11 Qershor 2026, 11:31
Nga E. D
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu duke folur për heqjen e sanksioneve të Sali Berishës tha se e vërtet ka fituar. Shehu e paraqiti situatën si një fitore morale dhe politike për opozitën, duke theksuar se sipas tij akuzat dhe proceset ndaj Berishës janë rrëzuar ose kanë humbur bazën e tyre politike. Shehu tha ndër të tjera se zhvillimet e fundit përbëjnë një mësim të madh për politikën shqiptare.
"Fitoi e vërteta! Fitoi jo vetëm Berisha. Fituam të gjithë. Edhe ju fituat! Edhe ata që komplotuan në tërësi fituan. Të gjithë fituan! Sepse të gjithë morëm mësimin e madh. Mos guxoni më të ndërmerrni të tilla komplote! Të kërkoni të groposni të vërtetën, të shkelni historinë, se përfundoni ashtu siç përfunduat sot. Urime Berisha! Urime Partia Demokratike! Urime juve të gjithë kolegë që jeni në sallë! Urime shqiptarëve në tërësi! Urime demokracia në tërësi! Dhe tash do të them dy fjalë të tjera.
Zoti kryetar, po ndodhin gjëra të çuditshme proçeduriale në këtë parlament. Kemi sjellë një ligj për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore. Çfarë po ndodh? Javën e kaluar zoti kryetar, ishte planifikuar në tre komisione të kalonte. Në shqyrtimin, të drejtat e ligjeve... Si skutha, deputetët e kolegët e mazhorancës, që më vjen keq ta përdor këtë fjalë, u tërhoqën. U bllokua i pari i edukimit, që ishte të hënën në orën 12:00. U tha s'jemi gati.
Dhe pastaj ndodhi dhe me komisionet e tjera. Ç'është kjo mënyrë? Ishte programuar dhe ishte futur në program nga ju, nga kryesia, për të qenë në program. Nuk na ka ndodhur ndonjëherë kurrë një tërheqje e tillë, një zbythje e tillë, dhe një mënyrë për të sabotuar një projektligj kaq të rëndësishëm! Edhe ndaj asaj që po ndodh aktualisht në Shqipëri, ndaj terapisë hormonale, ndaj tendencave për të ndryshuar seksin që në moshën 13 vjeç e gjysmë!
E them, dëgjo këtu, 13 vjeç e gjysmë! Dhe për të degraduar rininë dhe për t'i hapur rrugë pastaj propagandave LGBT, propagandave trans, ndryshimit të programeve mësimore dhe për të shkuar pastaj nga ju... jo, e keni të qartë agjendën, tek familja homo, se ky është qëllimi juaj. Prandaj unë kërkoj menjëherë të mobilizohet ky parlament. Javën tjetër të diskutohet nëpër komisione siç ka qenë e programuar, të gjitha komisionet. Ai ligj kaq i rëndësishëm thelbësor, që kërkon të bllokojë një pjesë të këtyre rreziqeve të mëdha, të së majtës populiste, sorosiane, që kërcënojnë sot shqiptarët, familjen, te gjithe ne," tha Tritan Shehu./Dosja.al
tritan shehu sali berisha
Politike
11 Qershor 2026, 11:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me protestat që po zhvillohen p...
Politike
11 Qershor 2026, 11:26
E. D
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u shpreh se projektligjet për procesin e integrimit nuk...
Politike
11 Qershor 2026, 11:16
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Seanca plenare u shoqërua me tensione, pas fjalës së deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido.&...
Politike
11 Qershor 2026, 10:56
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Agron Shehajt. Pas deklaratave të Sheha...
Politike
11 Qershor 2026, 11:00
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka pranuar ditën e sotme se ka ndikuar me Reuters. Gjat&eum...
Politike
11 Qershor 2026, 10:54
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është hequr sanksionimi i shpallur pesë vite më parë ku nuk lejohej q&eu...
Politike
11 Qershor 2026, 10:53
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke folur për protestat lëshoi akuza të forta në drejt...
Politike
11 Qershor 2026, 10:46
I.A
TIRANË- Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit ...
Politike
11 Qershor 2026, 10:37
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar opozitën duke i quajtur si flam...
Politike
11 Qershor 2026, 10:33
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zupa gjatë fjalës së saj në Kuvend foli për protestat masiv...