LIVE UPDATES
Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për trafik droge/ Prokuroria e Tiranës i sekuestron dy apartamente dhe një garazh 

Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e tij dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. 

15 Korrik 2026, 09:08 Nga E.d
I dënuar me 10 vite burg për trafik droge/ Prokuroria e
Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar një të dënuari me 10 vite burg për trafik droge dy apartamente dhe një garazh. Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e tij dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. 

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës bëhet me dije së është konstatuar se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.  Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre. 

Njoftimi i plotë:

Dy apartamente, përkatësisht 1+1 dhe 2+1 dhe një garazh, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të procedimit pasuror nr.02, të vitit 2026 ndaj shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.

Nga hetimet rezultoi se të ardhurat e faktuara të shtetasit A.A. dhe familjarëve të tij, nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet vetjake dhe investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Shtetasi në fjalë ka qenë në pamundësi financiare për të kryer investimet në prona.

Nga konkluzionet e arritura në aktin e ekspertimit kontabël dhe nga dokumentacioni i administruar, rezulton se pasuritë e identifikuara dhe të zotëruara nga subjektet e këtij procedimi pasuror plotësojnë kriteret e parashikuara nga nenet 11 dhe 24 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, për sekuestrimin dhe/ose konfiskimin e tyre, pasi konstatohet se ekziston një disproporcion i dukshëm ndërmjet pasurive të identifikuara dhe të ardhurave të ligjshme të deklaruara, të cilat nuk janë të mjaftueshme për t’i justifikuar ato.

Nga sa më lart, duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit pasuror të kryer në lidhje me shtetasin A.A. dhe të afërmit e tij, rezulton e provuar ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, vepër penale e cila bën pjesë në veprat e parashikuara nga ligji nr. 10192. Nga kjo veprimtari rezulton se janë krijuar pasuri shpërpjestimore në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk përligjen prej tyre. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

a. Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament” 1+1, me sipërfaqe 66.33 m², si dhe verandën me sipërfaqe 44 m², në kompleksin multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”; dhe

b. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament 2+1, me sipërfaqe 87.9 m² dhe garazhin me sipërfaqe 16 m², në katin -2, në kompleksin multifunksional që po ndërtohet në Rrugën “Kahreman Ylli”./Dosja.al

prokuroria e tiranës

Sondazh

Poll

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë