LIVE UPDATES
Politike

"Ka pasur dijeni për të gjitha aferat..."/ Lala: Brenda 2026 Rama i pandehur nga SPAK

Sipas Lalës, ngadalësimi i procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, shihet si një test për të matur forcën dhe për të krijuar precedentë që mund të shërbejnë për të mbrojtur figura të tjera të larta politike në të ardhmen. Për Lalën, qëllimi final i kryeministrit nuk është mbrojtja e Ballukut, por mbrojtja e vetes.

3 Mars 2026, 22:48 Nga E. D
"Ka pasur dijeni për të gjitha aferat..."/ Lala: Brenda 2026
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama ka nisur një “betejë frontale” me institucionet e reja të drejtësisë. E ftuar në emisionin A Show, Lala tha se Rama ka pasur dijeni për të gjitha aferat korruptive, dhe sipas saj, kryeministri brenda 2026 do të thirret ose do të jetë nën hetim nga SPAK.

Gjithashtu, sipas Lalës, ngadalësimi i procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, shihet si një test për të matur forcën dhe për të krijuar precedentë që mund të shërbejnë për të mbrojtur figura të tjera të larta politike në të ardhmen. Për Lalën, qëllimi final i kryeministrit nuk është mbrojtja e Ballukut, por mbrojtja e vetes.

Gazetarja thekson gjithashtu, se kjo strategji e vendos atë në një përplasje të drejtpërdrejtë jo vetëm me SPAK, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e konsiderojnë funksionimin e pavarur të kësaj strukture si një kusht të panegociueshëm të reformës në drejtësi.

"Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe që u desh një rrugë e gjatë për të ardhur deri në ditën kur ne jemi sot, ku pritet të ketë një votim në kuvend sa i përket kërkesës së SPAK-ut për leje për arrestimin e saj. Duhet të kemi parasysh që dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pezullimi nga ushtrimi i funksioneve që mbeti në fakt pas një kalvari të gjatë edhe shkuarjes së çështjes deri në Gjykatën Kushtetuese, mbeti në fuqi. Në fakt sot nuk ka më asnjë vlerë, sepse zonja Balluku nuk është në ato funksione. Nga ana tjetër, SPAK insiston për ta dërguar atë prapa hekurave, duke insistuar në dy momente thelbësore. Së pari thonë që zonja në fjalë është duke intimiduar dëshmitarë edhe ka dyshime, pra në përgjimin mes dy vartëseve të saj ka, ka dyshime të forta që ajo mund të ketë përdorur edhe ata që konsiderohen të fortët për t'i intimiduar.

Dhe së dyti, përmes vartësve të saj, duke i kërcënuar me largim nga vendi i punës, ata ose familjarët, apo edhe duke i joshur në momente të caktuara. Tani ku jam unë? Unë mendoj që jam duke u përpjekur ta kuptoj këtë gjë sepse kjo nuk është vetëm një çështje penale, një çështje thjesht penale juridike, është një çështje edhe politike. Madje është sot më shumë sesa politike. Dhe pse e them këtë që është më shumë sesa politike? Sepse keni SPAK nga njëra anë, keni Belinda Ballukun në mes dhe keni gjithë mazhorancën socialiste me në krye Edi Ramën, i cili ka bërë si asnjëherë më parë një betejë frontale me prokurorët, me gjyqtarët, me vuri në lëvizje personalisht me firmën e tij Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pezullimit.

Po vonon në mënyrë të paprecedent çështjen e votimit të kërkesës së SPAK-ut për leje për të arrestuar zonjën Balluku sa më shumë të mundet. Dhe si e shikoj unë këtë dhe pse e shikoj politike? Sepse nuk shikoj një betejë të Belinda Ballukut. Në fakt shikoj një luftë politike mes SPAK dhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama, me sa kam kuptuar, nuk po mbron Belinda Ballukun. Në fakt po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci. Pra po bën gjithçka për të marrë një garanci që të nesërmen të mos jetë i prekshëm nga SPAK-u.

Unë nuk e shikoj këtë si një negocim. Zoti Rama është duke shtruar, rrugën mendoj unë, ose është duke vënë disa kufij. Se çfarë do të thotë të vësh kufij? Do të thotë që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të përpiqesh me çdo kusht duke sulmuar gjyqtarët në mënyrë të paprecedent që të marrësh një vendim që të leverdisë dhe t'i mbash gjyqtarët larg nga kabinetet qeveritar. Pra t'ju heqësh të drejtën me gjykatë, me vendim gjyqësor, sepse ju e dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqinë e ligjit, për të mos pezulluar ministra të tjerë apo ndoshta dhe vetë atë në të ardhmen. E dyta, është duke bërë ndryshime ligjore, është duke bërë çmos, të paktën deri tani, sepse unë kam një qëndrim në fakt disi ndryshe, për të mos dhënë imunitetin e zonjës Balluku. Pra, janë të gjitha këto, është duke shtruar një terren që të nesërmen t'i lërë në pamundësi prokurorët ose gjykatësit për ta prekur atë. 

A do të shkojë SPAK telk Edi Rama apo Rama të shkojë në dyert e SPAK. Direkt apo indirekt të gjithë këto afera Edi Rama i ka ditur. Ka pasur informacion. Nuk ndodh asgjë rastësisht në këtë vend. Edi Rama di dhe çfarë flitet në çdo emision televiziv. Ia zbardhin këshilltarët e vet. Të jesh e sigurt për të. Edhe për një grua që ishte shtatzënë dhe kishte urdhër-arrest Rama e dinte. E dinte dhe që SPAK kishte sekuestruar tenderin e Porto Romanos, ndërkohë që unë e mora vesh 2 ditë pasi e paralajmëroi Edi Rama kur tha se SPAK po sekuestron dhe tendera që nuk kanë përfunduar procedurat. Më pas mësova që ishte Porto Romano. Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026," tha Lala./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026