LIVE UPDATES
Politike

Studimi: TikTok-u ndikoi në narrativat politike gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Gjetjet e raportit i janë prezantuar të martën Parlamentit Evropian. Raporti, i parë nga Radio Evropa e Lirë, analizon manipulimet në platformën kineze TikTok gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Rumani dhe Bullgari.

19 Nëntor 2025, 14:05 Nga E. D
Studimi: TikTok-u ndikoi në narrativat politike gjatë zgjedhjeve
TikTok

KOSOVË- Rrjeti social TikTok ka luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e narrativëve politikë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë - të mbajtura më 9 shkurt - veçanërisht duke pasur parasysh se kjo është platforma më e përdorur në vend, sipas disa vlerësimeve të bëra në një raport të përpiluar nga organizata joqeveritare me seli në Bruksel, Iniciativa për Media të Lira në Ballkan (BFMI) dhe kompania bullgare për vëzhgim të medias, Sensika Technologies.

Gjetjet e raportit i janë prezantuar të martën Parlamentit Evropian. Raporti, i parë nga Radio Evropa e Lirë, analizon manipulimet në platformën kineze TikTok gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Rumani dhe Bullgari.

Ai ka gjetur prova të manipulimit algoritmik në Kosovë gjatë periudhës së zgjedhjeve të shkurtit 2025, të ngjashëm me disa elementë të vërejtur në Rumani dhe Bullgari. Metoda e manipulimit përfshin taktikën “Fire Hose” të postimeve dhe komenteve masive, sinkronizimin dhe rrëmbimin e thurjeve (#), sipas raportit.

“Llogaritë zyrtare të partive dhe liderëve janë në të vërtetë kanalet kryesore të narrativëve online, të cilët më pas amplifikohen përmes rrjeteve joautentike ose nga influencerë dhe mbështetës të vërtetë që menaxhojnë ‘llogari tematike’ (ose një kombinim i të dyjave, për të maksimizuar shtrirjen algoritmike)”, thuhet në raport.

Autorët kanë gjetur se figurat politike kryesore shfaqen dukshëm në mbarë platformën, duke përfituar shpesh në mënyrë të tërthortë nga përpjekjet e koordinuara të amplifikimit. Ashtu sikurse në Rumani dhe Bullgari, thuhet në raport, përmbajtja e krijuar nga këto rrjete është dizajnuar për të fituar vëmendje masive dhe për t’u bërë virale.

“Përmbajtja jopolitike, sportive dhe argëtuese shpesh përzihet me mesazhe politike për të personalizuar dhe paraqitur liderët e partive përpara audiencave të reja dhe demografive të tjera kyç të votuesve, ose për t'i diskredituar kundërshtarët”, sipas raportit.

Shumica e aktiviteteve të dokumentuara ishin të përqendruara te partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe lideri i saj, Albin Kurti. Për shembull, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përmendur më së shumti në thurje (#) apo 16.582 herë, sipas raportit. Partia e tij, LVV, është përmendur 2.218 herë.

Nga partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është përmendur më së shumti, 6.161 herë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 3.310 herë. Sipas gjetjeve, të gjitha partitë kryesore kosovare kanë prani aktive në TikTok, edhe pse platforma është zyrtarisht e ndaluar në institucionet shtetërore për arsye të sigurisë kibernetike.

TikTok është i bllokuar që nga 28 qershori 2024 në të gjitha rrjetet dhe pajisjet zyrtare të institucioneve shtetërore, duke kërkuar që politikanët ta heqin aplikacionin nga çdo pajisje që përdorin në kapacitet zyrtar. Megjithatë, ndalimi nuk zbatohet për rrjetet dhe pajisjet personale, duke lënë mundësinë e njëfarë angazhimi online.

“Rritjet e aktivitetit të koordinuar, veçanërisht më ose rreth datave 8–10 shkurt, tregojnë një përpjekje të orkestruar për të ndikuar në sentimentin dhe dukshmërinë online gjatë një periudhe të rëndësishme politike”, thuhet mes tjerash në raport./REL

tiktok

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet