LIVE UPDATES
Politike

Presidenti/ ‘Digjet’ raundi 1! Alibeaj: Proces farsë e hipokrit! Mediu: Opozita të gjejë konsensus

Nuk ka ende një emër për president. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim, por vetëm për efekt rregulloreje është kaluar një raport, sa për të vërtetuar që nuk ka pasur asnjë kandidaturë.

16 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
Presidenti/ ‘Digjet’ raundi 1! Alibeaj: Proces farsë e
Pamje nga Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Kandidat për president në raundin e parë nuk ka! Ashtu siç ishte parashikuar, Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ka konstuar që nuk deri në afatin e fundit nuk është depozituar asnjë emër. Kjo ka bërë që raundi i parë të konsiderohet “i djegur”. Gjatë mbledhjes së sotme në ambientet e Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim, por vetëm për efekt rregulloreje është kaluar një raport, sa për të vërtetuar që nuk ka pasur asnjë kandidaturë.

Por edhe pse as ata nuk kanë depozituar asnjë emër, Enkelejd Alibeaj ia ka atribuuar socialistëve dështimin e raundit të parë, duke pretenduar se procesi është farsë dhe hipokrit. Ndërsa përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se kreu i ri i shtetit duhet të përdoret për rikthimin e balancave në vend.

Për Fatmir Mediun, kreun e grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim", deputetët duhet të nisnin të flisnin me emra, ndaj iu drejtua fillimisht opozitës që të reflektojë dhe të gjejë konsensusin për të diskutuar edhe kandidatuarat e para për të mos e shtyrë më procesin. Megjithatë për Bushkën, përgjegjësia bie mbi të gjithë, ndaj dhe kërkoi që palët të jenë më të përfshira.

Edhe pse “Ligjet” e mbaruan detyrën e tyre për sot, pasdite në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon raundin e parë të votimit për “djegien” e raundit të parë. Afati i partive për të paraqitur propozimet ishte ditën e djeshme, por asnjë emër nuk u depozitua në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë shumë emra janë përfolur në media, kur më të përmendurit janë:  Visar Zhiti, Mentor Petrela, e shumë figura të tjera, por asnjë prej tyre as nuk e ka pohuar dhe as mohuar gatishmërinë për të marrë vendin e Ilir Metës, mandati i të cilit përfundon më 24 korrik.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë të bindur që maxhiranca e ka tashmë të zgjedhur emrin e Kreut të ri të Shtetit dhe se ky dialog me ta është thjesht një ‘buzëkuq’ për tu dukur mirë në sytë e Evropës. Ata shprehen se nuk ka transparencë dhe se kriteret që do paraqiten nga Opozita do të përdoren nga PS-ja për t’ia përshtatur emrit që ata kanë zgjedhur për President. Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste thanë se debate duhet fokusuar tek procedurat. Ata kërkuan që PD-ja të moderonte fjalorin dhe të përfshihej në përzgjedhje pasi maxhoranca, edhe pse kishte votat e nevojshme e kishte bërë pjesë të tij.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare