LIVE UPDATES
Politike

Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Yuri Kim: T’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin për të ruajtur demokracinë

Në disa statuse në Twitter ambasada ka publikuar edhe një pjesë të fjalimit të ambasadores Yuri Kim gjatë ceremonisë festive.

2 Korrik 2022, 14:01 Nga d.a.
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Yuri Kim: T’i kujtojmë
Yuri Kim dhe Ilir Meta

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disa statuse në lidhje me festimin e  Ditës së 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë të mbajtur ditën e djeshme.

Në disa statuse në Twitter ambasada ka publikuar edhe një pjesë të fjalimit të ambasadores Yuri Kim gjatë ceremonisë festive.

"Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë shumë gjëra por një gjë që e kemi të përbashkët është shpresa. Shpresa në luftën tonë për pavarësi dhe sovranitet dhe përpjekjen tonë të paepur për të ndërtuar demokracinë. Amerikanët dhe shqiptarët kanë duruar zgjedhën e shtypjes, si nënshtetas të kolonive apo perandorisë, dhe shqiptarët, sërish, si viktima të diktaturës. Dhe të dy palët kemi kërkuar dhe fituar lirinë."-tha ambasadorja.

Fjalimi i Ambasadores Yuri Kim:

Zoti President, faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar.

Zonja Kryetare e Kuvendit, shkëlqesi dhe të ftuar të nderuar, miq – është privilegj i veçantë për mua t’ju uroj mirëseardhjen në këtë takim historik për të festuar 246-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjet miqësi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Përvjetori i njëqindvjetorit tonë dhe ditëlindja jonë e 246-të janë një kohë për të festuar, pasi së bashku kemi arritur kaq shumë. Por janë edhe një kohë për të reflektuar dhe për të shprehur ripërkushtimin ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj aspiratave tona si demokraci.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria ndajnë shumë gjëra por një gjë që e kemi të përbashkët është shpresa. Shpresa në luftën tonë për pavarësi dhe sovranitet dhe përpjekjen tonë të paepur për të ndërtuar demokracinë. Amerikanët dhe shqiptarët kanë duruar zgjedhën e shtypjes – si nënshtetas të kolonive apo perandorisë, dhe shqiptarët, sërish, si viktima të diktaturës. Dhe të dy palët kemi kërkuar dhe fituar lirinë.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara fillon me fjalët: “Ne, Populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim formimin e një bashkimi më të përsosur…”

Nuk ka fjalë më të famshme apo më me vend që të përshkruajnë se kush jemi ne dhe cilët duam të jemi si komb. Kushtetuta jonë fillon me pranimin se pushteti buron nga “Ne, Populli” dhe se jemi “Ne, Populli” që shpallim synimin tonë “për të formuar një bashkim më të përsosur”.

Për mua, është një shprehje e përsosur e ambicies demokratike: amerikanët nuk janë subjekte të një monarku apo diktatori, ne nuk jemi në pritje të urdhërave; ne nuk jemi thjesht spektatorë të ngjarjeve që shpalosen para syve tanë pasivë. Ne populli, populli amerikan, kemi këmbëngulur që në çastet e para si komb që duhet të jetojmë në mënyrë veprore, jo pësore, duke marrë përgjegjësi për veten dhe duke kërkuar llogari nga udhëheqësit që zgjedhim.

Demokracia nuk është një dhuratë që jepet nga zemërgjerësia ose merret me përulësi. Ky është një çmim i gjallë që “Ne, Populli” fituam në betejën e vështirë për pavarësi – qoftë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1776 apo në Shqipëri në vitin 1912. Dhe “Ne, Populli”, si ai amerikan ashtu edhe ai shqiptar, mbetemi të ngarkuar me detyrën për të çmuar, ruajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë tonë jo vetëm për vetveten, por edhe për ata që vijnë pas nesh. Ajo kërkon që të vazhdojmë të jetojmë historinë dhe të bëjmë historinë tonë në formën veprore dhe jo pësore.

Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë.

Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për t’a kapur historinë, për t’a jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri.

Dhe në mbyllje të fjalës sime, dëshiroj t’ia kaloj stafetën atyre  të cilët vërtetë e jetojnë historinë në mënyrë veprore, duke përfaqësuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Më lejoni të ftoj Tea Aliaj, e cila drejton Klubin e Ambasadorëve të Natyrës të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Artens Lazaj, presidentin e Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA, për të thënë fjalën e tyre.

Faleminderit Tea dhe Artens për këto fjalë frymëzuese!

Dhe tani, zoti President dhe të ftuar, ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë për ditëlindjen e 246-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për 100 vjet miqësi jetëgjatë amerikano-shqiptare dhe – më e rëndësishmja – për të ardhmen! Gëzuar! Edhe një qind!

yuri kim ilir meta


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet