LIVE UPDATES
Politike

Hetimet për lobingun rus, Berisha: Prokuroria të nisë hetime për Ramën e Duçkën, të zbulohet kush janë dëshmitarët që dolën para FBI-së

Referuar skandalit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ai bëri thirrje që Prokuroria të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama dhe Dorian Duçkën, që sipas tij kanë dërguar dy persona që të dëshmojnë për këtë çështje para FBI-së. 

27 Mars 2023, 13:15 Nga F.M
Hetimet për lobingun rus, Berisha: Prokuroria të nisë hetime
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që prokuroria të nisë hetime ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-këshilltarit të tij Dorian Duccka, lidhur me lobingun rus në Partinë Demokratike. Në fjalën e tij, pas prezantimit të përfunditmit të hetimeve nga Komisioni i Auditit, Berisha tha se zhvillimet lidhur me këtë ccështje erdhën nga Amerika. Referuar skandalit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ai bëri thirrje që Prokuroria të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama dhe Dorian Duçkën, që sipas tij kanë dërguar dy persona që të dëshmojnë për këtë çështje para FBI-së. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së. Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka. A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë. Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot.

Si qëndron çështja e lobingut rus?

Lobingu rus doli në pah nga një raport i inteligjencës amerikane që ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha. ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin. Mirëpo, me zbulimin e skandalit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, situata ndryshoi. Raportet e publikuara treguan se Rama kishte përdorur McGonigal për të sulmuar Opozitën, përfshirë këtu dhe dosjen e lobingut rus.

sali berisha lobingu rus ne pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet