"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Gjatë marrjes së tij në pyetje, Meta ka deklaruar se aktualisht banon në çelinë 313, ndërsa në lidhje me statusin civil, u shpreh se është beqar, duke iu referuar në mënyrë indirekte ish-bashkëshortes së pranishme në sallë.
TIRANË- Në seancën e kësaj të premteje në Gjykatën e Posaçme, ish-presidenti Ilir Meta është shfaqur përballë trupit gjykues, ndërkohë që në sallë, jashtë kafazit ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Gjatë marrjes së tij në pyetje, Meta ka deklaruar se aktualisht banon në çelinë 313, ndërsa në lidhje me statusin civil, u shpreh se është beqar, duke iu referuar në mënyrë indirekte ish-bashkëshortes së pranishme në sallë. Më tej, ish-presidenti ka theksuar se, është i divorcuar.
Deklarata e Metës:
"Në Tiranë banoj për momentin. Banues te 313. Gjendja civile: beqar, domethënë i divorcuar. Unë kërkoj ta rishikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live. Ne kemi këndvështrimin tonë kur vjen puna te kjo çështje. Do t’ju lutesha të shikonit edhe raportin e OSBE/ODIHR-it, ku thuhet se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh realisht asnjë arsye që ky proces të mos jepet live.
Qeveria është e prirur t’i deformojë faktet. Në këtë mënyrë, populli nuk do të ketë mundësinë të shohë të vërtetën. Këtë çështje s’e kërkoj për veten time, për shkak të funksioneve që kam pasur, por e kërkoj për të gjithë të pandehurit.", është shprehur Meta.
Dosja Meta
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka komntuar gjatë ditës së sotme edhe zhvillimin e hetimeve për AKSHI-n. ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvër...
Igli Tare TIRANË- Vënia nën hetim e ish-drejtorit sportiv të AC Milan, Igli Tare nga SPAK ka bërë bujë në medi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec. Gjatë pjesë...
TIRANË- Gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po vijon pa praninë e kamerave. Mësohet se, gjykata ka refuzuar kërkesë...
MALI I ZI- Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, e përshkruan marrëdhënien e vendit të tij me Bashkimin Evro...
MALI I ZI- Dy autobusë, pajisje komunikimi dhe pankarta me mesazhin politik "Serbia fiton". Të gjitha këto u konfiskuan nga Policia e Mali...
KOSOVË- E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës t...