë çdo tender dhe projekt të këtij buxheti

Nga foltorja e Kuvendit, demokrati i bëri thirrje SPAK dhe institucioneve të drejtësisë që të hetohet çdo tender dhe çdo projekt i buxhetit, që sipas tij ka varfëruar qytetarët dhe i ka detyruar atë të emigrojnë.

19 Nëntor 2025, 14:46 Nga E. D
"Ka prodhuar varfëri dhe emigrim"/ Agron Gjekmarkaj: I bëj
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se buxheti që pritet të miratohet në parlament nuk është buxhet për qytetarët, por instrument i pushtetit për të mbajtur fasadën e një vendi. Nga foltorja e Kuvendit, demokrati i bëri thirrje SPAK dhe institucioneve të drejtësisë që të hetohet çdo tender dhe çdo projekt i buxhetit, që sipas tij ka varfëruar qytetarët dhe i ka detyruar atë të emigrojnë. Gjekmarkaj tha ndër të tjera se në bujqësi, fondet e IPARD-it kanë përfunduar tek miqtë e pushtetit dhe fermeri i ndershëm nuk ka parë asnjë ndihmë.

Fjalimi i plote

Te nderuar deputet. Të dashur qytetarë të Lezhës, të Mirditës dhe të Kurbinit. Zoti Kryetar. Sot nuk po flas vetëm për një projekt-buxhet. Po flas për pasojat e tij. Po flas për realitetin që ndodh sa herë kjo qeveri miraton një buxhet që nuk sheh qytetarin, por sheh propagandën; nuk sheh nevojat, por klientelën; nuk sheh zhvillimin, por fasadën.

Buxheti nuk është letër. Buxheti është drita ose errësira e qytetarëve. Është mirëqenie ose mjerim. Është shpresë ose braktisje. Dhe ne, qytetarët e Veriut, po e paguajmë përditë koston e një buxheti të padrejtë, të pabarabartë dhe të keqmenaxhuar.

Dje, vetëm një shi i fortë mjaftoi që Mamurrasi, Zejmeni dhe Pllana të përmbyteshin. Familje të tëra pësuan dëme kolosale, dyqane e shtëpi u mbushën me ujë, makina u dëmtuan, bizneset u shkatërruan brenda pak minutave. A është normale që në vitin 2025 një qytet si Mamurrasi të përmbytet me një rrebesh mesatar? A është normale që Zejmeni dhe Pllana të kthehen në liqen sa herë bie shi?

Jo. Kjo nuk është natyrë. Kjo është keqmenaxhim, është mungesë investimesh, është dështim buxhetor. Kjo është prova e gjallë se qeveria nuk ka menduar asnjë ditë për sistemin e drenazhit, për hidrovoret, për kanalet vaditëse, për mirëmbajtjen e tyre. Paratë janë derdhur në tendera të fryrë dhe në projekte që nuk i ka parë njeri, ndërsa qytetarët mbyten në ujë sa herë bie shi.

Në Zejmen, ku pak vite më parë u shpenzuan qindra mijëra euro për investime në rrjet, sot përsëri errësirë, përsëri përmbytje, përsëri dëme. Ku shkuan ato para? Kush i mori? Kush mban përgjegjësi? Kjo qeveri nuk jep as përgjigje, as zgjidhje.

Dhe pikërisht prandaj jemi sot këtu: sepse buxheti i vitit 2026 është edhe një herë deklaratë braktisjeje për Veriun. Asnjë investim në infrastrukturën që lidh Veriun me Tiranën, me Kosovën, me Malin e Zi. Asnjë investim serioz në rrjetin energjetik. Asnjë plan për bujqësinë. Asnjë strategji për turizmin. Vetëm fasada. Vetëm fjalë.

Edhe këtë vit, Lezha, Mirdita dhe Kurbini marrin thërrime. Marrin premtime për vitin tjetër, ndërkohë që jetojnë me përmbytje sot. Marrin fjalë, ndërsa rrugët mbeten të amortizuara. Marrin statistika, ndërsa bizneset e tyre shkatërrohen nga dëmet e shkaktuara nga mungesa e investimeve në hidrovore e kanale.

Në Lezhë, vetëm ditët e fundit, mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike për orë të tëra. Në Shënkoll u dogjën pajisje elektrike, në Shëngjin, Balldre, Torovicë e Zadrimë situata është e njëjtë: errësirë, dëme, zero përgjegjësi. Ky është niveli i qeverisjes që po miraton buxhetin sot.

Në bujqësi, fondet e IPARD-it kanë përfunduar tek miqtë e pushtetit. Fermeri i ndershëm nuk ka parë asnjë ndihmë. Në Zadrimë, Balldre, Torovicë, në Bregun e Matës, prodhimet po kalben në fushë. Për këtë buxhet, fermeri nuk ekziston. Ekzistojnë vetëm oligarkët e tenderave.

Në turizëm, Shëngjini dhe Tale përballen me mungesë fuqie punëtore për shkak të emigrimit masiv. Qeveria nuk ka asnjë plan, asnjë politikë, asnjë mbështetje. Sepse buxheti nuk e parashikon atë që është reale — ai financon vetëm propagandën. Në arsim, shkolla që mbyllen, klasa që bashkohen, fshatra që zbrazën në Mirditë. Por në buxhet nuk ka fonde për të ndalur largimin. Ka fonde vetëm për spote televizive.

Në pensione e ndihmë sociale, sidomos në Mirditë e Kurbin, qindra familje jetojnë në varfëri ekstreme. Buxheti nuk parashikon rritje reale. Prapë thërrime. Prapë braktisje. Të dashur qytetarë,

Këto ditë ju keni pritur të dëgjoni diçka tjetër nga kjo qeveri. Keni pritur të dëgjoni për rritjen e pagave, për rritjen e pensioneve, për shtimin e ndihmës ekonomike. Keni pritur të dëgjoni për subvencionet, grantet, për mbështetjen reale të bujqësisë, për minimumin jetik që është premtuar prej vitesh e nuk miratohet kurrë. Keni pritur të dëgjoni një fjalë të vetme që lidhet me jetën tuaj të përditshme, me hallin tuaj, me të ardhmen e fëmijëve tuaj. Por çfarë keni dëgjuar?

Keni dëgjuar vetëm për qindra milionë euro që do të derdhen në tendera, koncesione dhe kontrata klienteliste. Jo për qytetarin, por për klientët. Jo për njerëzit, por për oligarkët. Jo për zhvillim, por për pasurim.

Ju keni pritur të dëgjoni se si do të ulen çmimet e ushqimeve, të energjisë, të karburantit — që me të njëjtat para të mund të blini më shumë, të jetoni më mirë, të mos sakrifikoni çdo muaj. Keni pritur të dëgjoni një plan se si do të rritet fuqia juaj blerëse. Por çfarë keni dëgjuar?

Vetëm për fasada, për mobilje e makina luksi për zyrtarët; për ulje taksash dhe privilegje për një grusht biznesmenësh të pushtetit. Për luks në zyrat e ministrave, ndërsa fermerët falimentojnë. Për kolltuqe të reja, ndërsa shkollat tona boshatisen. Për privilegje të pushtetit, ndërsa Mirdita, Kurbin e Lezha lihen në harresë.

E gjitha kjo ndodh sepse buxheti i këtij vendi nuk është hartuar për qytetarët. Dhe këtu nis e vërteta që duhet thënë troç:

Ky buxhet nuk është i juaji. Ky buxhet nuk është për ju. Ky buxhet nuk zgjidh asnjë nga problemet që ju prekin përditë. Ky buxhet është instrument i pushtetit për të mbajtur fasadën e një vendi që, sipas tyre, “po ecën përpara”, ndërsa në realitet përmbytet nga një shi, fiket nga një erë dhe braktiset nga qytetarët e tij.

Ndaj unë sot dua të them qartë: nuk ka zhvillim me korrupsion; nuk ka dritë me errësirë; nuk ka të ardhme me padrejtësi. U bëj thirrje SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë të hetojnë çdo tender, çdo fond, çdo projekt të këtij buxheti që ka prodhuar varfëri, përmbytje, shkatërrim e emigrim.

Veriu nuk do thërrime. Veriu nuk do propagandë. Veriu nuk do fasada. Veriu meriton buxhet të drejtë, investime reale, rrugë, energji, hidrovore që funksionojnë, shkolla që nuk mbyllen, bujqësi që prodhon e fiton, turizëm që punëson, pensione të ndershme, dhe një qeveri që punon, jo që mashtron. Dhe dritën që sot qeveria nuk na e jep, do ta sjellim vetë. Sepse ky vend nuk i përket errësirës. Faleminderit./Dosja.al

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet