30 Mars 2023, 23:26
Nga k.m
Jonila Godole
TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Jonila Godole deklaroi se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj. Në një intervistë të dhënë për emisionin "Të paekspozuarit", Godole i bëri thirrje Alibeajt, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën tek kryedemokrati Sali Berisha.
"Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkurruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitet misionin e saj. Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty. Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë.
Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim. Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze.
Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të miri. Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Fotloren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje,"-tha Godole.
Disa ditë më parë, ajo u propozua bashkë me Roland Bejkon për të garuar për Bashkinë e Tiranës, por me shumicë votash fitoi kundërshtari i saj.
jonila godole
Politike
30 Mars 2023, 22:54
k.m.
Edi Rama dhe Kreshnik Hajdari
KUÇOVË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari që rikandidon sërish në këto zg...
Politike
30 Mars 2023, 22:52
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- "Qyteti është në fakt një qytet i ri, i krijuar nga një aksident apo incident i Kongresit të Lushn...
Politike
30 Mars 2023, 22:11
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është mërzitur shumë me mediat kritike ndaj tij ...
Politike
30 Mars 2023, 22:05
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se në Tiranë trafiku i makinave është ...
Politike
30 Mars 2023, 21:43
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për...kullat. Në një prezantim të pun&...
Politike
30 Mars 2023, 20:21
A.B
Gjergj Marku
SARANDË- Gjergji Mërkuri, kandidati i pavarur në Sarandë ka kallëzuar penalisht kryetarin e Partisë Socialiste n...
Politike
30 Mars 2023, 19:40
k.m.
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara p&eu...
Politike
30 Mars 2023, 19:46
A.B
Roland Bejko
TIRANË- Roland Bejko, kandidati i Enkelejd Alibeajt, për Bashkinë e Tiranës ka krahasuar veten e tij me kryeministrin...
Politike
30 Mars 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit Skënder Kapiti, i cili garonte n&e...
Politike
30 Mars 2023, 18:59
A.B
Sali Berisha
KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në Krujë, aty ku prezan...