LIVE UPDATES
Politike

VD-“Ka patur edhe ngërçe”/ Alibeaj: Ka njerëz që kanë humbur busullën, duan t'i tregojnë rrugën SHBA

Alibeaj deklaroi ditën e sotme se SHBA dhe PD kanë pasur gjithmonë marëdhënie të shkëlqyera.

16 Maj 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-“Ka patur edhe ngërçe”/ Alibeaj: Ka njerëz
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se SHBA dhe PD kanë pasur gjithmonë marëdhënie të shkëlqyera. Ai deklaroi se ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t'i tregojnë rrugën Amerikës. Po ashtu, ai shtoi se këta persona, duke mos iu referuar me emra se për kë bëhej fjalë, kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t'ia humbin rrugën edhe Shqipërisë.

FJALIMI I ALIBEAJT:

Si për të gjithë ju, ashtu dhe për mua është kënaqësi e veçantë që jemi mbledhur sot, e të celebrojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mikut të vyer, dhe të ftuarve iu përcjell përshëndetjet më të përzemërta në emër të Partisë Demokratike, e cila vlerëson pa asnjë lëkundje marrëdhëniet që Shqipëria ka me SHBA-në.

Ekzistenca formale e shtetit shqiptar u vulos në 28 korrik 1922, kur Sekretari i Shtetit Charles Evans Hughes autorizoi komisionerin për Shqipërinë Maxëell Blake t’i dorëzonte ministrit të Jashtëm Pandeli Evangjelit, njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë nga SHBA. Në fakt, realisht njohja e Shqipërisë nga SHBA, kishte ndodhur kohë më parë, atëherë kur Presidenti ëilson kundërshtoi copëtimin e shtetit shqiptar sipas ujdive të arritura nga fuqitë e tjera. E pra, historia e shtetit tonë, që në fillesë është shenjuar prej ndihmës dhe mbrojtjes së ShBA. Pas natës së errët 45 vjecare të diktaturës komuniste, ripërtëritja e kësaj marrëdhënie ndër të tjera përkon edhe me lindjen e Partisë Demokratike. Historia e paskëtajme e Shqipërisë me ShBA, në njëfarë mënyre paralelizohet me marrëdhënien e posaçme që ShBA ka mbajtur me Partinë Demokratike. Marrëdhëniet tona janë shprehje e qartë e orientimit perëndimor të Shqipërisë. Vetë PD që prej krijimit të saj është produkti më madhor i kësaj ngjizjeje ndërmjet ShBA dhe botëkuptimit dhe orientimit pro-perëndimor të shqiptarëve. Qasja e ShBA ndaj Shqipërisë mund të përmblidhet në një togfjalësh: ndihmë dhe mbështetje. Ndihmë dhe mbështetje në çdo hap dhe sektor të rëndësishëm. Ndihmë dhe mbështetje me rezultate të prekshme. Mbështetje haptazi dhe fjalë të thëna troç në çdo situatë. Edhe pse ndonjëherë mund të jemi lënduar në moment, nga fjalët e thëna troç, kemi kuptuar që ndihma ka qenë e sinqertë. SHBA na kanë ndihmuar, duke na qenë në krah, në sfidat tona për të kapërcyer tranzicionin, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe për të ndërtuar ekonominë e tregut. Çdo shqiptar është dëshmitar, dhe njëkohësisht mirënjohës, për të gjithë ndihmën që SHBA na ka dhënë ndër vite.

E përkundër kësaj, qasja e Shqipërisë dhe e PD vecanërisht, ndaj ShBA, duhet të përmblidhet po ashtu në një togfjalësh: luajalitet dhe mirënjohje. Luajalitet dhe mirënjohje sepse PD beson se ndihma dhe mbështetja, e dhënë me bujari dhe dashamirësi, afron Shqipërinë me vlerat themelore të demokracisë funksionale, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, dinjitetin njerëzor dhe ekonominë funksionale.

Luajaliteti dhe mirënjohja kërkojnë edhe sinqeritet. Të jem i sinqertë, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA ka patur edhe periudha jo të shëndetshme. Ka patur edhe ngërçe. Shkak për këto ngërçe kanë qenë kryesisht paaftësia jonë për të kuptuar, ndonjëhere edhe refuzimi për të pranuar, e pastaj për të vënë në jetë në politikën shqiptare, vlerat mbi të cilat funksionon shteti i së drejtes, demokracia dhe fuqia e votës në vendin mik, në SHBA. Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA.

Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t'i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t'ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100 vjecare.

Shqiptarët janë të vetëdijshëm, e po ashtu falenderues, se nga partneriteti me ShBA, të fituarit e mëdhenj janë shqiptarët. Ne e dimë që ShBA e kanë vlerësuar gjithmonë miqësinë shqiptare, dhe shqiptaret jo rastësisht renditen sot si një ndër popujt më proamerikanë. E kjo marrëdhënie e shkëlqyer ka dhene dhe frutet e veta. Në 100 vite, ShBA u dhanë shqiptarëve 2 shtete të pavarura. Asnjë lëvizje çlirimtare kombëtare shqiptare nuk ka bërë dot sa ShBA për Shqipërinë. ShBA kanë folur, ndihmuar, dhuruar dhe garantuar lirinë shqiptarëve, ngado ku janë, më shumë se të gjitha lëvizjet kombëtare të marra së bashku. Ndër të fundit është mbështetja për anëtarsimin në NATO. E ne shqiptarët i jemi mirënjohës SHBA për këtë mbështetje.

Në një marrëdhënie të tillë partneriteti dhe vlerësimi në favor të shqiptarëve, Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë vetëm një rrugë patriotike: të vazhdojmë të jemi në krah të SHBA. Partia Demokratike është sot më e kthjellët se kurrë, se ajo Amerikë që vulosi suksesin e lëvizjes demokratizuese të vendit në fillim të viteve 1990, vetëm besimi te vlerat e demokracisë që ajo përfaqëson, do të mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kurthi i politikës së korruptuar dhe të dështuar të tranzicionit. Ne duhet, ne mundemi dhe do e nxjerrim Shqipërinë nga tranzicioni politik, korruptiv, kaotik, i tejzgjatur, që po vret përditë shpresat e shqiptarëve, që po largon të rinjtë e intelektualët, që po plak dhe po mpak popullsinë në Shqipëri. Ne do të dalim nga ky tranzicion. Dhe kjo jo vetëm si shpresë. Kjo do të ndodhë! Sic historia ka treguar, kjo do të ndodhë edhe falë mbështetjes së SHBA. Në emër të Partisë Demokratike ju falenderoj nga zemra për të gjithë mbështetjen e dhënë, me besimin se e ardhmja do të jetë edhe më e mirë. Për Partinë Demokratike nuk ka asnjë mëdyshje se partneriteti ShBA-Shqipëri dhe ShBA-PD është i blatuar dhe buron në lidhjen mes dy popujve dhe si i tillë mbetet i paprekshëm per cdo administrat e në çdo kohë.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin