Viktima e tretë për sot! Gjen vdekjen në spital 33-vjeçari në Elbasan, Policia: Qëlloi veten me thikë në zemër
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Zbulohen identitetet e viktimave, kush u vra brenda lokalit në Kavajë 29 Mars, 19:31 Thellohet bilanci në Kavaj...
Lajçak vizitë në Berlin e Londër, bisedime për dialogun Kosovë-Serbi 29 Mars, 18:00 'Nuk do t&...
Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: ‘Range Rover’-i pësoi defekt dhe i la në mes të rrugës, pjesa përpara s&...
Në broshurat e shpërndara në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit, theksohet rritja e çmimit të naftës, ushqimeve bazë, taksave dhe korrupsionit.
TIRANË- Grupet e punës së Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në terren me qytetarë, tregtarë, burra e gra, në lidhje me protestën e 7 korrikut. Takimet e mbajtura në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë shërbyer për informimin e qëllimit të kësaj proteste. Në broshurat e shpërndara në rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të vendit, theksohet rritja e çmimit të naftës, ushqimeve bazë, taksave dhe korrupsionit.
Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve në takimet sy më sy me qytetarët, kanë zhvilluar edhe bashkëbisedim me strukturat në bazë. Apeli drejtuar të gjithë shqiptarëve është pjesëmarrja në protestën e 7 korrikut.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë Albana Vokshi nga Njësia në Tiranë, u bëri thirrje grave dhe vajzave të jenë në terren për të ftuar çdo qytetar të ngrejë zërin kundër qeverisë e cila nuk mendon për njerëzit, por vetëm për pasurimin e saj.
"Protestat nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës", tha Vokshi. Ndërsa anëtarja e grupit të punës Iliriana Kuçana në takimin me zonjat e Njësisë 4 në Tiranë shprehu shqetësimin e largimit të të rinjve.
"Të dalim në protestë që Shqipëria të mos shpopullohet. Të rinjtë duan të ikin, por ne duhet ta ndalim", tha pedagogia Kuçana.
Sekretari i Pergjithshëm Flamur Noka gjatë takimeve në Kamëz theksoi se “7 korriku është një mundësi për vendin, për të rinjtë, për të gjithë shqiptarët që nuk i dorëzohen realitetit, krimit e mjerimit!”
“Kudo varfëri, papunësi, revolte. Të gjithë duan të protestojnë për veten, familjet dhe fëmijët e tyre. Ndihet që tashmë vendi ka opozitë të vërtetë, e njerëzit na shohin me besim e shpresë”, thotë në një reagim të saj kryetarja e degës 9 në Tiranë, Eda Grimci, pas takimeve përreth “Bulevardit të Ri”, Rrugës “Jordan Misja” dhe tregut “Ish Uzina Dinamo”.
Sekretari Organizativ Ervin Minarolli, së bashku me kryetarin e degës 8 Gazment Sallaku dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar Fioralba Dizdari takuan banorët e njësisë 8 në Tiranë duke u bërë thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 7 korrikut.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut SHKUP- Javën që vjen pritet të mbahet konferenca ndërqeveritarë për çësh...
Edi Rama dhe qytetarët GJIROKASTËR- Sot u hap përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë! Në ceremoninë e inagurimit ishte kryeminis...
Belinda Balluku TIRANË- Plani i qeverisë për të vendosur fashë për konsumin e energjisë nga 700 kilovat/orë që...
Artan Lame TIRANË- “Dalim në TV sidomos të shtunën dhe të dielën qe te na shohin qytetaret, jo se kemi qejf,”-&n...
Yuri Kim dhe Ilir Meta TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disa statuse në lidhje me festimin e Ditë...
Erion Braçe dhe Frida Krifca TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe duket se nuk ndalet me sulmet ndaj ministres së Bujqësis...
Edi Rama dhe Olta Xhaçka Pas dasmës me Artan Gaçin në vitin 2014 kur socialistët sapo kishin marrë pushtetin, Olta Xha&cc...
Aleksandër Çipa TIRANË- Unioni i Gazetarëve ka reaguar pasi kryeministri Rama çoi për “riedukim” gazetarin e...
Pamje nga ceremonia GJIROKASTËR- Valle dhe hare në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë! Qytetarë të shumtë janë mbledh...
Jola Hysaj TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me debatin e zhvilluar ditën e djeshme mes kryeministrit Rama d...