LIVE UPDATES
Politike

"Krimi i organizuar heq dhe ve ministra të kabinetit të Ramës"/ Bardhi: Në shtëpinë e Gys Agasit, prokuroria ka gjetur roje, zyrtarë të organeve të sigurisë

Bardhi theksoi se policia e shtetit që do të duhet të luftojë krimin e organizuar, drejtohet në gjithë zinxhirin e vet drejtues, nga individë që janë çuar aty nga grupet më të rrezikshme kriminale.

15 Janar 2026, 21:59 Nga E. D
"Krimi i organizuar heq dhe ve ministra të kabinetit të
Gazment BardhiGazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si një qeverisje nga krimi i organizuar. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, Bardhi theksoi se policia e shtetit që do të duhet të luftojë krimin e organizuar, drejtohet në gjithë zinxhirin e vet drejtues, nga individë që janë çuar aty nga grupet më të rrezikshme kriminale.

Duke sjellë në vëmendje aksionin e prokurorisë në kontrollin e shtëpisë së Ergys Agasit, Bardhi u shpreh se ka gjetur roje të shtëpisë zyrtarë të organeve të sigurisë së vendit, punonjës të shërbimit informativ, punonjës të policisë së shtetit, punonjës të IKMT-së, të cilët ishin rojet zyrtare.

"Krimi i organizuar heq dhe ve ministra të kabinetit të Edi Ramës. Pra sot kemi kaluar në nivelin e qeverisjes nga krimi i organizuar. Nuk është sekret zoti Peka dhe është thënë edhe disa herë dhe në këtë studio, drejtori i përgjithshëm i policisë që është sot në detyrë, është emërtesë direkte e grupeve kriminale. Disa grupe që kontrollojnë territore të ndryshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë ulur në një tryezë siç jemi ulur ne sot dhe kanë ndarë kush do jetë drejtori, cili nga grupet kriminale do të marrë drejtorin e përgjithshëm, dhe e ka marrë grupi i Elbasanit.

Kush do marrë drejtorin e luftës kundër krimit të organizuar dhe e ka marrë grupi i Durrësit, meqënëse ky i dyti nuk kishte shpallur akoma në kërkim ndërsa grupi i Elbasanit ishte shpallur në kërkim edhe marrëveshja ishte që unë jam më në hall sesa ju, që kështu unë duhet të kem drejtorin e përgjithshëm, ju mbani drejtorin e krimit të organizuar. Dhe arkitekti apo personi që, noteri që ka certifikuar këtë marrëveshje dhe ja ka çuar Edi Ramës në zyrë, është Ergys Agasi dhe ky është një fakt i njohur botërisht.

Pra sot policia e shtetit që do të duhet të luftojë krimin e organizuar, drejtohet në gjithë zinxhirin e vet drejtues, nga individë që janë çuar aty nga grupet më të rrezikshme kriminale. Ti ke sot shërbimin informativ të shtetit që e ke tërësisht në dorë të Ergys Agasit. Dhe kjo është një e dhënë që dihet, nuk ka nevojë të presin të shqyrtojë videot prokuroria, se dhe në video i ka këtë që po them unë, por nuk ka nevojë të presin t'i shqyrtojë, sepse kjo është një lëndë që dihet që shërbimi informativ i shtetit ishte vënë në dispozicion të Ergys Agasit për...

Për të fuqizuar grupe të caktuara ë kriminale. Kur ka shkuar prokuroria për të bërë kontroll në shtëpinë e Ergys Agasit, ka gjetur roje të shtëpisë zyrtarë të organeve të sigurisë së vendit. Punonjës të shërbimit informativ, punonjës të policisë së shtetit, punonjës të IKMT-së, ishin rojet zyrtare të shtëpisë së Ergys Agasit. Pra, këto të dhëna tregojnë që ne kemi kaluar në këtë moment që flasim dhe ky është shqetësimi që ka, do të duhet të ketë çdo shqiptar, që kemi kaluar në qeverisjen..." tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht