LIVE UPDATES
Politike

Ligjet/ Bylykbashi: Rama mbron ministrat e inkriminuar, korrupsioni në këtë vend është në nivele të larta

Sipas deputetit, niveli i korrupsionit në vend është në nivele të larta, ndaj duhen marrë masa.

27 Mars 2023, 12:40 Nga F.M
Ligjet/ Bylykbashi: Rama mbron ministrat e inkriminuar, korrupsioni në
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore projektligjin për heqjen nga ligji të një neni që i jep mundësinë zyrtarëve të lartë si kryeministër, zv.kryeministër apo ministër të përfitojnë nga parashkrimi penalë. Nisma e Partisë Demokratike ka si qëllim të kapë edhe zyrtarët e nivelit më të ulët që të kenë mundësi për ndjekje penale edhe pasi të kenë lënë detyrën. Ky nen, sipas PD, mbron në gjykatë zyrtarët e përfshirë në çështje korruptive për ti shpëtuar drejtësisë.

Fjala e Bylykbashit:

Kam sot nderin që të prezantoj në këtë mbledhje të komisionit një propozim për një projektligj, të nënshkruar nga një grup deputetësh të Opozitës, kryesuar nga z. Sali Berisha dhe nga 18 deputetë të tjerë.

Ky projektligj ka një që llim shumë të qartë. Është një instrument i fort në gjykimin tonë në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni, gjithë çfarë është thënë dhe çfarë përpjekjesh janë bërë ndër vite, është ai që ne dimë sot në këtë moment, është galopant.

Është një korrupsion i cili është qartazi totalisht. Një korrupsion qeveritar. Nuk është në nivelet e një krropusioni të vogël, por tashmë korrupsioni po mvishet në mënyrë të koncentruar nga kryeministri dhe këshilli i ministrave.

Se cili është niveli i korrupsionit në Shqipëri, mjafton të lexoni raportin e DASH. Po ju citoj një nga më të fundit, i cili thotë: Ndërsa porkurorët bëjnë përparime të rëndësishme në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët. Pra, problem kryesor është korrupsioni qeveritar.

Aferat korruptive, tahsmë po mbulohen për fat të keq edhe me ligje të posaçme që vijnë nga Parlamenti, por që iniciohen qartazi nga qeveria.

Pavarësisht, se në vitin 2012 me propozimin tonë në atë kohë, u arrit konsensusi për t’u ndryshuar Kushtetutën dhe për të hequr imunitetin për zyrtarët e lartë shtetëror, të zgjedhur apo anëtarët e Këshillit të Ministrave, për deputetët, apo për gjyqtarët dhe prokurorët. Pavarësisht se u hoq imuniteti, përsëri korrupsioni ka ardhur gjithmonë e duke u rënduar.

Reforma në drejtësi, e nisur ndër të tjera me qëllimin për të luftuar korrupsionin brenda drejtësisë, por edhe jashtë saj, në mënyrë specifike, ngritja e SPAK, me SPAK-un por edhe me Gjykatën e Posaçme, deri më sot ende nuk ka dhënë prova të qarta që justifikon besimin e madh të cilin legjislatori vuri kur ndryshoi Kushtetutën në vitin 2016.

Në analizë, në raport me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë efektive sesa është SPAK sot. Një nga problemet kryesore, përveç vullnetit politik është pikërisht kapja e drejtësisë, me qëllim ndër të tjera krimin politik në luftën kundër korrupsionit të lartë qeveritar, dhe nëpërmjet tij vonimit të hetimit dhe ndëshkimit të korrupsionit.

Pasoja imediate e një procesi të vonuar në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit është kalimi i afateve proceduriale për ndjekjen e veprave të korrupsionit. Zvarritja e organeve të drejtësisë për të bërë të mundur kalimin e afateve proceduriale.

Është e papranueshme për opinionin publik, edhe në kuadër të asaj që duhet të ishte barazia e të gjithë shtetasve para ligjit, që zyrtarët me imunitet faktik politik ekzekutiv, të jenë të mbrojtur  nga kjo mënyrë e funksionimit të gjyqesorit, duke arritur më pas të çlirohen nga përgjegjësitë e tyre penale me procedurë, pra pa u hetuar dhe pa u shpallur të fajshëm, apo të pafajshëm, por thjesht sepse ka kaluar afati i ndjekjes penale për veprat e korrupsionit.

Pikërisht, që kjo të mos jetë më pengesë për drejtësinë, dhe as justifikim, propozimi ynë është i qartë.

Ne propozojmë një ndryshim në kodin penal të Shqipërisë, ligji nr 27.01.95, i ndryshuar, duke ndryshuar nenin 67 duke shtuar një dispozitë, pra një fjali, ku ne sugjerojmë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat dhe akuzat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër kryeministrit, zv.kryeministrit, ministrit, kryetarit të kuvendit, kryetarit bashkisë Tiranë, drejtuesve të institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurime publike dhe koncensionet, si edhe ish-funksionarët e sipër përmendur.

Kjo dispozitë i shtrin efektet e saj deri më datë 31 dhjetor 2037. Në mënyrë të qartë propozimi ynë targeton pikërisht ata mbajtës pushteti që nga ana tjetër kontrollojnë, menaxhojnë dhe shpërdorojnë nëpërpmjet korrupsionit paratë dhe të mirat publike të qytetarëve shqiptarë.

Janë pikërisht këta zyrtarë, të cilët me prova në sy të të gjithëve, përtej çdolloj dyshimi, janë të akuzuar nga opinioni publik si ata që janë përgjegjës për nivelin e papranueshëm, skandaloz të korrupsionit që po shkatërron themelet e funksionit të shtetit të së drejtës. Po shkatërron funksionimin e demokracisë. Mos të harrojmë që korrupsioni qeveritar është pjesë kryesore e shtiblerjes së votës dhe korruptimit të procesit zgjedhor.

Nëpërmjet kësaj dispozite, për një periudhë të caktuar kohore deri në vitin 2037, askush i cili është në funksionin e sipërpërmendur, edhe ata që kanë patur këto funksione, nuk mund të fshihet pas parashkrimit të ndjekjes penale, por do të jenë përgjegjës përpara opinionit publik, dhe përpara drejtësië si kushdo tjetër.

Nuk mundet që parashkrimi të jetë mburoja e një prej kancerave më të fortë që kjo shoqëri po përjeton aktualisht.

Ne gjykojmë, që parlamenti nëpërmjet diskutimit, debatit dhe aprovimit të kësaj dispozite është përpara një testi shumë të rëndësishëm, që të tregojë vullnetin për të luftuar korrupsionin, duke hequr çdo lloj mburoje. As imuniteti kushtetues nuk vlen më, por nuk do të vlejnë më as mbrojtjet proceduriale, të paktën për një periudhë të caktuar.

oerd bylykbashi ligjet 27 mars 2023

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës