LIVE UPDATES
Politike

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”, Alimehmeti: Analiza brenda PD lidhur me rezultatin e zgjedhjeve duhet të bëhet pas raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR

Gjatë fjalës së tij, ai ka nënkuptuar se brenda strukturave do të ketë ndryshime e lëvizje në ekipin e PD për zgjedhjet e ardhshme.

26 Korrik 2025, 18:37 Nga r.ll
“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë
ilir alimehmei

TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme edhe për analizën e brendshme brenda Partisë Demokratike në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ai u shpreh se kjo analizë duhet të bëhet pasi raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR të publikohet, por shtoi se deri atëherë PD po vijon punën për zgjedhjet vendore të ardhshme që do të mbahen në 2027.

Në intervistën për emisionin "Kjo Javë" në News24, Alimehmeti tha se brenda në PD të gjithë janë të qartë se kush punoi gjatë fushatës dhe kush jo. Por simbolikisht, ai tha se “jo çdo rrobë e pisët, duhet të lahet jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar se brenda strukturave do të ketë ndryshime e lëvizje në ekipin e PD për zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë nga fjala e Alimehmetit: 

Ka dy aspekte, njëri patjetër është real dhe procedurial. Ne jemi në një situatë kur ka dalë raporti paraprak i OSBE-ODIHR por ska dalë përfundimtari. Analiza jonë shërben për të ushqyer raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR dhe patjetër dhe ata kanë gjetjet e tyre, ndërkohë që dhe ne presim raportin e tyre për ta inkorporuar tek e jona. Ska si të përfundojë analiza jonë pa dalë ky raport i OSBE. Elementi i dytë nuk do të thotë se analiza s’po bëhet dhe nuk është e qartë për ne. Ka qenë e qartë gjatë fushatës. Nuk flasim për kundërshtarin, por po flasim çfarë do të kishim bërë brenda vetes. Do të elaborohet në javët e muajt në vijim.

Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë, brenda shtëpisë në forumet e brendshme. Ne e kemi shumë të qartë se kush punoi dhe kush jo, njerëz që kishin mundësi të performonin dhe nuk e bënë, ose njerëz që nuk kishte njeri ndonjë besim të madh dhe dhanë kontribut tejet të madh. Unë flas për qarkun e Tiranës, por ishte shumë e qartë, psh një element kyc që vumë re tek PD e PS, lista e mbyllur nuk ishte në lartësinë e situatës, disa prej tyre ishin praktikisht të papranishëm në fushatë, për këtë s’presim raportin e OSBE. Disa njerëz mund të kishin dhënë më shumë kontribut por nuk e dhanë. Unë nuk do ta quaja fitore nëse kam një karrige dhe fitova. Unë nuk i heq asgjë pjesës që këto ishin votime dhe jo zgjedhje, por ne duhet të merremi me sëmundjen tonë. E kemi të qartë kundërshtarin tonë.

Analiza duhet bërë por kjo s’duhet të thotë të ndalen veprimet tona. Pse duhet? Ne duhet të jemoi shumë të qartë se gara e ardhshme politike është 2027, zgjedhjet vendore. Këto janë krejt ndryshe nga ato parlamentare. Ne për të qenë gati për këtë, ne kemi nevojë që tani, ka nevojë për retushime, duhet të zëvendësohen, sepse duhet të shtrosh rrugën drejt 2027, nuk bëhen gjërat as brenda ditës as brenda javës. A mund të presim ne deri në fund?

Kur flasim për retushim e kam fjalën për njerëz, disa pozicione nuk performuan, duhet të zëvendësohen dhe ka shumë. Në fund të ditës, dhe  me ekipin më të mirë të kishim, programin e kishim të shkëlqyer, me atë përdorim që iu bë aseteve nuk mendoj s edo të kishte një forcë për ta kapërcyer, por duhet shtuar kapaciteti që të ketë presione më të madh të mundshëm ndërkombëtar, të cilët nuk mbajtën një rol të madh.

Në vitin 2021 pati një nismë të 5 kancelarive për ti bërë apel qytetarëve për të votuar. Në 2023 dhe 2025 nuk e dëgjuam. Jo vetëm kaq, por dëgjuam kryeministrin që thonte mos votoni dhe ata nuk reaguan. Është e rëndësishme. Pa arbitër në fushë dhe pa garë të barabartë është  e kotë ti themi këtij ekipi që ti humbe apo fitove, mendoj që zgjedhjet u morën nga PS nuk mendoj se u fituan.

ilir alimehmeti pd rezultati i 11 majit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale