LIVE UPDATES
Politike

Interesim ende i ulët i shqiptarëve të Greqisë për t'u regjistruar për votimet e 11 majit

Qytetarët shqiptarë në Greqi përbëjnë rreth rrreth 28% të kërkesave për të votuar nga rreth 227 mijë kërkesa që janë deri tani në total nga diaspora.

25 Shkurt 2025, 13:40 Nga N.F
Interesim ende i ulët i shqiptarëve të Greqisë për
Athinë

ATHINË- Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri të martën e 24 shkurtit, mbi 80 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi kanë kërkuar të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Qytetarët shqiptarë në Greqi përbëjnë rreth rrreth 28% të kërkesave për të votuar nga rreth 227 mijë kërkesa që janë deri tani në total nga diaspora. Qytetarët shqiptarë në Greqi renditen pas qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali, të cilët kanë dorëzuar deri më tani në KQZ rreth 111 mijë kërkesa.

Sipas bazës elektronike të të dhënave të KQZ rreth 50 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqinë fqinje u është pranuar kërkesa dhe janë miratuar si zgjedhës nga Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve, ndërsa rreth 13 mijë prej tyre janë refuzuar për mungesë dokumentacioni.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit në Janar të këtij viti flasin se rreth 277 mijë shqiptarë rezultojnë me lejeqëndrimi të rregullta në Greqi duke përbërë 55,9% të të huajve në këtë vend. Kësaj shifre për shqiptarët në Greqi i shtohen edhe rreth 15 mijë pjesëtarë të pakicës greke të cilët kanë në Greqi një status tjetër atë të “homogjenit” dhe e kanë të drejtën për të votuar në Shqipëri pasi e kanë ruajtur nënshtetësinë shqiptare edhe pas emigrimit në Greqi.

Por, sipas analistëve të shtypit nga Athina, shifra e shqiptarëve me dokumente shqiptare në Greqi, por që nuk kanë ende lejeqëndrimi greke, mund të jetë shumë më e lartë se të dhënat e ministrisë greke të Emigracionit.

Regjistrimi deri tani i rreth 50 mijë prej për të votuar në zgjedhjet shqiptare flet për një ritëm ende të ulët ndërkohë që afati i regjistrimit për të votuar skadon më 4 mars. Partitë kryesore politike shqiptare kanë zhvilluar ditët e fundit fushata intensive në disa zona të Greqisë të banuara në masë të madhe nga emigrantët shqiptarë duke i nxitur të regjistrohen dhe të votojnë.

Ndërkohë autoritetet shqiptare ndërmorën disa hapa fillimin e këtij viti për të mundësuar në disa ishuj greke pajisjen me dokumente identiteti të qytetarëve shqiptarë përmes platformave të lëvizshme për t`u mundësuar regjistrimin në zgjedhjet shqiptare të 11 majit.

Sipas vlerësimeve të Institutit shqiptar të Statistikave në studimin “Diaspora në shifra 2020” numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit llogaritet deri në këtë vit të jetë rreth 1,68 milionë të cilët përbjnë rreth 37 % të shtetasve shqiptarë në total.

Ndërkohë sipas të dhënave jo zyrtare në janar të vitit 2025 numri i shqiptarëve në diasporë ka shkuar në rreth 1,75 milionë. Deri mesditën e së martës së 24 shkurtit në bazën e të dhënave për regjistrimin e votuesve nga jashtë të KQZ rezultonin 226780 shtetas shqiptarë që kanë bërë kërkesë për regjistrim për të votuar me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Deri tani sipas KQZ 181,371 shtetasve u është miratuar kërkesa dhe 39,282 u është refuzuar. Qarqet me numrin më të madh të zgjedhësve nga jashtë vendit të regjistruar deri më tani janë Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Korça dhe Vlora./ VOA

zgjedhjet e 11 majit emigrantet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet