5 Qershor 2026, 12:58
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka komntuar gjatë ditës së sotme edhe zhvillimin e hetimeve për AKSHI-n. Sipas Berishës, dosja e AKSHI-t nuk është një hetim i plotë dhe ai pretendon se çështja është “bllokuar politikisht”. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron persona të përfshirë në këtë çështje dhe se ka konflikt interesi në lidhje me hetimet.
Në deklaratat e tij, Berisha përmend edhe disa individë konkretë, duke pretenduar se një pjesë e tyre janë të përfshirë në një “grup të strukturuar kriminal” që lidhet me tenderat dhe sistemin e prokurimeve publike. Ai veçon emrin e biznesmenit Ergys Agasi, të cilin e akuzon si figurë kyçe në këtë çështje, duke pretenduar se ka pasur ndikim në kontrata publike dhe në institucionet shtetërore.
"Tani, ju jeni dëshmitarë se AKSHI është një hetim i pashpresë. Edi Rama, në konflikt flagrant interesi, ka marrë përsipër avokatinë publike të hapur ndaj AKSHI-t. Mos harroni përgjërimet e tij për Mirlindën e gjorë, që ka vjedhur dhjetëra milionë euro të qytetarave, që kryesonte një grup të strukturuar kriminal, dhe që ky e shpallte të dëlirë sa vetë pafajësia. Mos harroni një moment tjetër, kocka më e fuqishme mafioze e Shqipërisë, Gys Agasi, i ati i tij shpallet fisniku i PS në Durrës se ishte edhe ajo ndrikulla Sako aty në dekorim. Ai ishte një mesazh i qartë për prokurorinë që mos guxoni të vazhdoni hetimin ndaj Gys Agasit, mos guxoni të hetoni babanë e tij që i dha Durrësit dhe Shqipërisë një kriminel si Gys Agasi. Mos hetoni pasuritë e tij. E kuptoni vetë ju, nuk ka hetim aty. E ka marrë dosjen në dorë Edi Rama. Gys Agasi jeton i lirë, shëtit i lirë. Shqiptarët nuk mund të imagjinojnë se çfarë krimi monstruoz ka kryer Ergys Agasi me kadastrën. Do t’u jap një shembull. Një biznesmen, të cilit Agasi i mori një pronë shumë të mirë, një sipërmarrje, shkoi në kadastër për të marrë dokumentet.
A e dini se çfarë i tha kadastra? Jo, nuk është e jotja, nuk ke gjë fare këtu. Nuk ekziston ky territor i regjistruar. Dhe kur ky nxori dokumentet që i kishte të dosjes, po ja ku janë këto... do vish pas dhjetë ditësh i thanë. Dhe pas dhjetë ditësh doli që u gjetën dokumentet. Në kadastër Agasi me Ramën kanë bërë krimet më të shëmtuara. Po, po, u them unë ju. Shkoni ju tani, kërkoni pak kanionin e Gjipesë, të cilin i ndjeri Artan Lame refuzoi gjer ditën e fundit të jetës së tij ta regjistronte.
Kështu që të mos jemi naivë. Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama. Këto janë gjëra për të bërë zhurmë që nuk u mbyll përfundimisht, por u mbyll ajo. U krijua edhe Albanian Digital Solutions, një rrugë e re për të vjedhur qindra milionë euro siç vidhte me AKSHI-n," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
5 Qershor 2026, 12:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvër...
Politike
5 Qershor 2026, 12:24
D.S
Igli Tare
TIRANË- Vënia nën hetim e ish-drejtorit sportiv të AC Milan, Igli Tare nga SPAK ka bërë bujë në medi...
Politike
5 Qershor 2026, 12:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea...
Politike
5 Qershor 2026, 12:31
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke n...
Politike
5 Qershor 2026, 12:03
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec. Gjatë pjesë...
Politike
5 Qershor 2026, 11:38
D.S
TIRANË- Gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po vijon pa praninë e kamerave. Mësohet se, gjykata ka refuzuar kërkesë...
Politike
5 Qershor 2026, 10:49
D.S
MALI I ZI- Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, e përshkruan marrëdhënien e vendit të tij me Bashkimin Evro...
Politike
5 Qershor 2026, 07:54
D.S
MALI I ZI- Dy autobusë, pajisje komunikimi dhe pankarta me mesazhin politik "Serbia fiton". Të gjitha këto u konfiskuan nga Policia e Mali...
Politike
4 Qershor 2026, 22:56
D.S
KOSOVË- E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës t...
Politike
4 Qershor 2026, 22:21
D.S
KOSOVË- Rreth dy javë para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria në detyrë e Kosovës ndau 2 milionë euro për subvencionimin e li...