5 Qershor 2026, 12:31
Nga I.A

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar deklaratat e tij për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën se si është organizuar operacioni policor ku ai humbi jetën. Në një konferencë me gazetarët, Berisha ka kërkuar hetim të detajuar mbi strukturat dhe vendimmarrjen brenda Policisë së Shtetit, duke vënë në dyshim planifikimin dhe koordinimin e ndërhyrjes.
Berisha ka kërkuar gjithashtu verifikimin e komunikimeve të mundshme që mund të kenë ndikuar në ecurinë e operacionit, duke ngritur dyshime për një menaxhim të keq të situatës dhe për mundësi dekonspirimi. Ai ka bërë thirrje që çështja të hetohet nga Komisioni i Sigurisë në Kuvend dhe nga Prokuroria, duke e cilësuar ngjarjen si një operacion të keqorganizuar.
"Por, rënia e tij në krye të detyrës, ka edhe një problem tjetër madhor, i cila duhet të hetohet. A ishte njësia e tij, ajo që duhej të dërgohej për arrestimin apo neutralizimin e një banditi të armatosur? E një krimineli të armatosur? Apo janë njësitë e tjera, ato të cilat në ligj kanë detyrë të përmbushin këtë mision? A ishte njësia e Mekollit, e pajisur me të gjitha mjetet për mbrojtje nga armët e zjarrit? Është shumë e vështirë të besohen komunikatat e kreut të policisë, i cili me to kërkon me çdo kusht në vend të dorëheqjes së menjëhershme, kërkon të mbrojë karrigen e tij. Çdo komunikatë dhe çdo veprim bëhet me miratimin e drejtorit të përgjithshëm në polici. Cili ishte roli i tij në këtë operacion? Sa e vërtetë është dhe çfarë lloji jeleku antiplumb kishte Enea Mekolli? Janë të gjitha këto pyetje, të cilat Komisioni i Sigurisë në parlament duhet t’i shqyrtojë pasi këtu të tjerët janë në duart e krimit.
I bëj thirrje edhe prokurorisë të hetojë. Por angazhimi i Komisionit të Sigurisë të parlamentit është i domosdoshëm.
Një operacion i tillë, më së paku mund të thuhet i keqorganizuar, i keqplanifikuar. Të kontrollohen mirë të gjitha komunikimet që vrasësi ka pasur për të parë nëse kemi një dekonspirim të operacionit. Se për të maskuar këtë, shprehen se mbante disa qen, se sikur e paskan njoftuar qentë atë se do shkojë policia për ta rrethuar. Këto ngjallin shumë dyshime. Por unë edhe njëherë shpreh nderimin më të madh për Enea Mekollin, të rënë në krye të detyrës si trim, si një hero i vërtetë. Dënoj me forcën më të madhe dorën gjakatare që i mori jetën, por edhe të gjithë ata të cilët në një mënyrë apo në një tjetër janë direkt apo indirekt të implikuar në këtë akt shumë të rëndë. U ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje dëshmorin e kombit, Enea Mekolli. I përjetshëm kujtimi i tij," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
5 Qershor 2026, 12:03
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec. Gjatë pjesë...
Politike
5 Qershor 2026, 11:38
D.S
TIRANË- Gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po vijon pa praninë e kamerave. Mësohet se, gjykata ka refuzuar kërkesë...
Politike
5 Qershor 2026, 10:49
D.S
MALI I ZI- Edi Rama , kryeministri i Shqipërisë, e përshkruan marrëdhënien e vendit të tij me Bashkimin Evro...
Politike
5 Qershor 2026, 07:54
D.S
MALI I ZI- Dy autobusë, pajisje komunikimi dhe pankarta me mesazhin politik "Serbia fiton". Të gjitha këto u konfiskuan nga Policia e Mali...
Politike
4 Qershor 2026, 22:56
D.S
KOSOVË- E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës t...
Politike
4 Qershor 2026, 22:21
D.S
KOSOVË- Rreth dy javë para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria në detyrë e Kosovës ndau 2 milionë euro për subvencionimin e li...
Politike
4 Qershor 2026, 22:02
D.S
Eric Wendt
SHBA- Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturë...
Politike
4 Qershor 2026, 19:00
E. D
Edi Rama
MAL I ZI- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale nga Mali i Zi, ndërkohë që para zyrë...
Politike
4 Qershor 2026, 17:40
D.S
Nausėda- Rama
TIRANË- Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u pri...
Politike
4 Qershor 2026, 17:28
D.S
KOSOVË- Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, ...