11 Qershor 2026, 11:53
Nga E. D
Taulant Balla
TIRANË- Në replikën e tij me deputetin demokrat Belind Këlliçi, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ironizoi deklaratat e opozitës, duke thënë se po përpiqet ta paraqesë si sukses të protestës një zhvillim për të cilin nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet amerikane.
Kreu i grupit parlamentar socialist tha se nuk mund të komentojë informacione të bazuara në biseda telefonike apo burime jozyrtare, duke theksuar se një çështje e tillë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm pas një njoftimi zyrtar nga institucionet përkatëse amerikane.
Balla akuzoi gjithashtu opozitën se po përpiqet të përvetësojë protestën kundër projektit në Zvërnec dhe të ndryshojë karakterin e saj. Në fund të fjalës së tij, ai theksoi se mazhoranca mbetet e fokusuar te qeverisja dhe procesi i integrimit europian të vendit.
"Kështu është kur nuk dëgjon nënkryetarin e grupit. Dëgjoje! Si ishte kjo? Domethënë, po na thuhet sot këtu që protesta e ka arritur suksesin e parë dhe është hequr non grata? Kështu thatë. Ja arritët edhe, madje, madje zotrote, zotrote, ndryshove, ndryshove dhe sloganin se ta kanë dhënë të drejtën ty protestuesit t'u ndryshosh ti sloganin. Madje thua që protestuesit sonte nuk do thërrasin më Berisha në burg, po Berisha në Uashington. Ej, ej, jeni bërë, jeni bërë si telefoni i prishur. Ndoshta audio, audio e telefonit të ndonjë kolegu apo kolege nuk ka qenë mirë. Do të dëgjosh, dëgjo Po, më fal, e vlerësoj unë se çfarë them. 7031 C-ja, mbi të cilën Sali Berisha është shpallur non grata, në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet.
Megjithatë unë do ta komentoj këtë sapo, sapo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, o nga DASH o nga ambasada amerikane, do të ketë një njoftim zyrtar, vëllezër. Unë nuk komentoj, unë nuk komentoj biseda telefonike, se nuk është korrekte, nuk është institucionale. Por fakti që ju vini këtu dhe e shisni si sukses të protestës një gjë të tillë, mendoj, jo se vetë e the, vetë e the se the protesta, protesta sonte do të thërrasë Berisha në Uashington. Kot lodheni, kot lodheni ta vidhni protestën. Jo Sali Lushën të çoni protestë ju, jo të gjithë ju të shkonin protestë. Ne kemi një mandat për të qeverisur vendin, kemi një mandat për të përmbyllur marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju kemi mundur, po do t'ju mundim më thellë në 2029. Faleminderit," tha Balla./Dosja.al
taulant balla
Politike
11 Qershor 2026, 11:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për gazetarët jashtë sallës s&eum...
Politike
11 Qershor 2026, 11:31
E. D
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu duke folur për heqjen e sanksioneve të Sali Berishës th...
Politike
11 Qershor 2026, 11:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me protestat që po zhvillohen p...
Politike
11 Qershor 2026, 11:26
E. D
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u shpreh se projektligjet për procesin e integrimit nuk...
Politike
11 Qershor 2026, 11:16
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Seanca plenare u shoqërua me tensione, pas fjalës së deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido.&...
Politike
11 Qershor 2026, 10:56
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Agron Shehajt. Pas deklaratave të Sheha...
Politike
11 Qershor 2026, 11:00
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka pranuar ditën e sotme se ka ndikuar me Reuters. Gjat&eum...
Politike
11 Qershor 2026, 10:54
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është hequr sanksionimi i shpallur pesë vite më parë ku nuk lejohej q&eu...
Politike
11 Qershor 2026, 10:53
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke folur për protestat lëshoi akuza të forta në drejt...
Politike
11 Qershor 2026, 10:46
I.A
TIRANË- Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit ...