Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike/ Saimir Korreshi përballë Flamur Nokës në garën për numrin "dy" në PD
"Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2?", ja si përgjigjet Korreshi 15 Korrik, 18:26 Gara për ...
"Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2?", ja si përgjigjet Korreshi 15 Korrik, 18:26 Gara për ...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Gjyqtari Ilir Panda është tërhequr nga funksioni i relatorit, ndërsa në këtë detyrë është caktuar gjyqtari Sandër Simoni.
TIRANË- Ndryshon përbërja e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë. Gjyqtari Ilir Panda është tërhequr nga funksioni i relatorit, ndërsa në këtë detyrë është caktuar gjyqtari Sandër Simoni.
Tashmë pritet caktimi i dy anëtarëve të tjerë për të plotësuar trupën prej tre gjyqtarësh që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Veliajt për masën e sigurisë. Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës ka kërkuar heqjen e masës “arrest me burg”, lirimin e menjëhershëm të tij dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të paraqitura.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar ditën e sotme se SPAK është i papëlqyeshëm nga të dy kahet...
Samiti i NATO ANKARA- Përpjekja e Shqipërisë për të organizuar samitin e NATO-s në vitin 2027 është përballur ...
Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj TIRANË- Mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, sapo ka përfunduar ku në fokus kan&eum...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho foli edhe për hetimet financiare, për të cilat tha se Prokuroria e Posaçme...
Klodian Braho dhe Gjin Gjoni TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka pyetur kreun e SPAK, Klodian Braho nëse kryeministri...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka deklaruar se çdo pretendim për ndërhyrje të kryeministrit Edi Rama në ...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar lidhur me diskutimet për çështjen e takimit në Aruba, duke theksuar...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i SPAK Klodjan Braho, ka deklaruar se krimi zgjedhor mbetet një fenomen shqetësues dhe se organi i akuzës ve...
Klodian Braho TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti në komision çështjen e krimit zgjedhor, duke thënë se SPAK ka ...
Foto ilustruse TIRANË- Shqipëria ka mbyllur ditën e djeshme tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin n&e...