LIVE UPDATES
Politike

Grupi i PS seancë dëgjimore për rastin e UBT-së/ Xhixho: Skandali i radhës! Ç’punë ka rektori të ankohet në grupin parlamentar të një partie politike? Ankimi bëhet në gjykatë...

Zv,presidentja e PL-së, thotë se është e papranueshme zhvillimi i seancës dëgjimore, pasi nëse rektori nuk është dakord me çfarë ka vendosur GJKKO, mund të ankohet ligjërisht në një gjykatë më të lartë, dhe jo përmes një dëgjese publike në grupin e deputetëve socialistë.

25 Shkurt 2025, 16:28 Nga B.Z
Grupi i PS seancë dëgjimore për rastin e UBT-së/ Xhixho:
Erisa Xhixho

TIRANË - Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat ka folur mbi 24 masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për disa zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

SPAK e akuzoi stafin e UBT-së, për abuzime me tendera, shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këto masa sigurie janë dhënë pa gjyq, dhe ditën e nesërme grupi parlamentar i PS do të zhvillojë një seancë dëgjimore me rektorin e e këtij universiteti.

Lidhur me këtë zv,presidentja e PL-së, thotë se është e papranueshme zhvillimi i seancës dëgjimore, pasi nëse rektori nuk është dakord me çfarë ka vendosur GJKKO, mund të ankohet ligjërisht në një gjykatë më të lartë, dhe jo përmes një dëgjese publike në grupin e deputetëve socialistë.

Xhixho më tej ngre akuza se sipas saj e gjitha është në vazhdën e sulmeve dhe shantazheve për të mos lejuar SPAK-un të mbërrijë të vetë Kryeministri!

Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos"

Jam në këtë konferencë shtypi për të denoncuar një paralajmërim skandaloz të Kryeministrit, i cili na beri te ditur se Rektori i Universitetit Bujqësor, akademiku Fatbardh Sallaku, ka kërkuar që nesër në ora 09.00 të mëngjesit të dëgjohet në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me 24 masa sigurie, dhënë sipas Kryeministrit pa gjyq, për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura korruptive.

Pas Klotilda Bushkës, që është nën hetim nga SPAK-u, edhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ankohet në Grupin e Deputetëve Socialistë!

Natyrisht, edhe pse një praktikë e paaplikuar më parë, deri diku e kuptojmë ankimimin e zonjës Bushka, sepse në fund të fundit ankohet në grupin e vet parlamentar.

E kuptojmë ankimimin e zonjës Bushka, por nuk kuptojmë se perse nuk u ndoq i njëjti standard edhe me të tjerët para saj, si për shembull me ish-ministrin Ilir Beqja apo ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilët mund të ishin organizuar seanca dëgjimore në grupin e deputetëve socialistë?

Po Rektori i Universitetit Bujqësor përse ka zgjedhur (nëse realisht ka zgjedhur dhe nuk e kanë urdhëruar!) të ankohet në Grupin e Deputetëve Socialistë?!

Të akuzuar për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre, SPAK ka nisur një hetimin penal dhe ka kërkuar masa sigurie kundër 24 punonjësve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndërkaq, në zbatim të ligjit, GJKKO ( Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka vendosur 5 masa arrest me burg, 10 masa arrest shtëpie dhe 9 masa detyrim me paraqitje për të akuzuarit nga SPAK.
Janë disa pyetjet që shtrohen:

1. Ç’punë ka rektori i një universiteti të ankohet në grupin parlamentar të një partie politike, qoftë kjo edhe partia në pushtet?

2. Pse zgjedh të ankohet vetëm në njërin grup parlamentar dhe jo në grupet e tjera parlamentare? Cili është kriteri i përzgjedhjes?

Nëse rektori, që është edhe akademik, edhe profesor-doktor, nuk është dakord me çfarë ka vendosur GJKKO, mund të ankohet ligjërisht në një gjykatë më të lartë, por jo përmes një dëgjese publike në grupin e deputetëve socialistë.

Rektori akademik që është edhe profesor-doktor, duhet ta dijë që masat e sigurisë i vlerëson gjykata dhe jo Kryeministri e as grupi i deputetëve socialistë.

Nëse nuk e ka mësuar kaq gjë, zor se do të mund ta mësojë dot nesër në dëgjesën publike që ai ka kërkuar me grupin e deputetëve socialistë, të cilët janë në hall se kë të dëgjojnë më parë për të arrestuarit nga radhët e tyre.

Gjithsesi, nëse ndodh, e me gjasë do të ndodhë sepse e ka thënë edhe Kryeministri, ankesa përmes një dëgjese publike në grupin e deputetëve socialistë ku Rektori i Universitetit Bujqësor do të ankohet kundër SPAK-ut dhe GJKKO-së, është skandali i radhës i maxhorancës së dëshpëruar prej të arrestuarve nga radhët e veta.

Precedenti është i rrezikshëm. Tani, gjithsekush ndaj të cilit do të ketë një masë sigurie, e gjeti derën e shpëtimit; mund të ankohet në grupin e deputetëve socialistë!

Ajo që ka bërë më parë dhe ajo që do të bëjë nesër Kryeministri duke ndërsyer e duke u ndërsyer kundër SPAK-ut dhe GJKKO-së në grupin e deputetëve socialistë është dëshmia më e qartë e hipokrizisë së tyre kur flasin e na thonë se janë garantët e Reformës në Drejtësi.

E gjitha është në vazhdën e sulmeve dhe shantazheve për të mos lejuar SPAK-un të mbërrijë të vetë Kryeministri!

erisa xhixho ubt edi rama spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet