LIVE UPDATES
Politike

"Në më pak se 60 ditë duhet marrë çdo votë për PS", Rama: Në 11 maj t'i prezantojmë opozitës një Noc Rrok madhështor

Rama tha se vlera e pronës në Vorë është rritur dhe do të rritet edhe më shumë me integrimin në BE.

12 Mars 2025, 10:53 Nga r.ll
"Në më pak se 60 ditë duhet marrë çdo votë
edi rama

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama foli sot për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Vorë, ku sipas tij ky qytet po transformohet. Rama tha se vlera e pronës në ketë qytet është rritur dhe do të rritet edhe më shumë me integrimin në BE.

Ai shtoi se në më pak se 60 ditë duhen marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste. Më tej tha se në 11 maj qytetarët me votën e tyre duhet t'i japin opozitës një "Noc Rrok madhështor".

"Duhet t'ju them edhe një, në fund, se ishim me kryetarin dhe me deputetin për të parë këto zhvillimet këtu dhe ju e shihni që Vora po bëhet një qytet tjetër. Unë nuk e harroj kur kam ardhur atë natë, që kishte rënë tërmeti, ishte një tmerr edhe një frikë e madhe si do të zgjidhet kjo punë. Ndërkohë që, njerëzit ishin dëshpëruar komplet. Kishin dalë të gjithë nga shptëpitë, sot janë 400 e ca që janë futur nëpër shtëpia janë dhe rreth 50 të tjerë që familje që kanë rezultuar në nevojë, po që nuk i kanë bërë aplikimet në kohë, atëherë, se kemi nga kjo kategori dhe në Tiranë dhe vende të tjera. Por, faktikisht, edhe apartamentet e reja, edhe infrastruktura e re, edhe shkollat e çerdheve dhe kërkesat private për ndërtime, edhe qeratë këtu janë rritur, që do të thotë njerëz që kanë apartamentet, i japin dhe shtëpitë, i japin dhe me qira, kur kanë dhe mundësi tjetër vlera e pronës të të gjithëve ju është rritur, edhe do rritet edhe më shumë, dhe kini parasysh momentin që hyn Bashkimi Europian sipas asaj që ka ndodhur te të gjithë vendet e tjera prona dyfishohet. Gjëja e parë që ndodh është prona dyfishohet. 

Kështu që, unë besoj që jemi shumë të qartë se çfarë duhet bërë tani 60 ditë, 60 e pak ditë sa janë, duhet me marrë çdo votë për Partinë Socialiste, çdo votë. Mundësia që rezultati i arritur që ka qenë shumë pozitiv për hir të vërtetës të bëhet dhe më i thellë është reale, se gjithmonë ka mundësi për më mirë, po edhe për faktin që ju keni bërë një punë shumë të mirë me votuesit në emigracion. Dhe në qoftë se do t'i bashkojmë bashkë këto energji, do bëhet një rezultat i jashtëzakonshëm.  Kështu që, unë ju falënderoj edhe një tjetër për gjithë punën që keni bërë. Ju lutem të fokusoheni dhe të bënim maksimumin në këto 60 ditë që në 11 maj të realizojmë këtë gjë të madhe për Shqipërinë, për Partinë Socialiste, por edhe një merak tjetër ta nxjerrim në 11 maj, se e kam atë merak. Se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thosha “noc rroku, noc rroku”, më vijnë ca profile fallco aty, edhe më shkruajnë “noc rrokun do të marrësh, noc rrokun do të marrësh”. Në 11 maj, ne duhet t'i prezantojmë atyre një noc rrok madhështor, domethënë duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre t'u çojmë noc rrokun, po një noc rrok aq madhështor sa të thonë: Çfarë i bëmë vetes që zgjuam noc rrokun.", u shpreh kryeministri Rama. 

edi rama ne kavaje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet