LIVE UPDATES
Politike

Jep dorëheqjen kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim/ Partia e Lirisë: Ishte e komanduar në atë detyrë, u largua se nuk ishte në listat e kandidatëve për deputet

Demiraj shprehet se është koha për të kërkuar mundësi të tjera, ku sipas saj i ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe meritokracia është parimi udhëheqës.

12 Mars 2025, 14:04 Nga r.ll
Jep dorëheqjen kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim/
esmeralda demiraj

TIRANË- Esmeralda Demiraj, kryetarja e Lëvizjes së Gruas në Partinë e Lirisë, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha pozitat që kishte në këtë parti.

Në një postim në Facebook, Demiraj shprehet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra si Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, anëtare e Kryesisë dhe e Kryesisë Ekzekutive të Partisë së Lirisë, si dhe e Komitetit Drejtues Kombëtar. Ajo gjithashtu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e nënkryetares së Komisionit të Organizimit të Tiranës dhe e deleguar politike për Njësinë Administrative Nr. 4 në Tiranë për zgjedhjet e vitit 2025.

Ajo shprehet se kur kushtet e lejojnë të bëjë atë që duhet për t'ju shërbyer njerëzve siç duhet, largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme. Më tej Demiraj shprehet se është koha për të kërkuar mundësi të tjera, ku sipas saj i ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe meritokracia është parimi udhëheqës.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar miq, mbështetës dhe simpatizantë që më keni shoqëruar në shumë beteja e sfida elektorale që prej anëtarësimit tim dhe angazhimit të hershëm në ish-LSI dhe Partinë e Lirisë sot,

Ndjej detyrimin moral të ndaj sot me ju vendimmarrjen time për dorëheqjen nga kjo parti, duke hequr dorë nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot, si:

Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë,

Anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive,

Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar,

Nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës,

E deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjatë 14 viteve të mia në parti, kam pasur privilegjin të kontribuoj në disa pozita kyçe dhe në fushata të ndryshme elektorale për zgjedhjet parlamentare (kandidate në vitin 2021) dhe zgjedhjet lokale (kandidate në vitin 2023). Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri. Si profesioniste e ligjit, kam mundur të jem një zë i fortë, veçanërisht për të drejtat e grave dhe vajzave, duke mbrojtur mundësitë dhe kushtet që duhet t’u ofrojmë atyre për t’u dhënë vendin dhe mbrojtjen që u takon në familje, shoqëri e kudo.

Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.

Ndjej se puna dhe kontributi në parti i secilit prej nesh duhet njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pasi kam pasur mundësi të reflektoj dhe analizoj, kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës.

Duke ju falenderuar nga zemra, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju garantoj se misioni ynë i përbashkët nuk ka mbaruar. Unë kurrë nuk do të resht së besuari në vlerat dhe parimet që duhet të jenë pjesë e pandashme e politikës në vendin tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari se e ardhmja i përket guximtarëve dhe vetëm shqiptarëve.

Pas postimit të saj për dorëheqjen, një reagim ka ardhur edhe nga Partia e Lirisë, ku zëdhënësja Jasmira Memelli ironizon duke thënë se “Esmeralda Demiraj, mund të japë dorëheqjen edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në rast se është e zgjedhur edhe atje”. Në reagim thuhet se Demiraj ishte vetëm kryetare e komanduar e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe se arsyeja pse u largua është fakti që nuk është përfshirë në listat e kandidatëve.

"Znj. Esmeralda Demiraj, mund të japë dorëheqjen edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në rast se është e zgjedhur edhe atje, por ajo asnjëherë nuk ka qenë e zgjedhur Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, por e komanduar në këtë detyrë me kërkesën dhe insistimin e vazhdueshëm të saj. Së dyti, askush nuk mund t’i vendosë kushte Partisë së Lirisë, sidomos në këtë situatë të jashtëzakonshme, që nëse nuk është kandidat/e për deputet/e largohem nga partia.
Partia e Lirisë ka garantuar përfaqësim të sigurt dhe dinjitoz gjinor, në mënyrën më të drejtë, sipas Statutit të saj, 50% - 50% dhe do të përfaqësohet në mënyrë shumë dinjitoze në Qarkun e Fierit, me një kandidaturë autoktone, Znj. Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme dhe Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.
Shprehim besimin se Qarku i Fierit, ndaj të cilit kemi shumë detyrime, do të mbështesë masivisht Znj. Brundila Haxhiu, si dhe një kandidaturë nga lista e hapur, propozuar nga Partia e Lirisë.", thuhet ndër të tjera në postimin e Memellit. 

esmeralda demiraj partia e lirise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet