LIVE UPDATES
Politike

GJKKO pranon ankimimin e Belerit, urdhëron SPAK: Regjistroni kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Më herët, prokurori i Posaçëm, Ols Dado kishte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i marrë në përgjegjësi penale. SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

1 Prill 2025, 20:28 Nga r.ll
GJKKO pranon ankimimin e Belerit, urdhëron SPAK: Regjistroni
fredi beleri

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar një ankim të bërë nga eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të regjistrojë kallëzim penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim i detyrës", "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Pastrim i produktit të veprës penale" të kryer në bashkëpunim.Vendimi i siguaruar nga Dosja.al është firmosur nga gjyqtarja e posaçme, Flora Hajredinaj.

Më herët, prokurori i Posaçëm, Ols Dado kishte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i marrë në përgjegjësi penale. SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ndërkohë, Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.

VENDIMI I GJKKO: 

GJKKO pranon ankimimin e Belerit, urdhëron SPAK: RegjistroniGJKKO pranon ankimimin e Belerit, urdhëron SPAK: RegjistroniGJKKO pranon ankimimin e Belerit, urdhëron SPAK: Regjistroni

Më 19 shkurt, eurodeputeti Fredi Beleri bëri një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, Artan Gaçit dhe deputeten socialiste Olta Xhaçka. Beleri ka paraqitur kallëzim penal ndaj Jorgo Goros për veprën penale “Shpërdorimi detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave, nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin”.

Më tej eurodeputeti paraqiti kallëzim penal ndaj Artan Gaçit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim. Për deputeten Olta Xhaçka ai bëri kallëzim penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në  kallëzim thuhej se Xhaçka, në cilësinë e deputetes dhe ministres, ka përfituar të drejta reale, siç mund të jetë uzufrukti, servituti, përdorimi, mbi pasuri publike, në konflikt interesi.

Sipas kallëzimit këto përfitime të saj nëpërmjet bashkësisë ligjore, vijnë në kundërshtim me detyrën shtetërore të ministres që ka mbajtur në kohën kur ka realizuar kontratat respektive, dhe atë publike të deputetit, për pasojë sipas kallëzuesit, Xhaçka ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi me mosveprim, nëpërmjet mosdhënies së dorëheqjes, ose moskryrjes së veprimeve për të shmangur konfliktin e interesit, ajo ka siguruar përfitime të cilat janë kanalizuar nëpërmjet bashkësisë ligjore të saj me bashkëshortin. Beleri kërkonte nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.

Më 13 mars gjykata dënoi me 3 vite e 1 muaj burg, Jorgo Goron. Me gjykim të shkurtuar, ky vendim u ul në 2 vite e 20 ditë burg. Goro u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie. Gjykata i dha dënim plotësues Goros edhe me 5 vite heqje e të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

fredi beleri artan gaçi olta xhaçka jorgo goro


Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!