Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo ka theksuar se Ajola i ka treguar që kishte hapësirë të ngushtë në shtëpi. Me këtë justifikim se nuk ka hapësirë Xoxa i ka kërkuar katin e tretë i cili është apartamenti që ka sekuestruar SPAK-u.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 23 korrik ka marrë vendimin për të marrë të pandehur kryebashkiakun, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Të pandehur janë marrë edhe me biznesmeni Mirton Lika, Gentian Sula dhe Klotilda Bushka.
Ndërkohë ditë pas ditë raportohet se personat që janë të përfshirë në hetime po ndryshojnë dëshmitë ndërsa kanë nisur edhe të bashkëpunojnë me SPAK. Fillimisht ishte ish-finanrierja, Adela Kondakçiu dhe biznesmeni Gentian Sula. Tani bëhet me dije se një person i tretë i është shtuar kësaj liste duke dalë kundër Xoxës.
Mësohet se personi i tretë është bashkëshortja e Elman Abules, Marisa Nito (Abule). Edhe pse bashkëshorti i saj është mik i ngushtë me Veliaj ajo ka ndihmuar SPAK-un. Ajo ka theksuar se Ajola i ka treguar që kishte hapësirë të ngushtë në shtëpi. Me këtë justifikim se nuk ka hapësirë Xoxa i ka kërkuar katin e tretë i cili është apartamenti që ka sekuestruar SPAK-u. SPAK ka gjetur mobilje gjatë kontrolleve, të porositura nga Ajola Xoxa.
Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Të dy janë marrë të pandehur së bashku me biznesmenin Mirton Lika, Gentian Sulën dhe Klotilda Bushkën.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pë...
Foto TIRANË- Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë në rrjetet sociale një performacë të nj&eu...
Foto KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në një tjetër përpjekje p&eum...
Foto TIRANË- Një tjetër dëshmitar i cili rezulton në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka ndryshuar q&eum...
Alexander Sell TIRANË- Shqipëria së fundmi ka qenë temë diskutimi në Parlamentin Evropian ndërsa anë aspak pozitive...
Xhaja TIRANË- Ish-Zv/kryeministri dhe ish-deputeti i PD Abdyl Xhaja është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Xh...
Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka zhvilluar së fundmi në intervistë ku ka folur në lidhje me situatën në Parti...
Veliaj TIRANË- Avokatët e kryebashkiakut, Erion Veliaj mësohet se i janë drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të mar...
Kepi i Rodonit TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë video ka lirimi i hapësirave p...
Foto TIRANË- GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt. Gjyqtari Erjon C...